Një gjykatë sa për të thënë dhe për një vend pune !
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA
Shtrati i Prokrustit dhe plafi i del Pontes : Prokurori amerikan Klint Uliamson doli me një deklaratë, në vend të një raporti të paralajmëruar, si përfundim i një hetimi trevjeçar me çrast edhe e përmbylli mandatin e prokurorit të një Task Force Speciale për hetimin e raportit të Dik Martit i cili u shndërrua në raport të Këshillit të Evropës për ti vërtetuar apo mohuar pretendimet se struktura më e lartë e ish UÇK-së kishte bërë krime lufte , krime kundër njerëzimit dhe , si akuzë më e fortë që shpërtheu si bombë në atë kohë ishte nxjerrja e organeve dhe tregtimi me to që do ti rrinin si shpata e Demokleut mbi kokën e UÇK-së dhe shqiptarëve.
Në fakt , ishte ky mashtrim i mashtruesve ordinerë sikur që ishin Karla del Ponte dhe një urryes patologjik i shqiptarëve dhe benjamin i serbëve , rusëve , Serbisë dhe Rusisë, senatori zviceran në Këshillin e Evropës, Dik Marti.
Mbi këtë infrastrukturë të këtyre dy mashtruesve u formua kjo Taskë Forcë për Hetime Speciale e që në fakt më shumë ishte përpjekje që Kosovës dhe shqiptarëve që ishin në radhët e UÇK-së apo që e përkrahën luftën tu ngritej një akuzë monstruoze e cila do të ishte një barrë e dëmshme strategjike për gjeneratat e ardhshme, duke ju bërë dëme të pariparueshme sepse nxjerrja e organeve për qëllime të trafikimit me to do të identifikohej si mjet që e paska përdorur UÇK në luftën e saj çlirimtare.
Deri më tani nuk është e njohur apo e pranuar se një ushtri në botë ka përdorur trafikimin me organe të robërve të luftës si mjet lufte andaj edhe akuza e supozuar e dy mashtruesve ordinerë qoftë vetëm edhe si dyshim ishte tepër e rëndë aq më parë që kushtet në të cilat bëri luftë UÇK nuk krijonin as mundësi elementare për këtë krim siç ishte nxjerrja e organeve dhe trafikimi me to!
Shtëpia e Katuqëve në një fshat afër Burrelit në Shqipëri ,që më shumë ngjante me një stallë për bagëti në atë kohë u caktua nga del Ponte dhe Dik Marti të jetë klinika për transplantimin e organeve dhe e cila u shndërrua në vend pelegrinazhi për mediet e Beogradit dhe disa të Prishtinës në përpjekje të materializimit të këtyre rrenave të domenit të fantastikës shkencore.
U prodhuan me dhjetëra e dhjetëra emisione për këtë temë për tu bërë më bindës dhe thuaja e shitën si fakt të kryer. Kundërshtarët e luftës në Prishtinë afërmendësh e pritën si bingo këtë trillim të dy mashtruesve ordinerë të kryeprokurores dhe senatorit dhe u shndërruan në akuzuues më të mëdhenj se vet Del Ponte dhe Dik Marti!.
Nëse e keni parë edhe në foto këtë Shtëpinë e Verdhë në Burrel atëherë lehtë jeni bindur se aty nuk ka pasur kushte elementare për një syneti të thjeshtë apo nxjerrje dhëmbësh e lëre më për nxjerrje të organeve dhe trafikimi me to.
Këtë e pati pohuar edhe një ekspert i përmasave ndërkombëtare në këtë lëmi nga Akademia Mjekësore Ushtarake në Beograd duke mohuar çdo mundësi që në Burrel apo gjetiu në Shqipëri apo Kosovë ka pasur kushte dhe kapacitete profesionale për këtë llojë krimi.
Ndërkaq VMA ( Vojno Medicinska Akademia ) në Beograd ka pasur të gjitha kushtet logjistike e sidomos ka pasur kuadër profesional për nxjerrje të organeve si dhe transplantimin e tyre.
Në mungesë të fakteve do të ishte e pamoralshme dhe joprofesionale që ky institut shëndetësor ushtarak në Beograd të akuzohet për këtë veprimtari kriminale ndonëse me mijëra shqiptarë nga Kosova janë transferuar në Serbi dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e tyre.
Si nisi e tëra kjo : Ish kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës , pasi nuk u rizgjodhë edhe për një mandat, e shkroi një libër pamflet duke e portretizuar UÇK-në si organizatë kriminale e cila luftën e paska bërë e ndihmuar nga tregtia me narkotikë dhe nxjerrje dhe trafikim me organe. Ka shkruar se këto fakte i ka ditur edhe gjatë mandatit të saj si kryeprokurore mirëpo se paska heshtur ( nuk ka treguar arsyet ) dhe librin e ka shkruar pasi e ka humbur postin e kryeprokurores.
Kjo ka qenë edhe pikënisje dhe pikësynim i senatorit Marti për një raport që shërbeu si bazë për hetimin e prokurorit Uliamson. Karla del Ponte shkruan se si fëmijë ka qenë e pasionuar në kapjen e gjarpërinjve andaj u hodhë në gjueti për kapjen e Gjarprit të UÇK-së!
Përmes një dyshimi tendencioz të shndërruar në akuzë konkrete kurrë të dëshmuar me edhe një rast të vetëm e nxjerrjes së organeve dhe tregtimit me to.
Prandaj, për mua nuk ishte aspak befasues fakti se Karla del Ponte , pas raportit të prokurorit Uliamson derdhi lotë duke vajtuar se ky prokuror nuk paska gjetur fakte për trafikim me organe nga UÇK sa ishte befasi zhgënjimi i disa medieve dhe analistëve kosovarë për mungesë të fakteve në deklaratën për shtyp të prokurorit Uliamson se nuk ka fakte bindëse për trafikim me organe për të ngritur një aktakuzë. Merreni me mend deri ku ka shkuar urrejtja ndaj vendit ku jetojmë dhe ndaj atyre që dikur e kanë udhëhequr luftën! Dhe se sa fort u dëshpëruan që nuk u arrestuan at që e bënë luftën dhe sidomos ata që e udhëheqën këtë luftë për tua lëshuar pushtetin atyre që asgjë nuk bënë për këtë popull e këtë vend , nga katragjyshërit, gjyshërit dhe baballarët e tyre e deri te ata vetë!
Si do të zhvillohen gjërat pasi të ngritet aktakuza : Jam i sigurt se kurrë nuk do të sigurohen dëshmi për nxjerrje të organeve dhe tregti me ato organe sepse thjesht nuk ka pasur këso aktivitete kriminale. Mjegullën që e ka lënë pas vete prokurori Ulliamson është në fakt përpjekje për të pastruar pa- fytyrësitë e Karla del Pontes dhe Dik Martit të cilët këmbëngulnin se ka pasur trafikim me organe ndonëse tash Dik Marti pohon se tregtia me organe ka qenë pika kryesore e hetimit të tij. Edhe këtu nuk po tregohet i sinqertë sepse trafikimi me organe ka qenë pika goditëse kryesore e raportit të tij.
Me të cilën ka dashur ta komprometojë Kosovën dhe luftën e UÇK-së duke i siguruar favore Serbisë dhe aleatëve të saj në Kosovë! Shqiptarë dhe kosovarë! Është tepër joserioze dhe joprofesionale të pohosh se jeni i sigurt se ka pasur nxjerrje të organeve në së paku 10 të raste por se nuk keni siguruar prova të mjaftueshme për ngritje të aktakuzës.
Kjo mjegullnajë apo bombë tymi e prokurorit Ulliamson është kartë dalëse nga situata për Karla del Ponten, Dik Martin dhe Këshillin e Evropës. Asgjë më tepër sepse asgjë nuk do të dalë nga ky trillium ! Ju kujtohet lexues të nderuar se u patën arrestuar dy serbë të Kosovës ( njëri polic i Kosovës ) dhe një serb nga Novi Sadi i Vojvodinës të cilët bënin përpjekje që me një çmim prej 50.000- 150.000 euro të siguronin dëshmitarë në Kosovë se gjoja atyre u janë nxjerrë organet nga UÇK-ë.
Patën qëndruar disa muaj në paraburgim në Kosovë dhe pastaj janë liruar dhe për ta nuk është dëgjuar më! Kjo tregon se çështja e trafikimit me organe ka qenë e sinkronizuar dhe me para e mbuluar nga Serbia. Çfarë roli kanë pasur në këto zhvillime Karla del Ponte dhe Dik Marti do të tregojë koha !
Akuza për spastrim etnik në deklaratën e prokurorit Ulliamson po del të ketë qenë një akt i kryer pas vitit 1999 në Kosovë dhe se ka qenë e drejtuar vetëm kundër serbëve dhe romëve. Është e vërtetë se pas përfundimit të luftës një numër i serbëve dhe romëve që kanë bashkëpunuar me forcat serbe duke kryer krime ndaj shqiptarëve janë tërhequr së bashku me forcat ushtarake , policore dhe paramilitare serbe.
Kanë qenë në kolonë me këto forca dhe ata janë tërhequr më pasurinë që ua kanë vjedhur fqinjve të tyre shqiptarë dhe gjatë tërheqjes kanë vrarë civilë shqiptarë dhe ua kanë futur flakën fshatrave dhe shtëpive të shqiptarëve! Kështu, patën vrarë edhe katër të rinjë shqiptarë në lagjen Kodra e Diellit pas hyrjes së forcave të NATO-së. Është e vërtetë se pas hyrjes së forcave të KFOR-it ,
Ndaj serbëve të mbetur si dhe romëve është ushtruar dhunë me qëllim, kryesisht të përvetësimit të pronave të tyre duke i nxjerrë dhunshëm nga banesat dhe shtëpitë e tyre.
Motive ka qenë kryesisht i natyrës kriminale dhe jo i asaj politike. Në një anarki institucionale kanë dështuar në mbrojtje të jetëve dhe pronave të serbëve dhe romëve pikërisht ndërkombëtarët si KFOR dhe policia e UNMIK-ut prandaj as ata nuk duhet dhe nuk mund të përjashtohen nga përgjegjësia për këto krime që tash po cilësohen si krime kundër njerëzimit .
Edhe ata duhet të jenë pjesë e akuzës. Për aq sa kam njohuri dhe përvojë , Gjykata Speciale do ta ketë shumë vështirë mkos ta them të pamundur ta vërtetojë se këto krime janë kryer nga një qendër e vendosjes politike dhe se motivi ka qenë kryesisht etnik dhe politik! pas luftës nuk ka pasur institucione të konsoliduara kosovare me përjashtim të UNMIK ut si strukturë politike dhe policore dhe kFOR-it si strukturë ushtarake.
Në vend të spastrimit etnik më e përshtatshme do të ishte cilësimi si shpërngulje për shkak të pasigurisë dhe dhunës . Apo si zhvendosje e popullsisë brenda vendit sepse ka pasur shpërngulje ( për shkak të pasigurisë dhe dhunës ) të serbëve dhe romëve nga qendrat urbane në ato rurale. Dhe këtu formohen enklavat serbe në Kosovë! Spastrim etnik është term shumë i fortë dhe spatrimet etnike i bëjnë shtetet e organizuara për qëllime politike apo ekonomike dhe etnike.
Për të bërë spastrime etnike duhet të keni struktura të organizuara ushtarake , policore dhe paraushtarake e të tjera që Kosova në vitin 1999 -2000 nuk i ka pasur. Spastri etnik tipik është rasti i shkurtit të vitit 2000 kur strukturat paraushtarake dhe policore të Serbisë brenda një nate kanë vrarë 11 shqiptarë dhe boshnjak duke shpërngulur mbi 13,860 qytetarë shqiptarë dhe boshnjak , në prani të forcave të KFOR-it francez duke u dhënë 30 minuta afat ti lëshojnë shtëpitë e tyre.
Kjo dhunë ka qenë e organizuar dhe orkestruar nga një qendër , nga Beogradi. Por edhe nëse cilësohet si spastrim etnik e që do ta kenë shumë vështirë ta dëshmojnë atëherë përgjegjësi për këtë duhet të mbajnë edhe UNMIK dhe KFOR sepse kanë qenë të mandatuara për sigurinë dhe jetën e të gjhithë qytetarëve të Kosovës pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare , bindjeve politike dhe statusit social. Definitivisht, të gjithë duhet të përgjigjen për krimet në rast se u dëshmohen ato.
Fati i Gjykatës Speciale : Nëse kjo Gjykatë mjaftohet për gjykimin e vetëm 6-10 udhëheqësve të lartë të UÇK-së do të ishte dhunim i drejtësisë dhe shpenzim i panevojshëm i 300 milionë eurove. Me këto para mund të ndërtohen 30 fabrika në Kosovë dhe do të zbutej në masë të madhe papunësia dhe varfëria! Nëse kjo gjykatë nuk merret edhe me përgjegjësinë konkrete të UNMIK ut dhe KFOR-it , drejtësia do të mbetej e papërmbushur! Nëse kjo gjykatë nuk do të merrej me rastin e shkurtit të vitit 2000 me çrast janë vrarë 11 shqiptarë dhe boshnjak dhe dhunshëm janë shpërngulur 13,860 shqiptarë dhe joserbë atëherë nuk ka bërë asgjë.
Nëse kjo gjykatë nuk i heton dhe gjykon rastet e vrasjeve të motivuara politikisht dhe etnikisht atëherë gjë nuk do të dalë nga kjo punë! Kjo gjykatë nuk e ndihmon aspak forcimin e gjyqësorit kosovar sepse edhe hetuesit , prokurorët si dhe gjyqtarët do të jenë të huaj.
Madje edhe guardianët që do ti ruajnë të dënuarit eventual. Nëse besohet se gjykatësitë ndërkombëtarë do të marrin vendime të drejta atëherë duhet të hetohen edhe prokurorët dhe gjyqtarët ndërkombëtarë në Tribunalin e Hagës dhe këtu në Kosovë shkaku se shumë here kanë marrë vendime të çuditshme nën presione politike apo për shkaqe politike dhe pse jo edhe se janë shpërblyer shumë mire materialisht për vendimet e tyre që nënkupton se as për ta korrupcioni nuk është diçka e panjohur ! Po presim se çfarë do të ndoshë por jam i sigurt se nuk do të ketë aktakuza për njerëzit që u lakohen emrat çdo ditë. Ma merr mendja se kjo gjykatë do të merret me më shumë se 100 të akuzuar e assesi për 6 apo 8 ntë akuzuar.
Nëse bëhet vetëm për 8 të akuzuar atëherë do të jetë karikaturë e Gjykatës dhe do të hapet vetëm për të siguruar një vend pune për ata që do të punojnë aty. Sepse 8 të akuzuar kanë mundur lirisht të gjykohen në ambientet e Burgut për Siguri të Lartë në Gërdoc dhe aty ta mbajnë dënimin.