29 Dhjetor 2024

Një ambasadorjeje të cilës e kam të vështirë t`ia shkruaj dhe emrin

Shkruar nga Blerim Muriqi

Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do kishte nevojë në Kosovën tonë t`i bashkë bëhesha mburojë opinioniste një Gazetari, e aq më pak Berat Buzhalës, me të cilin besoj se na ndajnë shumë gjëra.

Por, ja, na bashkoka ajo më e madhja; Liria në dimenzionin e saj të të shprehurit. Asnjë Liri në gjykimin tim nuk është e plotë e as që i ngjason lirisë pa edhe këtë kriter. i cili në të vërtetë është më shumë se kaq, e për ne meqë ishim gjatë kohë të shtypur, është vetë mënyrë jetese.

Një heshtje prej varri të cilën po e shpërfaqin institucionet tona më frikon, ajo më shpënë e stepë atje në kthinat e dyshimit; Vallë çfarë zuzarësh na drejtojnë, dhe sa duhet të durojmë derisa të mund t i shporrim këta Qyqarë politik?! Zonja ambasadore; A duhet të burgosem për këtë thirrje?

Shekujt e ftohtë, kur turmat me histerinë inkuzicioniste kthenin turrat e druve dhe të mallkuarit në flakë dhe tmerr ne i kemi lënë prapa.

Po zonja Ambasadore e Turqisë, në alarmin e frikës së skajshme ti ketë pranuar ato vlera nga lemeria që po kallë grushteti i bardhë i Erdoganit?!!! Kemi dëgjuar për Lista tu jenë dërguar dy shteteve shqiptare, kemi dëgjuar për akuza e jemi dëshmitarë të histerisë e çmendurisë, e cila po shpartallon Turqinë.

Ku militantë rrugaq me metoda sadiste të përdhosjes publike e në sy të botës godasin me kamgjikun publik boshtin kurrizor dhe krenarinë e atij vendi; polic, ushtarë e ushtarak (nga ta që po mbyllnin karrierën në qëndrimin e vijës së skajshme të ndarjes së botës së lirë me Rusine e shpërqëndruar dhe malarjen e kohës, terrorizmin në emër të Islamit), mësues profesor e akademi të tëra, shkolla e sisteme shkollimi, Akademik e mendje të ndritura shkencore, për të zbritur në shpërfytyrimin fatkeq të akuzës edhe për të mitur.

Ata të cilët në ëndrrën e tyre kanë një Turqi si gjithë Europa. Tani Gazetarët dhe mediat do jenë kurrizi i thyer dhe mesi i shartuar si më keq. Pa edhe këtë mynxurë grushteti i bardhë nuk do quhet i mbyllur. Po kjo serrnishta përtej xhehnetit çka do i sjell Turqisë?!!

Ajo do mbivendosë militantët në hetues, prokurorë, gjykatës dhe ekzekutorë derisa kjo t`i garantoj pushtetit të njëshit, shtruarjen nën frikën e përgjithshme.

Bazuar në këtë veprim të Ambasadores kjo frikë tashmë ka bërë efektin e saj (dhe hiq Diplomatja e Turqisë e padëshiruar për mua), nën ethet e kësaj histerie që vjen nga burgosja gati masive e personelit ushtarak e policor të ish shërbimeve në Kosovë pranë NATO-s dhe EULEX-it, ka shpikur shembullin e besnikërisë erdoganiste apo ka pranuar urdhër të keq duke tradhëtuar interesat Turke me kërkimburgosjen e një gazetari tonë, duke irrituar kështu në tërësi shoqërinë shqiptare!

Ajo na bëri bashkë miq e armiq të Berat Buzhalës. Në themelet e lirisë së shprehjes ajo na bashkoj, për çka e përgëzoj zotin Buzhala.

Ai ka përqeshur e shpotitur, kritikuar e injoruar, në satirë e akuzë, pushtetar: kryetar e kryeministra, kryetarë kuvendi e drejtues partish, segmente sigurie e bartës të uniformave të nderuara në vend e kë jo tjetër, me të drejtë e panevojë dhe ja në satirë apo në editoriale ai është këtu, e pasuron jetën tonë në cepin e lirisë së vet dhe ne kthejmë kokën nga ai sa herë na ngacmon a na plotëson.

Sa për dijeninë tuaj, ai kishte mundësinë të mykej nëpër kthinat e pushtetbërjes, sepse ishte dhe deputet i Partisë  e cila të themi po mbushë dekadën në pushtet, por ai zgjodhi rrugën e mediave. Ndaj, e urrejmë apo e anësojmë, të gjithë e çmojmë për përzgjedhjen që bëri, dhe kjo e nderon atë.

Na vie keq për gjendjen atje por edhe më keq për oportunizmin që po shfaq shoqëria Turke. Nëse ajo është në ditët e saja të këqia (dhe fatkeqësisht atje po e qojnë), pse ne, nuk u dashka t`ia tregojmë vendin një Ambasadorjeje, e cila në rastin më të mirë është e frikësuar?!

Zonja Ambasadore e Turqisë, të kërkosh një burgosje për gazetarin në zemër të Europës, ku prej më shumë se 50 vitesh synon dhe vendi juaj, është fatkeqësi e cila me pa të drejt i është servirur dhunshëm diplomacisë dhe personit tuaj! Vertetë më dhimbseni për këtë!

Në Europën në të cilën po synojmë të bëhemi bashkë, mëtojmë ta ndërtojmë Patriotin e ri, atë të kohëve moderne, mbrojtësin e lirive dhe të drejtave të njeriut me armen më të fortë të gjeopilitikës Parimet dhe Moralin shoqëror.

Pra kemi goxha sfidë para nesh! Mjerisht kjo kohë dhe ky synim në vendin tuaj dhe jo vetëm atje kërkon sot heronj, sepse oportunizmi i shoqëris atje karshi të keqes është masiv dhe i mjerë, gjë që nuk e meritojnë popujt e Truqisë.

Ne kemi vuajtur shumë nga ky ves, nga kjo e keqe, jo vetëm ne shqiptarët, por i gjithë rajoni, ndryshe do e kishim ndalur maqinën vrasëse Millosheviqin dhe kishim ndjekur rrugën e Çekosllovake të ndarjes.

Oportunizmi i tillë e masiv bëri që mbamendja jonë e re të jetë një pellg gjaku me male të tëra dhimbjeje.

Për të ndalur tragjeditë e pafundme të asaj mizërie siç e dini u  desh të kontriboj edhe Turqia juaj në kuadër të NATO-s dhe ne i jemi mirnjohës e falenderues.

Turqia juaj me ndihmën që i dha rajonit në kuadër të NATO-s dhe misioneve tjera bëri që vendi juaj të jetë si asnjëherë në histori miku i sotëm dhe përkundër fatkeqësive të pushtimit të djeshëm.

Pra,  Liria jonë rrezaton edhe nga kontributi juaj, andaj na dhimbset Turqia sot. Për shkak të historisë ne njohim përlindjen e shkatrrimtarëve të popujve.

Mjafton të bashkëkujtojmë Hitlerin dhe Millsheviqin! Zonja Ambasadore e Turqisë gjithë ata që u shërbyen këtyre monstrave u mallkuan nga historia, e tillë rrezikoni të mbeteni edhe Ju, por ky është fati i juaj personal me përzgjedhje të dhunshme apo të lirë këtë mbetet ta gjykoni veprimit Tuaj!

Zonja ambasadore e Turqisë na ke ofenduar, ndaj do doja të shkoje! Ka Turqia njerëz të ditur që dinë ta prezentojnë e ta duan atë para se të shohin fatin personal. Për hirë të së ardhmes dhe fatit që ndajmë. SHKO!

Një ditë kur të vi atje në Turqinë tuaj të shoh arkeologjinë krenare të shekujve nuk do doja që jo elekuenca juaj Diplomatike të ma thartonte edhe historinë e re me ngjyrën e pellgjeve të gjakut të vjetër, andaj të lutem SHKO!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)