Nisma për popullin
Shkruar nga Kushtrim Gashi
Stein Ringen profesor në Universitetin e Oksfordit thoshte se Demokracia është një sistem qeverisës, i cili krijohet me shumë përkushtim dhe shuhet në momentin kur nuk ushqehet.
Në vendin tonë edhe ajo demokracia e brisht e cila ka ekzistuar është duke u shkatërruar dhe është momenti të ushqehet nga lideret e shtetit në mënyrë qe të mos shuhen dritat e demokracisë.
Në ketë aspekt ka ndikim shumë të madh qeveria e vendit dhe pikërisht kryeministri Hashim Thaqi qe të reflektojë si një qeveri demokratike, një udhëheqës demokratik dhe një shtet demokratik.
Si do të bëhet ky reflektim kur në partinë të cilën udhëheq kryeministri janë shuar qe moti dritat e demokracisë, duke linquar, izoluar dhe eleminuar bashkëveprimtarët e dikurshum.
Në Kongresin e PDK-së të mbajtur në vitin 2012 ishte ngushtuar aq shumë hapësira e veprimit sa qe gjithqka mund të ishte tjetër, por një Konvent me demokraci dhe konkurrencë të mirëfilltë demokratike assesi nuk ishte.
Është fakt se me shuarjen e demokracisë së brendshme në PDK, kreu i qeverisë ka ngulfatur edhe jetën insitucionale dhe demokratike në vend.
Demokracia shkatërrohet në momentin kur lideret institucional rritin shumë pasurinë e tyre dhe refuzojnë qe ti ndjekin rregullativen ligjore, duke i shkelur ato me të dyja këmbet.
Në një raportë të publikuar në fillim të muajit mars nga Agjencia Amerikane e Intelegjencës (CIA), Kosova renditet vendi më i varfër në rajon dhe një rënditje e tillë përgenjeshtron konstatimet e qeverisë së rëpublikës së Kosovës së e gjithë bota është në krizë, ndërsa ne kemi një ngritje me të madhe të ekonomisë se shumica e shteteve tjera.
Kjo është pika ku ka arritur qeveria e rëpublikës së Kosovës, kjo është Kosova falë një qeverisje të tillë.
Nga mungesa e hapësires së veprimit për të ndryshuar gjëndjen dhe momenti qe të ushqehet demokracia, në mënyrë qe të mos shuhen dritat e saj janë arsyet e daljes së Nismës.
Nisma nuk është një parti politike me shumë, nuk është një parti pa demokraci, por është një subjekt politikë, ku ofrohet hapësira për të vepruar, për të punuar dhe dëshmuar se ndryshimet po ndodhin.
Nisma nuk është krijuar për të marrë me vete emra të mëdhej të politikës, nuk është krijuar për të kënaqur apetitet e individeve për poste dhe pozita partiake, por qëllimi i saj është qe të krijojë një gjenartë të re politikëbërsëve qe janë nga populli dhe me dije e përkushtim punojnë për popullin.
Ekziston një tendencë nga disa analistë, disa opinionistë dhe eksponent të PDK-se qe ta minimizojnë vlerën politike të Nismës, duke thënë se nuk duhet as të pretendojë të fitojë vota aq sa kishe LDD-ja, sepse Daci kishte popullaritet shumë herë me të madhë se sa ka sot Limaj e Krasniqi.
Në kete rastë si argument përmenden edhe disa sondazhe sipas të cilave Daci kishte arritur kulmin e popullaritetit.
Të analizosh dhe vlerësosh Nismën duhet të njohesh rrethanat e krijimit të saj, e cila nuk u krijua nga Kuvendi i karrigave sikurse LDD-ja. Të flasesh për Limajn dhe Krasniqin duhet ti njohesh veprimtarinë dhe punën e tyre, e cila pa dyshim ka berë bujë jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trevat shqiptare.
Të thuash qe Daci ka popullaritet më shumë se Limaj e Krasniqi është njësoj si të thuash qe Sarah Palin ish-kandidatja e Partisë Republikane për Nënkryetare të SHBA-ve ka popullaritet me shumë se Presidenti i SHBA-ve Barack Obama.
Në zgjedhjet e fundit nacionale Fatmir Limaj ishte në poziten e tretë si njeriu me i votuar në Kosovë dhe atë me mbi 75 mijë vota, andaj duke u nisur nga ky argument Nisma e Limajt dhe Krasniqit vërtetë nuk është LDD sepse do të korr suksese duke marrë me shumë vota se sa kishte dikur LDD-ja në nivel vendi.
Në ketë kontekst guxojë të profetizojë qe Nisma do të jetë foca e tretë politike në vend, e cila do të ketë një rol vendimtar në formulat e koalicioneve.
Në zgjedhjet parlamentare në njerën anë vota e qytearëve do të jetë votë e ndëshkimit dhe përmbysjes së partive qe janë pjesë e pushtetit, ndërsa në anën tjetër do të jetë votë e ndryshimit dhe përgjegjesisë.