24 Dhjetor 2024

Ngulfatja e demokracisë nga politika

Shkruar nga Hidajet Ahmeti

Ajo çka kuptojmë me demokraci, nuk është të bëjmë çka t’naj do qejfi, edhe demokracia ka kufijtë e vet dhe nëse kalohën atëherë nuk është fjala për demokraci.

Politika si veprimtari ka futur hundët gati gjithkund, edhe aty ku nuk duhët.

Gati të gjitha problemet ku është ngulfatur demokracia  qendron te politika e cila me hovin e saj ka future rrënjet e saj në çdo institucion.

Nëse flitet për bizneset e mëdha, një pjesë e tyre janë të lidhur fuqishëm me politikën, dhe këtë nuk e thojnë vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe njerëz që kan hulumtuar për këtë problem, në mesin e tyre edhe shumë mekanizma vendore e ndërkombëtarë.
 
Drejtësia jofunksionale

Kur bëhet fjalë për drejtësinë, edhe këtu ka hapsirë të madhe për kritikë.Edhe ketu ku nuk duhët, politika ka futer hundet deri te punsimi, në gjykata dhe prokurori.Mendoj se, pika më e dobët e kësaj qeverie është drejtësia, që mundëm me thanë nuk funksionon as në minimumin e mundshëem.

Mendoj se, me funksionimin e ketij institucioni shumë gjera do të ishin në vendin e duhër, krejt nga ketu niset funksionimi i shtetit.Kur flasim për drejtësinë nuk duhët harruar për t’a përmendër, që mbi 14 komuna në Republikën e Kosovës, për krerët e këtyrë komunave janë filluar hetime dhe disa prej tyre janë ngritur akuza.

Nuk duhët të harruar për t’a përmendur ish kryetarin e Kaqanikut Xhabir Zharku, të cilit iu shqiptua denimi me disa vjet burg, ia mbathi duke mos dhënë llogari për veprën penale të kryer.

Më të vertet është për t’u habituar me kësi lloj rastesh, kur nga njerëz të zgjedhur të popullit shkilet ligji në mënyrën më të keqe të mundëshme, nga kjo edhe qytetarët ndihen inferior karshi politikanëve, të cilët nga mos respektimi i ligjit n’a bënë të kuptojmë superioritetin e tyre.

Kur nga njerëz të zgjedhur të popullit nuk respektohet ligji, nuk duhët prituar të respektohet  as nga qytetar.Të zgjedhurit duhët të jenë shembull se si respektohet ligji, në mënyrë që edhe qytetarët të vetëdijsohën në respektimin  dhe rëndësinë e tij.

Kur rregullat e një familje i thyen kryefamiljari atëherë nuk duhët prituar që ato rregulla të respektohën nga anëtarët e familjes, keshtu ndodhë edhe me funksonimin e drejtësisë së një shteti.

Cilësi në arsim e jo numra

Por, puna nuk është më mirë as në institucione tjera si në administrat, arsim  e shendetsi.Kur është fjala për arsim, që është baza e zhvillimit ekonomiok të vendit aq më shumë të shtetit të ri siq është  Kosova.

Fatëkeqsisht  nga kjo qeveri është kontribuar në degradimin e arsimit,  poasaqerisht në arsimin universitar.

Duhët përmenduar faktin, se në Kosovë monitorojnë mbi 30 bartës të arsmit privat, të cilët nuk plotsojnë kriteret minimale për të funksionuar në nivelin e duhur e që janë akredituar nga kjo politikë pa kurfarë kriteri.

Për funksionimin nermal dhe ngritjës së cilsisë në arsimin universitar e  kisha lidhur, me atë që është flitur kohët e fundit, për nxjerrjen e ligjit për mësimdhënsit universitar të cilët ligjerojnë në institucionet  e arsimit publik dhe në të njejtën koh në atë privat, që të kenë mundësi zgjedhje në njërin institucion të arsimit dmth të kenë të drejtë të punojnë vetëm me një kontrat pune.

Kjo është njëra nga anomalitë që ia humbë cilsinë universiteteve publike e private, sepse profesorët nuk mundë të përkushtohën aq sa duhët dhe të japin atë çka duhët.

Kurse alternativa e dytë që vlenë më shumë për kolegjet private, e kisha lidhur me atë që në rend të parë duhët të ketë kritere strikte në akreditimin e këtyre kolegjeve dhe duhët të krijohen një grup monitorues nga institucionet gjegjëse dhe të moniturojnë funksionimin në këto institucione private të arsimit, e ato institucione private  të arsimit të cilët nuk i plotsojnë kushtet të mbyllën me urgjencë. Imperativ i kohës është që të nxjerrim cilsi e jo numra.

Por, edhe në në universitetet publike, nuk qendron puna më mirë bile një argument shtesë është zgjedhja e njeriut të politikës në krye të një institucioni ku është e varur funksionimi i mirfilltë i Universitetit të Prishtinës.

Është fjala për zgjedhjen e rektorit Gashi, në krye të Rektoratit, vetëm e vetëm për t’i plotsuar pazaret politike që janë bërë në mes partive të koalicionit.

Si mundë të pritet nga ky njeri që të ngrisë cilsinë e arsmit dhe të nderrmarrë masa në përmirsimin e gjendjës në këtë institucion, kur dihet menyra e ardhjës në këtë pozitë, dhe nga kjo rrjedh se ky njeri pa medyshje është servil i politikës, jo që nuk ka vullnet për të punuar, por problemi lidhet me atë se i ka duart e lidhura nga politika.

Nga keto rastë vetë mund të vijmë të përfundimi se  demokracia është ngulfatur në mënyrën më ekstreme të mundëshme dhe me ketë strategji veprimi nuk pritet të funksionoj ky shtet.

Kurrupsioni në ekstrem

Nuk mundë të gjeshë vend në botë që politikanët nga hiqi janë bërë milioner për një periudh të shkurtër  kohore, dhe nuk ja din skajon pasurisë.

Ajo që ata e paraqesin në Agjencinë kundër Kurrupsionit mundë të jetë vetëm çereku që ata e kan në realitet, sepse pjesën tjetër të pasurisë e fshehin në mënyrën më të mir të mundshme.

Hetimet ndaj tyre nuk ka kush t’i bëjë jo përshkak se ligjet nuk ekzistojnë por përshkak të faktit, ata që duhët t’i ndjekin nuk guxojnë t’a bëjnë një gjë të tillë, edhe po të kishin vullnet.

Në anën tjetër, nuk ka vend në botë që ka krijuar ma shumë mekanizma antikurrupsion, e në realitet korrupsioni leje që nuk luftohet fare, por dita e ditës rritet.

Kurse politikanëve  pa dinjitet dhe pa etikën e shtetit nuk ka kush t’u thotë  stop, varfëria në vend vetëm sa vazhdon të thellohet.Si dukët keta politikanë janë duke keqpërdoruar dhe manipuluar me vullnetin e qytetarëve që ju është dhënë.

Por, shpresoj që nuk do të vazhdoj kështu,qytetarët janë  vetëdijsuar, dhe mendoj se nuk duhët të lujnë më fatin e tyre, sepse kjo që është duke ju bërë nuk e meritojnë.

Nese dëshirojmë një shtet ligjor,  zhvillim ekonimik, cilsi në arsim, funksionim të administratës dhe shendetsisë të mirë, me nje fjalë funksionim të mirëfilltë të shtetit duhët të bëjmë ndryshim e ky ndryshim vje nga vetë qytetarët.


(Autori është student në Fakultetin Filozofik:Filozofi dhe Shkenca politike)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)