Ngjajshmëria e zhvillimeve në Vetëvendosje me zhvillimet e mëherëshme në LDK
Shkruar nga Xhevat Meha
Provova të përmbahem nga shkrimi rreth zhvillimeve në Vetëvendosje për faktin se nuk jam pjesë e Vv-së dhe se është çështje e tyre e mbrendshme e zhvillimeve në parti. Mirëpo, po i shoh disa primesa të ndikimit në intëresin e përgjithshem shoqëror.
Një alternative e mirë politike në Kosovë është edhe alternativë qëverisëse për Kosovën, një alternativë e keqe politike në Kosovë nuk është alternativë qëverisëse për Kosovën, veç zori e nuk ke çka bën.
Kur ndodhin zhvillime që jane sikur me prekjën e sustës në lojërat nintendo atëhere është fjala për veprimtari të shtrukturave të mirëorganizuara por të mshefta shtetrore. Zhvillimet e tanishme në Vv po shihet se jane kësisoj. Krijimi dhe menaxhimi krizave është platforma klasike në veprimtarinë SHMS-ve. Nxitimet dhe ngutjet i shoh si pjesë të platformës "koristi gužvu".
I ftoj veprimtarët e LDK-së të kohës deri në vdekjën e Ibrahim Rugovës që kanë qenë pa hile dhe tani ose janë poshtë në strukturatë e LDK-së ose janë krejt jashtë LDK-së që t'i përcjellin zhvillimet në Vv dhe të kthejnë memorien në zhvillime të kohëpaskohshme në LDK se une po shoh elemente të ngjajshme.
Në LDK gjatë periudhës sa ishte i gjallë Ibrahim Rugova, kohë-pas-kohe kishte raste kur krijoheshin situata rreth një individi ose pak individëve dhe menaxhohej kjo situatë ose duke i zbritur në nivele më të ulta ose me krijimin e kushteve që këta individë vet të largohen nga LDK. Krejt ngjajshëm po e shoh edhe në këto zhvillime mbrenda Vv-së.
Individët rreth të cilëve krijohej dhe pastaj menaxhohej situata në LDK ishin individ idealist kombtar, parimor, dhe shumëherë tepër naiv për të menduar se a mos është fjala për veprimtari të organizuar të msheftë.
Ngjajshëm po i shoh edhe disa individë të Vv-së rreth të cilëve është krijuar situata dhe është duke u menaxhuar situata. Rastin në LDK pas vdekjës së Ibrahim Rugovës dhe ndarjen e LDK-së e shoh me disa elemente të ngjajshme por edhe me shumë elemente të ndryshme që e bën të pakrahasueshëm.
Zhvillimet e tanishme në Vv kanë edhe dallime me zhvillimet e mëherëshme në LDK. Individët në LDK rreth të cilëve krijohej situata dhe pastaj menaxhohej situata zakonisht ishin pak dhe nuk ishin të mjaftueshëm për të krijuar organizim të ri politik.
Individët rretht ë cilëve është krijuar situata dhe është duke u menaxhuar situata janë shumë më të shumtë në numër, janë të mjaftueshëm për të krijuar organizim të ri politik.
Kjo e bën Vv-në me potencial për ndarje, por nuk do të thotë se Vv do të ndahet tani. Ende besoj se Vv do të gjej rrugën përpara si e pandarë, por mbetet të shihet përfudimi i menaxhimit të kësaj situate të krijuar.