28 Dhjetor 2024

Ngecja në rinovim të politikës dhe qytetari revolucionar

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Kishte qenë njëri e kishte pasur dy djem e nje rrogtar. U çoi bukë një ditë në arë. Po ua ndanë bukën e po i pyet. Kush e do copën e madhe të bukës. Unë, kishte thënë rrogtari.

Kush e do copën e mishit ma të madhe, pyeti prapë i zoti i shtëpisë. Unë, tha prapë rrogtari. Kush e do shatin më të madh, rrogtari tha: “Merrni bre burra edhe ju dicka, mos mi leni të tera mua!”

Ishte një anekdotë e dëgjuar në Gjakovë, por me domethënie simbolike për të treguar se gjithëherë kishte të tillë si rrogtari që donte të mirat për veti por shatin e madh për punë nuk e donte. Të tillë sot në politikë kemi mjaft.

Kemi sedërlinjet, egocentrikët e më së shumti lajkatarët. Këta të fundit madje lajkatimin e kanë bërë zanat, pasi ndryshe nuk gjejnë terren të punës duke ditur seë janë servilë e sterilë të politikës.

Politika e Kosovës vërtetë ka nevojën e rinovimit. Rinovimi duhet të jetë jo vetëm në ndërrim të njerëzve, por në mënyrën e të bërit politikë, pra në përmbajtje. Partitë politike që nuk e kuptojnë këtë domosdo dhe nuk e kryejnë vullnetshëm do ta bëjnë më vonë dhunshëm, por me pasoja.

Shteti i Kosovës aktualisht qëndron mbi katër rrotat e karrocës së drunjët, qëndron mbi rrotën e PDK-së, LDK-së, Vetvendosjes dhe koalicionit AAK-Nisma.

Aktualisht këto rrota nuk po dojnë të ecin në një drejtim të caktuar e mbase ndonjëra ka filluar të bëjë zhurmë shumë dhe rrota e prishur gjithnjë ka bërë më tepër zhurmë.

Defektet e rrotave që bartin karrocën dhe e vënë ne lëvizje tregojnë se e kanë nevojën e rinovimit e ndonjëra edhe të ndërrimit.

Në Kosovë kemi politikanë të dehur me të arriturat e tyre dhe të tillët për të ardhmen e vendit nuk mund të krijojnë vizion.

Rreth tyre ka shumë sedërlinjë, egocentrikë e mbi te gjitha lajkatarë. Sedërlinjët, egocentrikët dhe lajkatarët e dehur me veten e tyre, pushtetin që i ka ngopur me qëllime të arritura, janë pengesë në mos rinovimin në mënyren e të bërit politike, veprim ky që po hap shtigje për qytetari revolucionare, e cila beson se mund ta ndryshojë politikën, shoqërinë e bashkë me to edhe natyrën e njeriut.

Në realizim të kësaj ideje ajo nuk priton ta përdorë forcën dhe rrënoj gjithçka që ka ndërtuar politika aktuale.

A mundet Kadri Veseli të rinovoj partinë dhe pushtetin?

Kadri Veseli në politikë ka hyrë si vazhdimësi e proceseve të zhvilluara, por shpeshëherë ka ditur të shfaqet si novatorë e rinovues.

Ai ka predispozitat për të qenë në ballë të rinovimit të partisë e që si rrjedhojë të jetë edhe rinovimi i pushtetit. Veselit nuk i mungon virtyti i guximit, pa të cilin në politikë nuk mund të lëvizësh.

Gjithsesi që në mendjen drejtë ideve të reja, lideri duhet të jetë në krye për t’u paraqitur krijues, pjellor dhe me imagjinatë për të ardhmen. Sot nuk mjafton më të simulosh për të shënuar ndryshimin, duhet të identifikohesh faktikisht me të dhe të kesh sukses për të siguruar mbështetje nga të gjithë.

Duhet kuptuar se politikës i duhet një rinovim i përhershëm i ideve dhe imazheve, ajo duhet të krijoj ambient për ta bërë që të lindin merita për të tashmen dhe të ardhmen dhe mos të jetohet me meritën për të kaluarën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)