Ngadhënjimi i modelit japonez të edukimit në Kosovë
Shkruar nga Gentian Jetishi
Japonia konsiderohet prej vendeve më të zhvilluara në botë pikërisht për sistemin e veçantë të edukimit.
Qysh në fillore veçanti u kushtohet mësimeve të fushës etike dhe aspekteve humane. Gjithashtu nxënësit kanë rolë të madh në organizimin e jetës shkollore.
Jo larg veçorive të këtij sistemi qëndrojnë edhe disa shkolla tradicionale në Kosovë. Është Gjimnazi njohur si Medreseja Alauddin në Prishtinë dhe paralelet e saj të ndara në Prizren dhe Gjilan që mund ti përngjajë këtij sistemi.
Mësimi i lëndës së Etikës si lëndë zgjedhore është i përfshirë në disa shkolla të Kosovës por tejet i zbrazët nga aspektet emocionale dhe humane. Por kjo nuk qëndron për gjimnazin e Medresesë.
Aty mësimi etik, dhënia e rolit të nxënësve, rezultatet mahnitëse në suksesin e përgjithshëm janë veçori të kësaj shkolle.
Paralelja e ndarë fizike e Medresesë Alauddin, në Gjilan mbase mund të përmendet si një shembull ku rol të madh në procesin mësimor kanë edhe nxënësit, tamam ose më të avancuar se në sistemin japonez.
Është Bekon Ibrahimi që zgjedhur nga Këshilli i Nxënësve në mënyrë vullnetare është angazhuar në Bibliotekën e kësaj shkolle e cila logjikisht e ka të pamundur të angazhoj staf për këtë detyrë.
Ai së bashku me disa bashkëpunëtor kanë identifikuar gjithë titujt e kësaj biblioteke, i kanë digjitalizuar ato dhe me një fushatë së bashku me drejtorinë dhe mësimdhënësit kanë bërë aktive këtë bibliotekë.
Përndryshe Bekoni Ibrahimi në fund vitit të kaluar është zgjedhur nxënësi i vitit ndërsa Medreseja Alauddin ka dekada që ruan vendin e parë nga të gjitha shkollat publike dhe private n