24 Dhjetor 2024

Nga vinë paratë e ACP Axos, blerësit e Telekomit të Kosovës

Deklarimi jashtë rendit të ditës i Visar Ymerit në seancën parlamentare

Në muajin mars të vitit 2011 qeveria e Thaçit doli e suksesshme në kontrabandimin e privatizimit të PTK-së përmes Kuvendit.

Pas dy përpjekjeve të dështuara gjatë vitit 2010 kur herën llogaritej se Kuvendi ka miratuar vendimin edhe pse qartazi nuk kishte pasur kuorum herën e parë, dhe herën e dytë kur ky tentim kontrabandimi e e shtyu përpara procesin e rrëzimit të qeverisë, me kontrabandimin e tretë, qeveria e futi vendimin për privatizim të PTK-së si nen të ligjit për buxhetin.


\\Që prej këtij momenti PTK-ja u tenderua dy herë. Në procesin e dytë, atë të ritenderimit, kushtet e parakualifikimit ishin që Aplikuesi ose udhëheqësi kryesor i konsorciumit duhej të demonstronte se: (a) është ofrues i shërbimeve të telefonisë mobile gjatë tre viteve të fundit; (b) në tre vitet e fundit të ketë të hyra mbi 300 milion euro; ose (a) duhet të ketë asete në menaxhim prej së paku 750 milion euro në vitin 2012 ose (b) të ketë ngritur së paku 250 milion në shtatë vitet e fundit.
 
Dhe një nga këto kritere: i. ka investuar ose është investitor me 20 për qind pronësi në një operues të telekomit që kalon vlerën në një vit të investimit; ii. ka pranuar letër të qëllimit për të hyrë në një konsorcium me së paku 10 për qind të një kompanie me vlerë EUR 300,000,000; iii. ka pranuar letër qëllimi për të hyrë në një marrëveshje me operues të telekomit që kalojnë vlerën 500,000,000 euro ose; iv. ka aksionar që ka menaxhuar një investim mbi 20 për qind në dhjetë vitet e fundit që ka pas qarkullim së paku 500 milion euro gjatë një viti ose punëson njerëz që kanë investuar (më shumë se 20 për qind) në dhjetë vitet e fundit në një operator të telekomit me qarkullim mbi 500 milion euro.
 
Gazeta Jeta në Kosovë më 29 prill 2013 publikoi një intervistë ku drejtori menaxhues i ACP Axos zbulon se mjetet për privatizimin e PTK-së vijnë nga një entitet të cilin e kontrollon ACP Axos Capital e që quhet Axos Cayman, i cili ndodhet në ishujt Cayman, kompani kjo e cila ka shërbyer si vegël për investime që nga viti 2007. Ishujt Cayman janë të njohur si “parajsa” për paratë që i shmangen tatimeve dhe që fshihen nga kontrolli i shteteve mbi prejardhjen e tyre. Ky fakt e bën edhe më tronditës privatizimin e PTK-së.
 
Përveç se bilancet financiare të ACP Axos tregojnë për një kompani e cila nuk ka muskuj të mjaftueshëm financiar, gjithashtu tanimë dimë se prejardhja e parave që do përdoren për blerjen e PTK-së është e fshehur.
 
Nëse kjo kompani ashtu siç pretendon Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka menaxhuar ose mbledhur mbi 250 milionë viteve të fundit, si është e mundur që të hyrat e saj si dhe fitimi në asnjë moment mos të kalojnë disa mijëra euro?

Çdo kompani serioze në botë e që merret me menaxhim të mjeteve ka tarifë prej se paku 0.3% të shumës që ka nën menaxhim. Rrjedhimisht, nëse ACP Axos ka menaxhuar me 250 milionë, atëherë te hyrat e saj do të duhej të ishin se paku 7.500.000 euro për ketë menaxhim, por në rastin e ACP Axos kjo shumë është mijëra euro.
 
Pra, nuk dihet prej nga vijnë paratë për blerjen e PTK-së, s\'dihet se kush qëndron prapa ACP Axos, dhe pretendimet se ACP Axos ka menaxhuar mbi 250 milionë euro nuk qëndrojnë.

16 maj 2013
Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)