06 Janar 2025

Nga mesi i errësirës, në festë apo protestë

Shkruar nga Islam Krasniqi

Fushata e errët që po bëhet ditëve të fundit, lidhur me gjendjen aktuale në vend po krijon, mjegulli dhe po e acaron gjendjen edhe më shumë, po e futë vendin në një luftë civile. Inatet personale kanë shkuar shumë larg, etja për pushtet shokët e pushkës i bëri armiq, humben moralin dhe identitetin njeri, humben dhe njollosen luftën çlirimtare e cila ishte më e pasur se loti.

Opozita  ka njoftuar një protestë të madhe  gjersa  pozita  është përgatitur për  të festuar zgjedhjen e Thaçit president, protestuesit  dhe ata që do të festojnë do të takohen në sheshin Zahir Pajazit apo edhe të ai Ibrahim Rugova, sepse  turmat  e njerëzve  do të jenë  aq të gjata  sa që edhe  fundi ndoshta s’do ti shifët.

Po në rast së takohen mesë vetë, çfarë mund të ndodh ! ,  a  do të jenë në gjendje ti kontrollojnë të gjithë, a  do të kenë mundësi ti mbajnë nën kontroll, a  e  kanë menduar  së në rast së protesta dhe  pro festa  dalin nga  kontrolli, çfarë  mund të ndodh,  mund të ketë viktima  në njerëz sa që buzëqeshja nga  fytyra e  Shqiptarëve  nuk do të kthehet  me  shekuj.

Militantët  e  PDK-së do të festojnë po ata të LDK-së në protestë do të jenë sepse liderët e tyre i tradhtuan,  shkelen mbi  elektoratin dhe frymën Rugoviane  vetëm e  vetëm që të vinë në pushtet.

Përsëri do të ketë një skenar  për  president, siç ishte  me  Sejdiun,  Pacollin,  sepse z. Thaçi nuk do të mund ti bëjë numrat  për  president, ku serish  do nevojitet  zarfa.

Po çka po mendojnë këta njerëz kështu, a jeton kush në këtë vend, pas gjitha  këtyre  dështimeve, përsëri këqyrin mi shti popullin në  luftë mes veti për  një post, për  të mos  ju prishur rahatia në kolltukët e tyre.

Bashkësia Ndërkombëtare po e përkrah këtë qeverisje, kështu siç është e zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar, e cila po e shtyp popullin në dy mënyra, duke e përdorur aparatin e dhunës (policin) dhe plaçkitjen në mënyrë taksative, duke i shtrenjtuar gjithçka sikur të jetonim në Gjermani apo Zvicër.

Ambasadori Amerikan haptas e shpreh armiqësinë me partitë opozitare dhe thotë nëpër media së ne (unë dhe SHBA) nuk do ti përkrahim dhe bisedojmë me partitë që janë të dhunshme dhe të korruptuara mirëpo qetë pushkë për partitë në pushtet të cilat çdo individ i tyre është i zhytur në krim dhe korrupsion. 

Ambasadori për ta mbuluar  deklaratën  e  vetë i përmend të korruptuarit, ama  po harron ai së drek e  dark bashkë po i ndan me  ta, dhe  duke  i armiqësuar  partitë pozitë opozitë me  përkrahjen e tyre.

BE-ja na ka izoluar për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit mirëpo atyre po ju konvenon ky sistem, së po i ngoin në raport me Serbin, çka të gatuhet ne Beograd dhe Bruksel këta po e hanë.

Bashkësia ndërkombëtare duhet ti hapë syt sa është herët, sepse mund të vije deri të me e keqja (të lufta civile), populli e ka kuptuar së nuk shkon me kështu, nuk mund të qeverisin njerëzit me të kaluar kriminale dhe të ju thotë mjaft me këtij sistemi komunist, po doni me hi në Europ dhe Europa nuk ka vend për një sistem të këtillë.

Duhet edhe ambasadorëve të ju tregojmë së deri ku është vija e kuqe e jo të përzihen në punë të brendshme, ti të ja kalojnë kompetencat e veta, së Kosova është bërë vend ku gjithçka praktikohet dhe shitet.

A  ka  mbetur ndo një pikë shpresë për  ketë  popull,  a do  ketë pranverë të shendosh ndo një herë, sepse të vuajtur lindem dhe  me  vuajtje po shkojmë, për shkak të sistemeve anti demokratike !...
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)