29 Dhjetor 2024

Nga kush t'i kthejmë shpresat për një ditë me të mirë

Shkruar nga Mr.sc. Islam Krasniqi

Kemi mbetur në udhëkryqin e jetës,  të humbur në errësirën e dritë, pa shpres në mes të rrugës si fëmijë jetim të pa streh, që kërkojn lemosh, për ta mbushur barkun bukë, të cilët ushqehen sot, me shpresen se edhe nesër do të ketë njërz të mirë. Populli pret ditë me të mira, edhe pse shpresa për të jetuar në këtë vend ka vdekur.

Por nga kush të presum një ditë me të mir, një të ardhme me të ndritur, nga keta njërz si Al Kapone apo nga një klas e re politike e cila nuk mund të vij kurrë, apo edhe nesë vjen, kush garanton se edhe kjo forcë e tretë nuk do të ndjekë po të njëjtat lakmi, sikur  të këtyre që i kemi tani.
.
Për ne koha nuk ka asnjë kuptim që jetojm në këtë vend, ku rinia shfrytëzohet nepër rrugë e kafiteri, të shendosh pa punë dhe pa të ardhme, pa shpres për të vazhduar jetën në skamje dhe varfëri duke lakmuar në jetën luksoze, të klases politike, që vendin e shendrruan si pik qender të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

E  ardhmja në Kosvë po tregon një dhomë të errët  e cila po e mbyllë edhe atë derën e cila ishtë e hapur përmes të cilës po shkëlqen drita.

Kërkojm lider të rij, të ndershem, po ku ti marrim ata, ti zbresim nga qielli apo nga ?, sepse në tokë është shum problem, gjersa të egëzistoj  mungesa e ndëshkimit të politikanëve të korruptuar dhe kriminalizuar, sdo të ketë as lider të ndershëm, së po thuaj së tërsisht kjo klas politike i ka futur rrenjet nën tokë që nuk lekunden letë.

Çdo ditë zhduken shpresa për një ditë me të mirë, dhe nga ana tjetër po vazhdon të rritet edhe varfëria nga viti në vitë, duke bërë më alarmante gjendjen sociale në Kosovë, ku sipas raportit të ASK-ës, 29.7 %  e popullsisë jetojnë  në varfëri ekstreme.

 Tash edhe  nga  subjekti me i madh në vend PDK-ja po shihet zgjedhjet e parakoshme, si opsion për të dalur nga kjo krizë politike. Kjo politik është kalbur, nuk sjell  asgjë frytdhense, dhe vendi ka  nëvoj për lider të përgjegjshem, që përgjegjën para ligjit, që ti riaktivizojn prokurorit, gjykatat, ta  pastrojn sistemin e  drejtësis, që edhe kësaj republikës ti vjen aroma shtet !...
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)