Nëse Berisha ngelet akoma në pushtet, faji është i Edi Ramës
Shkruar nga Faik Krasniqi
Është me të vërtetë e çuditshme sesi z.Edi Rama justifikon 4 prillin me po të njëjtat argumente dhe me po të njëjtin stil, që ka anatemuar Ilir Metën dhe LSI-në këto katër vjet
!!! Dhe, pa pikën e turpit, pa pikën e vrarjes së ndërgjegjës, përkundrazi me një arrogancë që, besuam për muaj të tërë se e kishte lënë pas krahëve !!!
Në mënyrë dinake, zoti Rama, e përqëndron kritikën e tij ndaj disa analistëve kritikë dhe medias së Berishës , dhe lë në heshtje gjithë këtë uragan indinjate mbarëpopullore ndaj kësaj marrëveshjeje të turpshme, më të turpshmes që njeh historia politike këto 22 vjet!!!
Pse është marrëveshja më e turpshme???!-Shumë e thjeshtë:
-Sepse, ne të gjithë ishim mësuar me imoralitetin e Sali Berishës;
-Sepse, ne të gjithë ishim mësuar me imoralitetin e Fatos Nanos;
-Sepse, ne të gjithë ishim mësuar me imoralitetin e Ilir Metës;
-Sepse, për qindra mijëra shqiptarë të majtë, shpresa e fundit kishte mbetur Edi Rama
Por Edi Rama e theu këtë, e flaku tutje , duke e u tallur kështu me ata qindra mijëra shqiptarë që besuan në moralin që ky zotëri predikonte;duke u tallur kështu me ata mijëra e mijëra shqiptarë që iu përgjigjen thirrjes për të protestuar kundër Ilir Metës, ku edhe u përgjakën, u rrahën, u vranë(mos të harrojmë 21 Janarin kur u vranë 4 protestues), dhe tani
duhet ti përgjigjen thirrjes për të votuar po Ilir Metën
O tempora o mores!!!Rama thotë, rilindje kombëtare, luftë kundër korrupsionit
!!!
Po me kë dhe kundër kujt do ta luftojë korrupsionin Edi Rama, kundër koklopës??? Po videoja me bllokun në dorë, u harrua?? A do dënohet ndonjë herë Ilir Meta për videon? Apo Rama ka vendosur tia falë Ilir akrobatit super vjedhjen??? Pra, Rama e mori në koalicion dhe pastaj çfarë??? Do ta dënojë??? Apo do ta falë. Se kështu i bie. Ose nuk do marrë asnjë masë kundër tij.
Unë nuk arrij ta kuptoj si do luftojë korrupsionin Rama me një njeri në krah, që në çdo vend të botës do ishte kalbur në burg për atë që bëri.
Dhe pastaj analistët e shajnë Kreshnik Spahiun pse nuk u bashkua në koalicion me Ramën, Metën dhe Dulen
!!
Dhe analistët e dobishëm vazhdojnë me hosanara ndaj kësaj marrëveshje që, vrau përfundimisht edhe atë pikë moral që mund të kishte mbetur , ndoshta, vetëm në imagjinatën e shqiptarëve, dhe autori i kësaj është ky njeri që quhet Edi Rama
!
(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar tëAleanca Kuq e Zi)