Nënshtrimi i Qeverisë Mustafa para Beogradit
Shkruar nga Erald Selca
Agjendat Qeverisë së Republikës së Kosoves dhe tandemit Mustafa-Thaçi fatëkeqesisht, po ua cakton Beogradi zyrtar dhe Kryeministri serb Aleksander Vuçiç dhe emisaret e tij që fyen viktimat e Gjenocidit në Kosovë Jabllanoviqi me kompani.
Sjellja servile kapitulluse ndaj minoritetit serb dhe Beogradit e vë në pikëpyetje Pavaresinë e Kosovës dhe integritetin territorial të saj kur e dimë që mbi 17 % e Kosoves administrohet nga Serbia në Veri dhe tash ka tendenca edhe në jug të vendit .
Sot qeveria Mustafa-Thaci duhej te zgjidhte mes ketyre opsioneve:Trepca t\'i kthehej Kosoves,e Lista Serbe t\'i kthehej Serbise,ose e kunderta: Trepca t\'i lihej Serbise e Lista Serbe te mbetej ne Kosove.
Sot qeveria Mustafa & Thaci zgjodhi te mbaje ne gjirin e saje Listen Serbe,e Trepcen ia la Serbise.
Nuk e kuptoj interesat e kujtë i mbron Qeveria jonë e cila nuk qe në gjendje një ministër emisar të Beogradit Jabllanoviq me shkarku i cili i quajti egersira nënat tona për me tepër LDK-ja dhe PDK-ja pa fije turpi nuk morën mundin as me denuar një deklaratë të tillë fyese ndaj viktimave ,këtu shihet pafuqia e kesaj qeverie marionete e cila vepron si kukullë e Beogradit dhe Brukselit .
Lideri i opozites ish Komandanti Legjendar i UÇK-së në ZOD Ramush Haradinaj, detyroi sot Jabllanoviqin të kërkojë falje mbarë popullit shqiptar dhe nënave të fyera gjë që nuk guxoi ta bente Isa Mustafa me aleatët .
Kjo Qeveri po zbaton agjendat e Beogradit ,po ua jep asetet tona nacionale Serbisë dhe si dikur Trepça punonte e Beogradi ndërtohej prapë avazi i njejtë po i jipet Trepça Serbisë pasuria jonë nëntokesore ,po i jipet djersa pasuria mundi ynë këta qeveritar horra janë gjendje për pushtet edhe autonomi Kulturore me pranuar .
I Pafalshëm tolerimi i minoritetit serb ,i strukturave paralele vjen Vuçiçi dhe midis Kosove e vendos shtatoren e Krajl Milutinit këtij krimineli e Qeveria jonë bën sehir ,akoma pakica po dominon shumicën vallë pse u derdh gjaku i mijëra dëshmorëve po me Hashimin çfarë ndodhi që harroi idealet për pushtet të tij dhe klanit të tij .
Pse ky nënshtrimë ndaj Serbisë ,pse asaj nuk i kërkohet të na kërkojë falje dhe paguaj demët e luftës pse tolerohen bandat serbe ,kurse në burgje kemi plot Çlirimtarë pse përkdhelet minoriteti serb që është bombë me sahat .
Qeveria jonë e sotme ma qon mallin e Kohës së KSAK-ut të Rrahman Morinës ,nuk i falet nuk i falet ky vasalitet .
Ish Presidenti Kroat miku ynë patë thenë \'Kosova duhet mësohet të sillet si e pavarur,dhe Serbia ta njohë këtë realitet \'
Isa Mustafa e ka shënderruar Qeverinë tonë në filiale të Beogradit ,Isa nuk din nuk ka guxim ti kundërvihet Beogradit sepse ishte bashkëpuntor i tyre ,po këta qyqanat dhe mjeranat që ishin në UÇK pse ju fryen ,nuk do befasohesha nese ish luftëtarin Valon Murati ta shkarkonte Isa sepse Isa me shqiptaret o trim e shkuar trimit e me serbët palohet ai dhe Gjarpëri tashmë johelmues .
Duhet edhe OVL-UÇK-të reagojnë kundër Jabllanoviqit ndikimit serb ,Kosova po sfidohet direkt nga Serbia Kjo Qeveri duhet rrëzohet me protesta paqesore dinjitoze .