23 Dhjetor 2024

Negociatat e Isës eAlbinit si anekdota e Nastradinit

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Një anekdotë tregon se si Nastradini hapi një dyqan për ngjyrosje të rrobave. Një ditë atij i vjen një myshteri mbase për ta tallur dhe i thotë ngjyrose këtë pallto. "Po në çfar ngjyre ? e pyet Nastradini.

"Po ja, ngjyra të mos jetë as e kuqe, as e zezë, as gri, as e gjelbërt, as e verdhë dhe as e bardhë." i përgjigjet myshteriu." "Shumë mirë. Do ta zbukuroj siç do ti. , ia kthen Nastradini. " Kur duhet të vijë që ta marrë.

"Eja atë ditë që kur të mos jetë as e hënë, as e martë as e mërkurë, as e enjte, as e premte, , as e shtunë dhe as e dielë!" i përgjigjet Nastradini. Në rastin ton nuk e di a është Isa a Albini - Nastradini?

A do të shtyhet formimi i qeverisë deri në fillimin e pranverës!?

Konsideroj se shtyrja në arritjen e koalicionit në mes të LVV e LDK veç mosmarrëveshjes për karrige ka edhe një arsye politike e që lidhet me një planifikim strategjik nga ca prej akterëve të dy partive politike, me tendencën për t'u shmangur nga agjenda amerikane dhe evropiane për Kosovën.

Kjo agjendë amerikane është e qartë; zgjidhja njëherë e përgjithmonë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë (dialogu).

Sipas tyre kompromisi në mes fqinjëve është valute e prosperitetit në një Ballkan të ndërthurur e ndërvarur në një botë ku largësia është zvogëluar. Në këtë mes hyn edhe taksa dhe asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Nëse qeveria e drejtuar nga LVV do të hynte në këtë agjendë atëherë do të humbte gjithë besueshmërinë nga qëndrimet politike të së kaluarës, kauzat e saja për këtë të kaluar do të binin, apo në sytë e qytetarëve do të shfaqeshin vetëm si mjete për të ardhur në pushtet. Në këtë mes përgjegjësia e LDK-së është se vetëm po ia mban ison këtij pozicioni.

Për ti ikur kësaj agjende, ky koalicion i pretenduar do të mundohet ta shtyjë formimin e qeverisë deri në pranverë, atëherë kur në Serbi fillon fushata zgjedhore, e që pastaj për ca muaj Serbia nuk do të ketë autoritet legjitim për negociata. Pas ca muajve kur në Serbi krijohen organet e dala nga zgjedhjet, fillon fushata elektorale në SHBA, ku ca nga akterët e LVV dhe LDK ndoshta presin një tjetër President amerikan, e rrjedhimisht një zbehje të kërkesës amerikane për të ecur kësaj rruge.

Përfundimisht, ky koalicion i mundshëm qeverisës po dëshmon se nuk është i gatshëm për t'u ballafaquar me sfidat e jashtme të cilat tash e një kohë e presin vendin.

Dëshirat e tij janë të merren vetëm me sfidat e brendshme, e që konsideroj se në një pozicion të tillë, Kosova do të ketë shtetësi edhe më të kontestuar, më të izoluar, me më pak perspektivë e për zhvillim ekonomik mos të flasim fare.

Dhashtë Zoti që ky skenar të dështojë!

Ta ushtrojmë artin e krasitjes me kohë në politikë

Unë nuk u zë besë ca personave sistematik e të vendosur në kabinete deri më tani. I shmang të tillët të cilët kanë ecur në ajër në të kuptuarit e politikës.

Veç mungesës së rezultatit tek të tillët kishte edhe mungesë çiltërsie. Po si politikën edhe jetën e bënin në ajër.

Mburren në suksese personale edhe në humbje!

Arti i krasitjes në kohën e duhur në politikë është kur krasitë dhe i hedh tutje degët e kalbura. Kur krasiten degët e shëndosha për t'ju krijuar hapësirë jetese degëve të kalbura, pema nuk jep fryt.

Po mendojmë se duke gatuar bukën me miell misri, t'ju dalë buka nore, dikujt edhe smoka!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)