Në vitin 2020 në Kosovë do të humbin punën 44,649.00 persona
Shkruar nga Bashkim Mustafa dhe Berat Rukiqi
Pasqyrimi i shkallës së papunësisë dhe rritjes ekonomike për vitet 2012-2021 në Republikën e Kosovës.
Tashmë është evidente ndikimi i Pandemisë së Koronavirusit COVOD – 19, në ekonominë e çdo shteti. Fokusi do të jetë që të kalojnë me pasoja sa me të vogla si në humbjen e jetëve të njerëzve po ashtu edhe humbjet në ekonomi.
Si të përmenden pasojat ekonomike, menjëherë na shkon mendja tek humbja e vendeve të punës dhe secili dëshiron të informohet se a do humb vendin e punës apo jo?
Siç vërehet, kjo situatë e paqartë do të vazhdojë edhe për një kohë, derisa të nis të hapet ekonomia dhe të rifillojë rimëkëmbja.
Papunësia është faktor për t'u shqetësuar kur dihet që në krizën financiare të vitit 2008, humbën shumë vende pune e u desh një dekadë për rikthimin e tyre. Sot COVID-19 ka rihapur plagët e vjetra, sepse fshiu gati atë dekadë të fitimeve të vendeve të punës në vetëm disa muaj.
I gjithë globi është i shqetësuar për pasojat ekonomike qe i presin dhe ndikimin e tyre në humbjen e vendeve të punës. Ekspertët janë duke trajtuar dhe analizuar dhe parashikuar humbjet ne ekonomin si pasoje e COVID-19, po ashtu edhe humbjen e vendeve të punës. Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore parashihet të këtë rënie ekonomike pothuajse në gjithë globin, e parashikimet për Kosovë janë shqetësuese me -8.7 % rënje ekonomike për vitin 2020.
Rritja/rënja ekonomike ka lidhje inverse me shkallën e papunësisë, andaj bazuar në parashikimet e BB për Kosovën, kemi analizuar papunësinë dhe lidhjen me rritjen Ekonomike, që nga viti 2012 dhe deri 2021, sipas Ligjit të Okunit i cili thotë së për 1% rritje të papunësisë do të kemi 2% të rënjes ekonomike.â
Por, sigurisht që neve na intereson me tepër për vitin 2020, në shkallën e papunësisë edhe në numrin e vendeve të punës të humbura që mund të ndodhin.
Bazuar në parashikimet e Bankës Botërore për renjen ekonomike me -8.7%, në Kosovë do të kemi rritje të papunësisë nga 25.7% që ishte në vitin 2019 në 30.05% në vitin 2020 ose shprehur në numra do të kemi 44,649.00 vende te punës të humbura si pasojë nga pandemia COVID 19.
Po ashtu, kemi llogaritur edhe parashikimin me optimist me -5% të renjes ekonomike, ku do të kemi rritje të papunësisë nga 25.7% që ishte në vitin 2019 në 28.20% në vitin 2020 ose shprehur në numra do të kemi 26,955.00 vende te punës të humbura.
Kjo shifër do të rritet edhe me tepër nëse nuk merren veprime të shpejta me masa adekuate për rimëkëmbjen ekonomike. Deri më tani nuk janë marrë veprimet e duhura dhe jemi shumë të vonuar në çdo aspekt për rimëkëmbjen ekonomike, kurse çdo ditë e humbur do të rritë pasojat ekonomike njëkohësisht humbjen e vendeve të punës.
Të dhënat janë analizuar dhe kalkuluar për vitet 2012-2021, duke u referuar në raportet e Bankës Botërore, Bashkimi Evropian dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës.â