Në vend te letrës së hapur për Kryeministrin Thaçi

Shkruar nga Mr.Blerim Burjani
Kryeministri i Kosovës mjaft shumë aktivë, pa ndal? Duke nxituar me kryer punë, për tu mos u bërë vonë? Dikush e sheh me zili aktivitetin e tij e dikush e vlerëson si para fushat në zgjedhjet që po vijnë.
Z. Thaçi ka edhe një risi gjatë ushtrimit të funksionit të tij, që 4-5 muaj te fundit nuk ndiqet nga servilet e tij dhe nuk I lenë më fol më në emër të tij, duket se ai po përgatitet që në këto zgjedhje askënd mos ta përkrahë, por propozime për deputet ta bëjnë degët e PDK nëse vlerësojnë se duhet mbështetur dike në këto zgjedhje.
Thaçi ndonjëherë kishte angazhuar edhe të tjerë të flasin ne emër të qeverisë por jo më, ka vendosë madje edhe vet te flas me qytetarët në facebook. Ideja e tij është që ai vet të paraqitet në opinion publik si lider i pakontestueshëm i PDK i popullit, duke lënë kështu nën hije të gjithë tjerët që i vardiseshin.
Ska me vardisje ka vetëm punë dëshiron të thotë Thaçi ,ai nuk i frikohet as atyre që e braktisen PDK, as tribunalit ,por as opozitës e as askujt tjetër, ky është sinjal që Thaçi e ndien veten lider absolut, madje ai asnjëherë ska pas as zëdhënës zyrtarisht por ka pas te tjerët që luanin këtë rolë në maskën e ministrave e tjera.
Ai mbetet lideri I vetëm i vendit nëse i përcjellkeni lajmet, ai gjithmonë është të dikund duke kryer ndonjë punë me kategoritë e qytetarëve, ai edhe deputet i dëgjojë ua ndali rritjen e pagave, sikur ta kishin ditë këtë skishin fol fare në Kuvend,por ja që folën e ai nuk hezitojë që ato pare ti dërgon diku ku ka nevojë më shumë për fëmijët e sëmurë, gjë që arriti të marr lëvdata të mëdha nga familjet e shumta kosovare.
Thaçit ia panë hairin servilët ,ata arritën duke i rrahur krahët shefit në pozita politike që kanë mundur veç ti ëndërronin ose ti shikonin nëpër filma.
Megjithatë lideri i PDK ka vendosur që para fushatën ta bëjë vet, opozita është xheloz pse nuk është në vend të tij për të rrit paga ? Më mirë rritje të pagave çdo katër vjet se hiq?Andaj edhe ata të ishin në pozitë të tij do te vepronin njëjtë, për të rrit paga dhe për të arrit popullaritet sa më të madh.
Aq është aktivë ky kryeministër sa që dikush prej neve kish me thanë a është ky kryeministër i Kosovës prej vitit 2007, a veç këta muajt e fundit, por megjithatë ka arrit më bërë përkrahës dhe me mbjellë shpresë të kategoritë e shumta në Kosovë, ai gëzon tash me lëvdata nga shërbimi civil, publik,sindikatat, invalidë e luftës e tjerë.
Deputet ne shenjë revolte dëshirojnë pensione suplementare, më të vërtetë qesharak, po kush fiton pension nga politika sikur të ishte sistemi monist, kjo gjë është më e shëmtuara që deri tash kemi dëgjuar. Ska kurrfarë kuptimi me marr pension suplementar nga populli I shkret gjoja se i paskan ndihmuar ati shume e merreni me mend kush?
Njerëz që fare nuk janë pjesë e ekzekutivit me shpërblyer njerëz pa nevojë, këto janë absurd dhe deformime demokratike. Thaçin e kanë bërë të qesh me këto ide disa individë në kuvend, të cilët pretendojnë në të gjitha variantet me përfituar nga taksa paguesit e shtetit me bërë para kotë ,kjo punë asnjëherë nuk do të ndodhë përderisa me të vërtetë nuk kemi një angazhim tejet serioz të këtyre njerëzve që vijnë në pozitë të deputetit në mënyra të ndryshme paramendoni me i dhanë paga suplementare???
Kjo është çudi, shumë deputet i kanë ra pishman pse folën në kuvend për mos rritjen e pagave për funksionaret politik, Thaçi ofrojë karroten se dashten ua ofroje sanksionin për mos rritje të pagave. Liderin e vetëm të Kosovës Thaçin ska hezituar që Isa Mustafa I LDK ta quaj babadimer, Thaçi nuk reagojë ai ska kohë për të fol, duhet bërë fushatën deri ne fund, pra të kryejë punë sa më shumë madje po te them Z. Kryministër leje disa gjera për mandatin tjetër se janë bërë bollë, qytetarët sjanë mësuar te ne ti kenë të gjitha përnjëherë se nuk ua dinë pastaj ?
Kanë dëshirë ngadalë dhe shpesh, ky është mentalitet i yni, nëse na jepni përnjëherë nuk ua dimë vlerën, por edhe çuditemi.
Jemi mësuar ngadalë me na premtuar, nganjëherë mos me dal krejt çka premtoni, e nganjëherë me dal e tëra, shaka kjo është mirë, po sikur te kishim pas zgjedhje për çdo vit kaherë Kosova kishte përparuar ekonomikisht e tjera. Te ne gjerat po ndodhin nga inati dhe për ti treguar njeri tjetrit sa jemi të zot, por jo për shkak se qytetari ka nevojë për gjera të tilla.
Hashimi ska nevojë për njerëz dhe paterica ai ec vet, pa askënd pa servile dhe pa zëdhënës, por normal ai ka rrugën për të ndjekur të tij që t ë jetë një njeri jo vetëm te merret me histori por te jetë pjesë e pashmangshme e historisë tonë, kjo bënë që vlerat e tij të lartësohen dhe përjetësohen, të gjithë do të kishin dëshirë te kenë fatin e tij, që të hyjnë histori edhe si çlirimtar edhe si shpëtimtar, ai nuk ka hezituar të shfrytëzoje edhe opozitën dhe njerëzit e shoqërisë civile kur ka pas nevojë, por edhe ka ditë kur duhet me i shfrytëzuar,ai ka merita te mëdha edhe për LDK që beri te ndihet pjese shtet formuese e shtetit tonë dhe I ndreqi punët me LDK pasi vdiq kryetari i tyre, madje nuk heziton te dërgojë lule te varri i Dr. Rugovës, kjo është mirë, të gjithë janë ok.
Ai kërkon edhe një mandat tjetër për qytetarëve të shtetit, ai pretendon te ketë votën e qytetarëve përsëri dhe edhe njëherë ti rrisë pagat prej fillimi gjatë mandatit të dytë.
Thaçi ka merita edhe për normalizim te raporte me Serbinë, ai kishte marr lëvdata të mëdha nga shtetet perëndimore madje u propozua edhe për nobel për paqe ,paramendoni që ai te merrte edhe çmimin nobel kush me kishte me mundur Thaçin më politikë?
E në këtë rast Thaçi e kishte merituar pensionin suplementar,e jo këta deputet që mezi shkojnë në seancë dhe flasin shumë pak edhe skanë nevojë më punua asgjë sepse të gjitha I kryen Thaçi, edhe ligjet ua sjellë gatshëm, edhe strategjitë edhe rezolutat ,atëherë kush po de që ka merita me shumë Thaçi a kuvendaret, ai nuk heziton për të shti në lojë kuvendaret për punëtoret dhe 20 % që u takon atyre, topin ua gjuan kuvendarëve, kështu Thaçi triumfojë edhe ndaj kuvendarëve të lodhur prej seancave dhe më mërzitur se janë mbet pa punë të gjitha I kryen qeveria ata veç marrin pagën mujore te mirë dhe natyrisht bon edhe pension me pas të përjetshëm.
Thaçi shpesh here qesh kur ti sheh subjektet politike te vogla duke u shtyrë se kush është opozitë e fortë në Kosovë, dhe kur i vardisen atij, Kosova ska pas asnjëherë shoqëri civile të mirëfilltë dhe opozitë të fuqishme deri me sot.