09 Maj 2025

Në Shenjtërimin e Nënës Terezë nuk kanë çka kërkojnë “djajtë”

Shkruar nga Bilall Sherifi 

Po të mund ta ngjallnim Nënën Terezë e me i tregua se sa paraja është harxhuar sonte për ta organizuar këtë koncert për nder të saj, besoj që bash horë e rezil do t’i kishte bërë!

Po a jeni në mend more? Po kush ju këshilloi të veproni kaq djallëzisht?

A mendoni se me spektakle të tilla vërtetë do ta nderoni Nënë Terezën, simbolin e humanizmit dhe solidaritetit me të varfrit?

Jo, o të mjerë! Kështu nuk nderohet një figurë si ajo e Nënës Terezë. Përkundrazi, me spektakle të tilla ju e fyeni Nënën Terezë.

Ajo do të nderohej sikur paratë e harxhuara për spektaklin në emër të saj por për interesa të marketingut tuaj personal, t’i kishit mbledhur dhe t\'ia kishit dhuruar misionit të themeluar nga ajo!

Spektakli i sotëm e vërtetoi edhe një herë se fatkeqësisht kauzat e të varfërve përvetësohen për show nga ata të cilët në vendet e tyre janë shkaktarë kryesorë pse miliona njerëz jetojnë në mjerim të skajshëm.

Nëse do të më duhej ta përmbyll këtë show me një fjali, do të thosha shkurt e shqip: Në Shenjtërimin e Nënës Terezë nuk kanë çka kërkojnë “djajtë”!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)