30 Dhjetor 2024

Në politikë nuk ka dashni e shumë burrëri, por me shumë interes

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Në politikë nuk ka dashni e shumë burrëri, por me shumë interes e shkathtesi për të mashtruar njeri tjetrin, por kuptohet politikajte e dinjiteteshëm, angazhohen në të mirë të kombit e atdheut, e jo te interesit personal.

 E percolla një pjesë të intervistes se Fatmir Limaj në Tv, dhe kur bazohem edhe në përshtypjet e mia personale që kam krijuar gjatë shumë takimeve që kam pasur me atë, mbaj qendrim se politikan me pragmatik e me te aftë kur bisedon e hap debat edhe për tema nga aktualiteti politik është vështirë ta takosh në Kosovë.

A ka keqërdor bugjetin e shtetit, edhe unë mendoj si shumica e popullit tonë, për “Çelikun” (është si shumica e politikanve tjerë kosovare) a ka qenë i suksesshëm si minister, them po, nder me te mirët, a është bindes kur diskuton edhe kur nuk thotë të vërteten, po mendoj dhe smundesh me ia gjet shokun a është prish me PDK-në për parime, mendoj jo, por për interesa personale…!
 
Mbaj  edhe mendimin  se “Çeliku” është i vetmi politikan që ka përjetu gjera që rrallë kush ka mund t'i përballoj jo vetëm në Kosovë e rajon, por edhe me gjerë për shkak te vdekjeve në familje, burgosjeve e traumave nga me te ndryshmet qe ka përjetuar pas lufte  ..!

Kam bindjen se Fatmir Limaj me te pas borgje, kushtimisht po them 20 mije euro, me kapacitetet dhe aftesitë që disponin kur ulesh me qellim te marrish borgjin, te hipnotizon dhe t'i merr edhe 20 mije euro tjera e leje me te kthej borgjjn qe të ka !

A i duhet skenës politike kosovare, Fatmur Limaj, po mendoj, në veçanti në rrethanat aktuale do ishte me se i domosdoshem i lindur e i marum për politike, siç thotë populli ballkanas i vërtetë, por e ka shumë vështirë të riciklohet meqe s'ka parti  ..!

Edhe pse, as keta tjeret, nuk janë me te mirë ?

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)