Në përvjetorin e 7 të themelimit të LDD-së
Shkruar nga Ali Hertica
Përvjetori i 7 i themelimit të Lidhjes Demokrtike të Dardanis është një ngjarje ndër më të rëndësishme e viteve të kaluar , që lidhet me themelimin e shtetit të Kosovës.
Ajo ishte në frymën e Rilindjes Kombëtare te dardanve, ku vlerat e lirisë shiheshin të lidhura me përkatësinë perëndimore dhe qytetërimin e saj.
Kështu, Lidhja Demokratike e Dardanis , në binarët e historisë vuri në lëvizje proceset paralele, të shtetndërtimit, dhe lirimin nga ideologjia komuniste, e cila i kishte sjellë aq shumë dëme kombit tonë në të dy anët e kufirit të hekurt.
Dhe, sot, kur shteti i Kosovës, nga sjellja e papërgjegjshme e klasës së gjithmbarshme politike, më shumë se kurrë, ndodhet në një udhëkryq tepër të rrezikshëm, del në pah rëndësia e Lidhjes Demokratike të Dardanis, rëndësi kjo që vën në spikamë rolin e madh historik të kësaj partie duke ua hapë rrugën gjithë atyre patriotëve, të cilët janë në gjendje që idealin e shtetit ta kthejnë në një politike te mirfillet kombtare, e cila do t\'ia kthente dinjitetin shtetit të nëpërkëmbur nga kompromiset e shumta, nga të cilat përditë e më shumë po e humb sovranitetin administrativ dhe shpirtëror.