16 Maj 2024

Në përkrahje të Protestës

 Shkruar nga Gani Qarri

Studentët shqiptar gjithmonë u dëshmuan si pjesa më e dinjitetëshme e këtij populli, të cilët në të gjitha kohët me mish e me shpirt luftuan për ruajtjen dhe zhvillimin e institucioneve tona arsimore, ekonomike e kombëtare.

Ata ishin dhe mbetën avangarda e çdo arritje dhe ndryshimi për të mirë,të cilët kurdoherë u treguan si përfaqësuesit më besnik dhe mbrojtësit më të vendosur të  interesave tona.

Respektuan atdheun e tyre dhe nderuan veprën e të gjithë bashkatdhetarëve shqiptar  duke u sakrifikuar deri në martirizim për liri e të drejta të bashkëkombësve dhe kundërvënë si okupimit e kolonizimit të vendit ashtu edhe përpjekjeve për asimilim të shqiptarëve nën pushtim.

Kurse sot,udhëheqësit e korruptuar e profesorë-doktorët e graduar hajnisht brenda natës, janë kthyer në të keqen më të madhe që mund ti ndodhë një populli dhe vendi në liri.

Ndaj, si atëherë edhe tani,studentët e dinjitetshëm të cilët para jetës dhe mirëqenies së tyre personale,vejnë interesat e kombit dhe të atdheut, pa asnjë dyshim, ata gëzojnë si gjithmonë besimin e shumicës së shqiptarëve.

Që të dëshmohet kjo përkrahje,të gjithë shqiptarët kudo janë,në vend dhe diasporë, duhet që sa më masokivisht të ngritën në mbështetje të kauzës së tyre të drejt për rend dhe rregull në arsim, dhe të gjitha institucionet e shtetit, i cili nga grupet mafioze,edhe pas kaq vitesh,assesi ta marr veten.

Në radhë të parë ata duhet të mbështeten edhe për faktin se janë forca më vetëflijuese e cila gjithmonë u ka pri ndryshimeve dhe përjashton mundësinë e çdo marrëveshje korruptive qoftë edhe duke u përgjakur vet deri në martirizim për mbrojtjen e barazisë dhe drejtësisë.

Studentët tanë duhet të përkrahen edhe për një arsye tmerruese e cila sado çuditshëm që mund të tingëllojë, është fakt se institucionet tona shkollore dhe universitare, sot nuk rrezikohen nga Serbia, por nga paria e shtetit tonë të korruptuar e cila në vend se të ruaj dhe përparoj arsimin siç e ka për obligim, ata duke qenë edhe vet të pa ngritur dhe të pa arsimuar sa dhe si duhet, duan me çdo kusht ta shkatërrojnë tërësisht edhe sistemin tonë shkollor.

Ndaj,pjesa e shëndosh e studentëve janë prijësit tanë më të adhuruar-moral e shpirtëror të cilët gjithmonë, kundër çdo të keqe ngritën zërin të parët. Ata,mbajtën gjallë idealin e lirisë dhe kanë arritur që deri më tani ta kenë besimin e plotë dhe unanim të të gjithë shqiptarëve ndaj duhet përkrah edhe kjo protestë dhe mbështetë kërkesat e tyre të drejta për arsim më cilësor e pse jo edhe për ndryshime rrënjësore në të gjitha udhëheqjet institucionale të vendit.

Populli Shqiptar u ndie i nderuar me përfaqësimin e dinjitetshëm të studentëve,edhe kur  ata ngriheshin sa herë u rrezikuan interesat kombëtare, të cilat shkeleshin dhe mbaheshin peng nga grabitësit e pozitave që nuk u takonin.

Ndaj si atëherë edhe sot,populli ynë i mbështet studentët pa asnjë rezervë,në luftimin e mafisë politike që ka masakruar arsimin dhe katandisur universitetin në \"BASTORE\" ku titujt dhe diplomat blihen si tiketat e lojërave të fatit nëpër kiosqe me para apo edhe në këmbim të pozitave nga nëntoka politike me fuqi udhëheqëse në vend.

Njerëzit tanë duhet ta dinë se derisa kemi në krye të pozitave udhëheqës të tillë gjendja do të keqësohet dhe bëhet përditë e më e rëndë.

Për këtë arsye, duhet patjetër që krejt shqiptarët të ngrihen në protesta,bëjnë peticione dhe presion demokratik e publik,në mënyrë që mafia politike e vendit të largohet sa më parë nga shkollat,universiteti dhe të gjitha institucionet vitale të shtetit.

Përkrahja për studentët është përkrahje për arsim të mirëfilltë dhe shkollim të dinjitetshëm e cilësor. Para së gjithash aty shkollohen fëmijët tanë të cilët janë ardhmëria e këtij vendi të sapo çliruar të cilit i janë mbyllë të gjitha dyert zhvillimit nga njerëz të tillë miop që ndryshojnë historinë, nëpërkëmbin gjuhën,stërkeqën kulturën dhe shkatërrojnë  traditën kombëtare, duke ua mbytur me matrapazllëqet e tyre, çdo perspektivë dhe ëndërr për ardhmëri të dinjitetëshme shqiptarëve.

Ndaj,të gjithë pa dallim,duhet ta ngritin zërin për mbështetjen e studentëve si përfaqësuesit më të denjë dhe të respektuar të martirëve, dëshmorëve e heronjve të kombit,me të cilët ka filluar çdo gjë e mirë për këtë vend. Vetëm fakti i varfërisë së skajshme dhe izolimi komplet nga bota, i popullit tonë, nga këta pehlivan, të cilët thyen edhe shpirtërisht familjet shqiptare, mjafton që kjo mafi shkatërruese, një orë e më parë të largohet nga të gjitha pozicionet udhëheqëse arsimore e pse jo edhe nga ato shtetërore të Kosovës,për çlirimin përfundimtar nga grupet mafioze të cilat siç u pa deri më tani, mjerisht kanë për qëllim katandisjen e tërësishme të shqiptarëve.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)