Në mbrojtje të Kuvendit të Kosovës dhe të drejtave të Konsumatorit
Shkruar nga Selatin Kaçaniku
Për pesë vite angazhimesh të pandërprera Konsumatori rregulliht ka ftuar partite politike, institucionet, asociacionet
që Në partneritet ti identifikojmë e zgjedhim problemet.
Tre vite më pare kërkoi nga Qeveria e Kosovës që tregun e Sërbisë ta shpallë treg jo serioz dhe jo të sigurtë; Vitet 2010 e 2011, i shpalli për Vit të patriotizmit ekonomik Konsumatori kërkoi edhe themelimin e Ministrisë për mbrojtjen e konsumatorit: Kërkoi zbatimin e ligjeve e të standardeve për më shumë të drejta, interese e dinjitet
Por, deri më sot asnjë jehonë, asnjë reagim, asnjë përkrahje, asnjë shprehje sensi ja interesimi për Kauzën e Konsumatorit?!
Medikamentet nga Sërbia importohen pa Çertifikatën përcjellëse, që don të thotë se importin e tyre, pa asnjë garancë, e legalizon Shteti i Kosovës ?!
As artikujt tjerë që importohen nga Sërbia, në veçanti artikujt usdhqimor nuk garantojnë të drejtat, intereset e as dinijtetin e konsumatorit të Kosovës sepse Sërbia nuk e njeh dhe nuk e pranon as Kosovën as të drejtat e intereset tona të konsumatorëve të Kosovës të garantuara me Ligj por që, për fat të keq, këtu nuk garantohen as ligjet e Kosovës?!
Nëse kësaj ia shtojmë faktet për dyshimet që në Sërbi linjat e posaçme prodhojnë për konsumatorët e Kosovës me qëllime të veçnta: Për dëmtimin e shëndetit, për rrezikimin e jetës dhe për uljen e natalitetit të konsumatorëve të Kosovës; Për pengimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës, të bizneseve e të prodhimeve me subvencionimin e eksportit të prodhimeve me çmime damping; Për krijimin e varshmërisë së përhershme të Kosovës nga Sërbia; Për thithjen e mbi 500 MLN /vit të parave të gatshme me të cilat do të finansojë Pushtetin illegal të Sërbisë në Anën Veriore të Kosovës atëherë çdo gjë është edhe më e qartë?!
Sërbia shkakton rrëmuja për të eksportuar kriza nga natyrat e trajtat më të ndryshme në Kosovë; Për të përkrahur kriminalitetin, mafiozitetin, për monopilizimin, për të penguar zëvendësimin e prodhimeve nga Sërbia me prodhimet vendore e me ato nga vendet mike e me cilësi dhe çmime më konkurruese dhe me qëllime të caktuara...përfituese e politike ?!
E përshëndetëm vendimin e Kuvendit të Kosovës, të dates 07,12.2011, për reciprocitetin me Sërbinë. Por u befasuam me qëndrimin e Qeverisë së Kosovës e cila këtë vendim e quajti Jo obligativ?!
Ndaj i sygjerojmë Qeverisë, në veçanti MPB-së dhe PK-së ( që na befasuan me kërcënimet, me arrogancën e tepruar dhe me mungesën e sensit për të drejtat e konsumatorit si dhe për obligimet ndaj tij si taksapagues dhe finansues e detyrëdhënës i tyre ), por edhe Prokurorisë
që ta lexojnë e konsultojnë Kushtetutën, Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit, Ligjin mbi standardet dhe ligjet tjera që i rregullojnë të drejtat, intereset dhe dinjitetin e konsumatorit: Sepse ato, konsumatorit të Kosovës, i garantojnë ushqim ( furnizim ) të shëndetshëm, të sigurtë, me cilësi të rregulluar me standarde e me çmime konkurruese.
Dhe, nëse Shteti me institucionet e me mekanizmat që i ka nuk është në gjendje të përmbushë këtë obligim Kushtetues e Ligjor atëherë i mbetet popullit, qytetarit, shtetasit
konsumatorit që me lobim, me vetëdijësimin e institucioneve e të zyrtarëve
Edhe me protesta e me pamundësin e rrugëve për rrezikimin e shëndetit të jetës, por edhe të drejtave tjera, të intereseve dhe të dinjitetit tone, të bëjmë zgjedhje e të vetëmbrohemi.
Të gjitha Raportet e progresit deri më tani dëshmuan se në fushën e mbrojtës së Konsumatorit nuk është shënuar progres. As sivjet nuk ka simptome se do të jetë më mire. Kështu, konsumatori taksapagues e gjenerues kryesor i Buxhetit të Kosovës ndjehet tejet I ofenduar dhe I diskriminuar dhe i detyruar që, për here të pare, t i kërkojë të drejtat në rrugë e në kufi ?!
Së këndejmi, duke pasur parasysh të gjitha të cekurat, Konsumatori ka vendosur t i përkrahë të gjitha vendimet, angazhimet, organizimet e veprimet në drejtim të mbrojtjes së të drejtave, intereseve dhe dinjitetit të konsumatorit të Kosovës.
Në këtë kontekst, më 14. janar, 2012. Konsumatori dhe konsumatori i Kosovës do t i bashkangjitet konsumatorëve nga Vetëvendosja në mbrojtje të Kuvendit të Kosovës; Në kërkim që Kuvendi i Kosovës të mbrojë Kushtetutën dhe ligjet që i miratoi vet në të mirën dhe interesin tone interesin e konsumatorit; Me kërkesë që Kuvendi i Kosovën ta disiplinojë Qeverinë e Ministritë në drejtim të angazhimit rreth kauzës së konsumatorit konform ligjeve! Konsumatori kërkon nga Kuvendi i Kosovës që ta disiplinojë Qeverinë, e në veçanti MPB-në që mos ta keqpërdorë PK-në dhe mos ta instrumentalizojë për qëllime politike e kundër vullnetit të popullit, qytetarit, shtetasit
konsumatorit ( klientit e palës së tyre ).
Konsumatori i Kosovës duhet t i kërkojë por edhe të veprojë në drejtim të realizimit të të drejtave, intereseve dhe të dinjitetit të vet.
Në këtë drejtim konsumatori duhet t i mësojë, t jua bëj me dije, t i njohtojë edhe partite, edhe institucionet, edhe asociacionet, edhe
të gjithë t i njohtojë se cilat janë të drejtat ligjore të cilat instiston t i mbrohen, se cilat janë inereset në të cilat ka të drejtë dhe cili është dinjiteti të cilin nuk ka të drejtë t ia shkelë: As Shteti ?!
Çdo konsumator i Kosovës e ka vendin aty ku mbrohen të drejtat, intereset dhe dinjiiteti i Tij - Dinjiteti Ynë, përderisa ato nuk ia mbronë Shteti i Kosovës me institucionet e me mekanizmat që e kanë hupë udhën n oborr ?!
Edhe më 14.janar,2012. në Merdar e Dhe të Bardhë. Konsumatori në mbrojtje të kauzës së Konsumatorit.