24 Dhjetor 2024

Në kujtim të luftëtarit dhe dëshmorit hasjan të Koshares - Hysni Temaj

Shkruar nga Gani Qarri

Nga viti në vit, me kujdes dhe nderim të veqant, organizohen kujtimet ndaj atyre që dhanë jetën për çlirimin e atdheut dhe lirinë e shenjt të popullit të cilit i takojnë, në format më të mira të mundshme dhe në gjithë vendin anë e mbanë.

Ndaj,ashtu si në trevat tjera edhe në Has, ato përsëriten përherë me krenari dhe në mënyrë të merituar, si rite tashmë tradicionale,që mbahen me shumë përkushtim në shenjë respekti ndaj veprave heroike të bijëve të kësaj ane, në mesin e të cilëve, dallohej luftëtari i  Koshares, Hysni Sylë Temaj nga fshati Kushnin i Hasit.

Ai ra më 19 Prill të vitit 1999,bashkë me Eprorin e tij Sali çekaj,në Kosharen e çliruar- vetëm pak ditë më parë, pas betejës së njohur historike të saj,për të mbetur përgjithmonë në kujtesën e popullit dhe gjithë atyre që gëzuan lirinë.

Lufta e lavdishme e Koshares, ndodhi mu në kohën kur vendit tonë, si asnjë herë më parë,pushtuesi serb aq shumë i`a kishte ngushtuar lakun në fyt,sa që Kosova përfundimisht -do të binte në përplitjet e fundit për jetë a vdekje,duke rrezikuar ekzistencën e saj të mëtejme si territor i përcaktuar gjeografik dhe emër i shenjt i atdheut të banorëve shekullor, autokton-shqiptar.

Ajo,kushedi për të satën herë,po digjej e shkrumbohej gjatë më tepër se 80 viteteve robëri,nën pushtimin barbar sllavë dhe tanimë nga çdo cep, dilte tym e flakë që në mënyrë marramendëse mjegullonin gjithë vendin e mbytur në trishtim, frikë dhe pasiguri të cilat shpejt dhe pakontrollueshëm, përhapeshin kudo.

Pushtuesi kësaj radhe kishte vendosur të kryente një fushatë të paparë shfarosëse,përmes së cilës, dëshironte të arrinte-hiq më pakë se shpërnguljen përfundimtare të të gjithë shqiptarëve, zhdukjen e tërsishme të secilit banor autokton që ekzistonte mbi këtë dhe arbëror dhe zhbërjen e plotë kombëtare të atdheut tonë të okupuar.

Ndaj në raste të tilla me rreziqe të pa-parapara, betejat e përmasave kaq të mëdha në çdo  vend dhe kohë, kërkojnë luftëtar të fortë e të paepur, të cilët janë në gjendje të përballen me të gjitha rrebeshet e flakëve të saj.

Kështu që kjo luftë e sapo filluar për liri,si për shumë breza atdhetarësh,edhe për Hysni Temajn, ishte çasti më fatlum në jetën e tij si ushtar i orëve të para të kësaj përpjekje madhore dhe sprove vetmohuese nga e cila,pas shumë vuajtjesh e përpjekjesh, do ta ndante vetëm rënja heroike e tij, në ballë të betejës legjendare të Koshares. 

Ndaj nuk thuhet kot se trimat edhe në vdekje shkojnë kokëlartë! I tillë, krenar dhe i pa-përkulur nga kjo jetë,do të ndahej edhe luftëtari Hysni Temaj, duke rënë me heroizëm në fushbetejë,por vetëm pas kryerjes me nder të misionit kombëtar që luftëtarët e Koshares kishin marrë mbi vete, dhe përfundimit me sukses të betejës më kolosale që kanë parë kohërat, njohur vendi dhe përjetuar populli i këtyre trojeve, siç u dëshmua të ishte Beteja e Koshares,lavdia e së cilës, ndryshoi historinë e popullit shqiptar dhe të Kosovës së fundshekullit njëzet, në tërësi.

Me çlirimin e vijës kufitare, ai dhe bashkëluftëtarët e tij, arritën që për herë të parë pas afro një shekulli robërie,ta qonin në vend amanetin e shumë brezave të kaluar atdhetarësh,të cilët shkuan zemërdjegur,me ëndrrën e parealizuar për heqjen e \"megjëve\" të ngulitura dhunshëm-aty, ku ato nuk e kishin vendin,duke mbajtur me forc të ndarë shqiptarët,për më tepër se tetë dekada, si popull i një gjaku dhe gjuhe të përbashkët kombëtare. 

Dëshmori i kombit Hysni Syl Temaj, u lind më  15 nëntor të vitit 1976 në fshatin Kushnin të Hasit dhe u vra pa e përfunduar tërësisht as gjashtëmujorin e ditlindjes së 23-të, të jetës së tij, duke rënë heroikisht më 19 prill të vitit 1999 në betejën e  Koshares, si pjestar i Brigadës së lavdishme 138,e cila udhëhiqej nga strategët e zgjuar ushtarak dhe eprorët-heronjë të kësaj lufte sublime, Agim Ramadani dhe Sali çekaj.

Ata për herë të parë, qëkur mbahej mend se populli ynë kishte rënë nën okupimin sllav,të vënë me të drejtë në krye të Brigadës heroike 138,arritën me plotë krenari jo vetëm të mateshin me ushtrinë pushtuese serbe por edhe ta thenin me turp atë, në mejdanin e përballjes me luftë të drejtëpërdrejt.

Brigada heroike 138, për herë të parë arriti të çliroi kalanë e pushtuar të Koshares dhe shkuli gurët e kufirit armiqësor të vën para shumë dekadash nga okupatorët serb mbi trojet tona. Ajo zhbëri vijën ndarëse të vizatuar pa u pyetur shqiptarët nga pushtuesi,e cila ishte vënë dhunshëm mes përmes tokave shqiptare dhe për afro një shekull, padrejtësisht ndante me forcën e armëve,trojet tona në dysh.

Si shumica e pjestarëve të kësaj Brigade heroike,edhe dëshmori nga treva e Hasit-Hysni Temaj, i takonte një familje të njohur për ideale liridashëse dhe tradita kombëtare i cili tërë jetën e tij qysh nga fillimi i veprimtarisë patriotike e kishte vënë në shërbim të lirisë së vendit dhe popullit që i takonte.

Ai,kushtrimit të atdheut do ti përgjigjej pa asnjë hezitim për të rënë heroikisht në njërën nga betejat më të lavdishme historike të kombit të zhvilluar me sukses në luftën më heroike frontale,që zhvilloi populli i Kosovës për çlirimin përfundimtar të trojeve tona nga Serbia.

Hysniu ishte aktivist i njohur edhe para lufte si dhe njëri nga luftëtarët e parë të UÇK-së,nga treva e Hasit,i cili jo vetëm se luftoi me besnikëri dhe krah për krah trimave të mëdhenj të Koshares, por ai edhe ra heroikisht bashk me njërin nga kryeheronjt e saj, eprorin Sali çekaj, në të njejtin vend dhe ditë,pas kryerjes shembullore të misionit heroiko- kombëtar,që ata kishin marrë mbi vete,për zhbërjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, duke shkulë pas rreth një shekulli pushtimi-gardhin e robërisë kombëtare i cili ndau me dhunë popullin tonë për afro një 100 vjet.

Ndaj,një luftë e tillë- kaq e rëndësishme,e madhe në forcë dhe e gjerë në shtrirje,kërkonte edhe flijime të dhimbëshme për suksesin e së cilës u vranë luftëtarët e saj më të mirë, ku njëri nga 114 dëshmorët e betejës së Koshares,të rënë me lavdi në Altarin e Lirisë së Atdheut, ishte edhe ushtari dhe luftëtari i dëshmuar kombëtar, Hysni Temaj nga fshati Kushnin i Hasit.

Megjithëse, dëshmori ynë,prijësi i logjistikës dhe trimi i Koshares, si fëmijë shkollën fillore do ta kryente me sukses shembullor,gjendja e rëndë ekonomike nuk e kishte lejuar atë që ti ndiqte mësimet e mëtejme. Por,mbjellja me kujdes e dashurisë patriotike, për vite me radhë nga familja dhe përkushtimi i tij i flakët kombëtar,do ta udhëzonte Hysniun në rrugë të drejtë atdhetarie për të mos u nda asnjëherë nga aktivitetet e pareshtura kombëtare deri në ardhjen e momentit për kapjen e armëve dhe nisjes së  luftës për liri, të cilën ai për shumë kohë e kishte pritur dhe ëndrruar me padurim.

Duke u nisur nga aktivitetet e pareshtura kombëtare që në rininë e hershme kundër pushtuesit serb,Hysni Temaj nuk ishte një ushtar i rastësishëm i kësaj lufte çlirimtare,ngase ai që me kohë ishte shkrirë i tëri në ndjenja atdhetarie dhe mrekulluar me bëmat e njohura historike të heronjëve tanë të mëdhenjë kombëtarë, të cilët u bënë idol i jetës dhe veprimtarisë deri në rënien e tij shembullore për lirinë e Atdheut.

 Heronjtë e mëdhjenjë të kombit,të njohur dhe adhuruar nga të gjithë shqiptarët, u bënë shembull i patjetërsueshëm dhe udhërrëfim i tij i njëkahëshëm, me kontributin e tyre gjigant për mbrojtjen e pjesëve të rrezikuara të atdheut,qysh nga lufta e shekullit XIX, për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë, ku,sipas thënieve të familjarëve, pjesmarrës ishte edhe gjyshi i tij,i cili me siguri shpesh do ti ket folur të nipit për këtë luftë të suksesëshme kombëtare.

Mbrojtja e këtyre trojeve tona etnike,ishte ndër përpjekjet e para të suksesëshme që u organizuan nën udhëheqjen e Lidhjes Kombëtare të Prizrenit,qysh në vitin 1878,kundër pushtuesve malazez, pas vendimeve të Kongresit të Berlinit, i cili u kishte falur tokat shqiptare fqinjëve hexhemonist greko-sllavë, dhe ata përpiqeshin që ato ti merrnin me forcë.

Ndaj edhe luftëtarët e Brigadës 138,do të dëshmoheshin jo me fjalë por me veprime të planifikuara organizative dhe luftime të vendosura e mirëstudijuara strategjike,duke u bërë shembull kombëtarie dhe pararendës të një forme tjetër lufte e cila mundësoi zhbërjen e kufirit ndërshqiptar dhe i hapi portën - lirisë së  Kosovës.

Hysniu edhe pse kishte kaluar të njëzetat dhe kishte hyrë moshën e pjekurisë,fazën e gjetjes së partneres së njëmendët të jetës dhe përgatitjes për krijimin e familjes, ai qysh para fillimit të luftës,gjith kujdesin dhe dashurinë shpirtërore do t`a falte atdheut të robëruar dhe çështjes së pazgjidhur kombëtare i cili për shkak të aktiviteteve të tij të pareshtuara,shpesh ishte detyruar ti kalonte kufijtë e Kosovës, për tu strehuar herë në Shqipëri e herë në trojet shqiptare të Iliridës,prej nga do të kthehej në vitin 1998,për tu inkuadruar në UçK-në, e Prekazit legjendar.

Si luftëtar i vendosur dhe besnik që ishte,i përkushtuar me mish e me shpirt për rrugën e lirisë dhe çlirimin e vendit,i bindur në idealin e madh për të cilin flijoheshin me aq devotshmëri bijtë e shqipes-kudo, anë e mbanë Kosovës,pasi që ai edhe i takonte një fshati kufitar me Shqipërinë dhe njihte mirë rrugët malore të atij brezi nëpër të cilin kalonin vija të rëndësishme furnizimi me armatim e municione,Hysniut do ti besohej përkujdesja për mbarëvajtjen e logjistikës së luftës në rajonin e Hasit.

Madje, ky dëshmor- jo vetëm se ishte rritur këtyre maleve,por i prirë nga përcaktimi i tij- jetësor për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e kombit, këto rrugë i kishte rrahur kush e di sa e sa herë edhe për nevoja personale ,gjatë jetës në ilegalitetet,kështu që angazhimet e Hysniut për furnizim e ushtarëve me armatim e municion,gjatë gjithë kohës, patën shumë sukses.

Vijën furnizuese e cila kalonte nëpër Has, si njëra nga rrugët e para dhe kryesore edhe pse nuk ishte e lehtë të sigurohej sepse rrezikohej shpesh nga sulmet dhe pritat e organizuara të ushtrisë dhe policisë pushtuese serbe,ai gjatë gjithë kohës diti ta ruaj dhe bëjë të padukshme për armikun.

Hysni Temaj, edhe në situatat më të rënda,me ndihmën e Babait dhe vllezërve më të rinëj të cilët edhe pas rënies së Hysniut nuk e ndalën luftën në kuadër të UçPMB-së, duke luftuar në të gjitha viset e Kosovës Lindore,deri në shuarjen e kësaj organizate luftarake, gjithmonë gjeti shtigje depërtimi për vete dhe bashkëluftëtarët,duke arritur të bëjë furnizimin me sukses të mijëra ushtarëve me municion dhe armatim nëpër vija të \"pahetushme\" rrugëtimi,deri me kalimin e tij përfundimtar në Brigadën 138,e cila asokohe bënte përgatitjet e fundit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Ndaj,dëshmori,ashtu siç diti të bëhej mbështetja kryesore e logjistikës së luftës për rajonin e Hasit, Hysniu po aq trimërisht diti edhe të hyjë në historinë e zhbërjes së kufirit shqiptaro-shqiptar,i cili me gjithë dëshirën e madhe,për të pa atdheun të lirë, ideali i tij do të realizohej vetëm pas rënies, sepse në këtë betejë do të vritej edhe ai heroikisht me bashkëluftëtarët më të mirë,në Kosharen e lavdishme.

Por,ishte pikërisht kjo betejë e madhe historike, strategjia e përsosur e udhëheqësve të saj Agim Ramadani e Sali çekaj si dhe heroizmi i treguar i luftëtarëve të brigadës 138,që pas afro një shekulli,arritën ta përzinin armikun nga këto troje dhe rivendosnin vazhdimësinë e prerë padrejtësisht në mes tokës dhe etnisë shqiptare, për rreth 100 vite robëri sllave.

Ndaj si të gjitha pjesët e Kosovës,Shqipërisë dhe vendeve tjera etnike,edhe banorët e Hasit,nga të dy anët e kufirit,dhanë çdo gjë që mundën dhe patën për këtë luftë të shenjtë, duke filluar nga kontributi me ushtarë, ushqimi e veshmbathja, mbajtja e luftëtarëve, furnizimi me armatim e municione dhe deri te jeta e flijuar e rreth 20 dëshmorëve nga këto treva të coptuara shqiptare.

Në mesin e tyre,për kontributin e pazëvendësueshëm që dha,pa asnjë dyshim, do të dallohej dëshmori i kombit Hysni Temaj nga fshati Kushnin i Hasit, i cili kush e di sa qindra herë, barti i palodhur armë e municion mbi shpinë, maleve  të larta të pashtrikut nga Shqipëria në Kosovë,deri te pjesmarrja e e tij e drejtëpërdrejtë në frontet e para të luftës së Koshares ku me 19 Prill të vitit 1999,do të binte heroikisht, bashkë me 114-luftëtar shembullor të kësaj beteje historike, për të mos vdekur asnjëherë.

Por,megjithë kontributin shembullor,edhe fati sikur u tregua i padrejtë naj tij,sepse mu në momentet e mëdha të shpresës gjithëkombëtare, kur nuk kishte mbetur edhe shumë kohë për të përjetuar Lirinë e shumëpritur të Kosovës dhe gëzuar çlirimit përfundimtar të atdheut,ai bashkë me eprorin e tij- Sali çekajn, do të vritej në Koshare, trupi njomë i të cilit përkohësisht do të varrosej në Shqipëri, për tu vendosur -përfundimisht, disa muaj pas çlirimit- në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, kurse Shtatorja e Hysni Temajt,hijeshon vendin në të cilin ai u lind dhe rrit me skamje,përndjekje e shumë mundime,në fshatin Kushnin të Hasit.

Ndaj, në shenjë respekti ndaj veprës së këti dëshmori,në çdo përvjetor mbahen homazhe ndereimi,ku ndonjëherë, përveç kurorave me lule, recitimeve dhe fjalimeve tradicionale për raste të tilla përkujtimesh,nga dhembja rastisë si pa dashtas, që para Përmendores së dëshmorit, të bie edhe ndonjë lot pikëllimi nga sytë e përmalluar të familjarëvë dhe të afërmëve të tijë,në shenjë kujtimi ndaj Hysniut.

Kjo ndodhë edhe për shkakun se Hysniu nuk u ndal asnjëherë - derisa ishte gjallë. Këmbët dhe trupi i këtij dëshmori të lirisë u treguan gjithmonë të palodhshme për vend dhe popull të cilat me qindra herë u ngjitën dhe zdorgjën maleve të pashtrikut për furnizimin e vendit me municion,ushtarë dhe armatime në mënyrë që të mund të zhvillohej kjo luftë e shenjtë për arritjen e lirisë së ëndrruar ndër shekuj, të cilën e gëzojmë ne sot. 

Ndaj,lavdia e rënies së tij,rritet edhe më tepër,sa herë kujtojmë se ai u flijua me trimat e mdhenj të Koshares së  lavdishme dhe udhëheqësit legjendar të kësaj beteje heroike,e cila arriti ta ndryshoi historinë e këtij vendi, njëherë e përgjithmonë.

Dëshmori i kombit, Hysni Temaj,sipas dëshmitarëve dhe bashkëfamiljarëve të tij, u vra në Koshare, në të njejtën ditë dhe vend me Sali çekajn, njërin nga eprorët kryesor të brigadës 138,i cili bashkë me Agim Ramadanin, janë heronjtë dhe strategët vendimtar që pasuruan shekullin edhe me një histori-përmes heroizmit të treguar në Koshare, akt ky që  i hapi dyert e çlirimit të atdheut të të gjithë atyre që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e shenjtë të Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)