04 Maj 2025

Në kujtim të heroit Sali Çkaj

Shkruar nga Gani Qarri 

Për çdo përvjetor,e sidomos në ceremonitë e nderimit të dëshmorëve, dhedatave të veçanta të rënies së tyre madhore, siç është rasti me KosharenHeroike, me të drejt përherë  theksohet se gjaku dhe jeta e tyre janëkthyer në themele mbi të cilat është ngritur shteti ynë i lirë, dhendërtuar historia më e re e popullit tonë të vogël e të ndarë në shumëpjesë.

Por, megjithatë, Heronjtë tanë të mëdhenj si Salih çekaj Adem Jashari, Zahir Pajaziti e shumë të tjerë,, dëshmojnë më së miri se trojet tona gjithmonë patën zot.

Ndaj, edhe nëse ne përditë shkruajmë e flasim mbi jetën dhe veprën sublime të këtyre heronjve dhe dëshmorëve të kombit si Salih çekaj me 114 luftëtarët e Koshares, kurrë nuk do të jetë i tepërt nderimi dhe mirënjohja, në krahasim me sakrificën aq të madhe dhe flijimin heroik të tyre, jo vetëm kur organizohen ceremoni festive për ta.

Sepse si për sfidat në të kaluarën edhe për të gjitha arritjet deri më sot, në rrugëtimin e viteve që po kalojmë si popull, pa dyshim merita u takon burrave të tillë të kombit dhe gjithë dëshmorëve të atdheut, që ranë për lirin e tij.

 E njëri nga emrat më sublim të historisë sonë më të re, padyshim është dhe mbetet Heroi Sali Çekaj , për flijimin madhor dhe veprën kulmore të të cilit, sot e mot dhe përgjithmonë, kudo që mundemi e arrijmë, duhet të ngritën përmendore, emërtohen institucione, nderohen objekte me rëndësi shtetërore e kombëtare, thirren rrugë e sheshe ,por edhe shkruhen vepra letrare, krijime poetike dhe në çdo përvjetor të mbahen orë të veçanta historie, kushtuar  kontributit të tyre kombëtaro-atdhetar.

Vetëm atdheu që ne sot gëzojmë, dëshmon se sa e drejtë ishte e gjithë përpjekja e tyre e pareshtur për liri dhe sa shumë gjak u kërkua për arritjen e saj!

Kështu që, për çlirimin e vendit, për jetë e mot, kujtojmë me pietetin më të lartë të gjithë dëshmorët, ashtu siç të kujtojmë edh ty sot-Heroi ynë kombëtar e trim Sali Çekaj.

Ju, Zahir Pajaziti, Adem Jashari etj., të parët nisët dhe përhapët rezistencën fillestare në vend, e cila me kohë, mori flakë gjithandej, ngrohu e mbushi shpresë zemrat dhe trimëroi deri në piedestal shpirtrat e të gjithë atyre që pa hile mëtonin lirinë dhe ndiheshin sinqerisht-shqiptarë e atdhedashës të vërtetë.

 Ata që bashkë me Ty, ranë burrërisht për ideal kombëtar dhe çlirimin e atdheut, e çmonin këtë akt sublim më shumë se vet jetën dhe gjakun e tyre, me të cilin gjithkund shkruan historinë më të re të këtij populli dhe vendi. 

Ndaj, kalimi i moteve, nuk shlyen kujtimet as thanë lotët prej syve të familjarëve, shokëve dhe dashamirëve nga dhembja për mungesën e tuaj, flijim i cili përfundimisht dëshmoi se populli ynë njëmend kishte vendosur që asnjë ditë më tej, të mos durojë më pushtimin e vendit nga Serbia, akti më sublim historik  i cili u kthye në krenari për të gjithë shqiptarët.

Nderimi për ju, ngjallet dhe forcohet bashkë me freskinë e luleve me të cilat ne përtërijmë kujtimet mbi motet kur ju jetuat, duke mos lejuar zbehjen e tyre asnjëherë nëpër kohë.

Salih, atëbotë, kur ju përgatiteshit për të filluar rezistencën dhe çlirimin e atdheut, të gjithë shqiptarët që e donin vendin e vet, ishim kthyer në numra kuotash për shfarosje nga Serbia dhe vetëm prisnim si i dënuari, para varrit të hapur, radhën për ekzekutim.

 Pra, ju ishit ata trima që morët në konsideratë vdekjen, për ti ndalur turrin pushtuesit, duke u matur me të në arenën e dyluftimit, si në Koshare më 1999,ku e thyet armikun me turp, pranuat vetëflijimin trimëror që atje, për atdhe dhe çlirimin e  popullit tuaj, ndaj edhe kënga , si traditë e motit, u thuret e kushtohet vetëm atyre që meritojnë dhe në çastin vendimtar nuk kursejnë sakrificat për lirin e atdheut, siç veprove Ti me shokë.

Ndaj, që nga dita e rënies, Kosova mëmë me krenari u ka marrë nën përkujdesje të merituar dhe u ruan përgjithmonë në gjirin e ngrohtë të saj, ndërsa të gjithë shqiptarët kudo, që sot jetojnë të lirë në vendin e vet, përveç gëzimit nuk harrojnë edhe mallin për ju.

Vdekja për Atdhe, nuk është vetëm dhembje, por edhe krenari, ngase me rënien për të ,ashtu siç ngjitet shpirti i luftëtarit në Qiell, që nga momenti i flijimit edhe emri i tij përjetësohet në histori, veprat e të cilit rriten përherë me lavdi dhe nuk vdesin kurrë!

Sa herë kujtojmë me pietet, emra heronjsh si Salih çekaj dhe ngjarje të mëdha e me rëndësi, si Beteja heroike e Koshares, 09 prill 1999, përfshi gjithë përpjekjet e veprimtarëve më sublim kombëtar, që nuk reshtën asnjëherë deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës, nuk mund të kursejmë nderimet tona të pafundme për ta por dhe Nënë Shqipërinë, as harrojmë shprehjen e mirënjohjeve më të thella gjithëkombëtare, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat në mënyrë të veçantë  dhe jo vetëm një herë, në ditët tona më të vështira, si popull,me vendosmëri na dolën krah dhe ndihmuan shumë e sinqerisht, që së bashku ta çlirojmë vendin dhe ruajmë e vulosim përgjithmonë lirinë e atdheut tonë të shtrenjt. I përjetshëm qoftë kujtimi për Ju!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)