27 Dhjetor 2024

Në kujtim të Elvisit

Shkruar nga Gani Qarri

Këto ditë, Kosova u mbështoll edhe një herë në zi,jo- rajonale as partiake por kombëtare.

Me vrasjen e Elvis Pistës,për herë të parë,ndjenjat njerëzore edhe ndër ne sikur u shkrinë dhembshëm dhe gjithanshëm, jo vetëm për te,duke kaluar kufijtë banal të ndasive politike.

Vuajtja u shtri shpejt dhe përhap spontanisht kudo tek të gjithë shqiptarët.

Kësaj radhe keqardhja mundi ndasitë të cilat në shumë raste si ky, mbeten të izoluara pakuptueshëm dhe vetëm përbrenda kafazeve partiake,përkundër të vërtetës se pa marr parasysh ndasit politike, të gjithë ne kemi të njëjtën përkatësi kombëtare.

Përveç madhështisë në zgjedhje,Elvisi me gjithë prezencën e shkurtër,u tregua i madh edhe në vdekje duke u kthye në hero gjithëpërfshirës i cili nuk njeh kufij krahinash e rajonesh, ndaj edhe shqiptarët e qajnë ende bashkë, pa dallim ideje dhe bindjeje.

Një simbolikë e pa imagjinueshme kjo, prekjeje shpirtërore dhe mërzie të pa përshkueshme, e cila la gjurmë të pashlyeshme mallëngjimi të përjetshëm dhe vaj që kujton humbëjetësit- kësisoj, të të gjitha kohëve.

Shembulli i tij do të jetojë dhe mbetet përgjithmonë në zemrat dhe  historinë e kujtimeve kobzeza për të gjitha vrasjet e kësaj natyre në këtë vend !

Ai erdhi i vetëm dhe para pak muajsh i ngarkuar me një mision të nderuar si kandidat i ri për deputet në këtë vend fatkeq, ku vrasjet e pazbardhura ndër vite, palohen si tra të rëna njëra mbi tjetrën.

Krimet e pasqaruara si ky (qoftë) i fundit,sa vijnë e trashin  fijet e zullumit ndaj këtij populli, të cilat me rritjen e numrit të të vrarëve përditë e më tepër ngritin muranën piramidale të fatkeqësive, duke u kthyer në përmendore turpi për historinë më të re të shqiptarëve.

Kalimi i shkurtër i Elvis Pistës-para opinionit kombëtar, mbeti kaq i pranishëm ndër ne, sa që nga të gjithë do të duhej të kuptohej si porosi përfundimtare , për mos lejimin me asnjë kusht të përsëritjes së ngjarjeve të tilla në vendin tonë.

Vdekja e tij,jo vetëm se la  gjurmë të pashlyera por edhe do të reflektoj fuqishëm me shkrepje aq të forta mospajtimi sa t`ua verbojë sytë të gjithë deputetëve të kësaj legjislature, nëse ata pa dallim partie, në shenj proteste nuk vënë si kusht mospranimin e detyrës si dhe mos fillimin e punës, pa zbardhjen e vrasjes makabër të kolegut të tyre.

Akt ky i cili mund të kthehet në një fillim historik për zbulimin e krimit dhe çelës magjik për hapjen e mynxyrës së të gjitha vrasjeve të dyshimta nga antishqiptarë të cilët për kaq vite ia kanë bërë benë këtij vendi dhe populli.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)