25 Dhjetor 2024

Në emër të kujt po fol ti tosi

Shkruar nga Shaqir Dabulla

Djali im, ti nuk e di se me sa pak mëshirë qeveriset bota/Uksensherna, kryeministër i Suedisë, 1612.

Jam i sigurt z. Lubonja do ta kishe lexuar këtë shprehje do kishe folur shume me pak kundra korrupsionit ne përgjithësi. Me vjen pak çudi se si me çfarë te drejte ose me çfarë autoriteti diskuton për UÇK, na hedh idenë se një komb shqiptar i bashkuar qeveriset me mire dhe se osmanet nuk paskan qene armiqtë tanë kryesore.

Tosi ajo çfarë kane bere serbet me shekuj ne Kosove nuk ka te krahasur me atë se çfarë ti akuzon UÇK. Pastaj ajo është një çështje qe nuk te takon ty. Se ty as te kane vrare, as te kane prere.

Ti as nuk ke mbushur e as ke shkrepur pushkë, dhe me siguri as nuk ke dale ti presësh krahapur ne pallatet e sportit ne Shqipëri kur ata filluan te vinin me autobusët rrangalle ne vitin 99. Shqiptaret e Kosovës kane nje te mire qe është e keqja e tyre.

Mysafiri mund te llomotisë dhe askush nuk i thotë qe e ke gabim. Kështu qe për sa kohe qe do hysh e do dalësh një gjë do ta kesh te sigurt me vete do mbartesh vetëm mendimet e tua. Lexova vetëm disa pjese te një intervistës tende qe kishe bere ne një televizion ne Kosove.

Me çudit se nga te ka ardhur kjo ide se, krijimi i një shteti shqiptar do të ishte më mirë që të jetë një shtet më i madh; je më i mbrojtur, ka një klasë politike më të mirë, por rrethanat janë që të jetë e ndarë Kosova dhe Shqipëria.

Me çfarë garanton ti qe klasa politike do jete me e mire. Deri dje kishim Saliun i cili na e ndau Shqipërinë ne veri dhe ne jug. Madje deri ne atë mase sa deri sot zor se besohej se mund te kishte aq shume simpatizantë te majte ne veri te Shqipërisë.

Si thua ti nëse krijohet një shtet i madh për ke do votojne shqiptaret e Kosovës për Thaçin, Ramushin, Kurtin, Bashen, Ramen apo për ku di une. Po minoriteti serb për ke do votonte? Çfarë do ti behet ajo qe beri Saliu 20 vjet?

Çfarë do te thuash me nje klase politike me te mire? Për cilen klase e ke fjalen? Pastaj nga kush do jemi te mbrojtur?. Evropa po mundohet ti fuse keto dy shtet ne BE dhe ka frike se me sugjerimet e tua po tingellon pak si antieuropian. Pastaj si e shef ti kete bashkim te madh me apo pa Mitrovicen e Veriut. Me projeksionet e tua sa parti do kishim ne total?.

Përsa i përket gjykimeve te luftës se kush i ben edhe kjo besoj fort se nuk është një çështje qe nuk te përket. Ti Tosi ke te drejte te japësh mendimin tend po kete te drejte e kam dhe unë. Ne fakt jane te huajt ata qe kane kontribuar ne clirimin e Kosovës dhe ne formimin e shtetit. Mire ose keq kete do ta gjykoje koha. Por te pakten ata kane te drejte te marrin pjese ne gjykim qofte edhe te gjykojne, por ti nuk te te drejte ta besh nje gje te tille. Pasi sic thote nje shprehje; nese nuk me ndihmon dot, nuk me gjykon dot.

Sa për Vetëvendosje lere aty ku është. Albin Kurti dihet ka qene i burgosur ne burgjet serbe gjate kohes se luftës. Nderkohe qe ka akoma te zhdukur qe nga ajo kohe qe nuk i jane gjetur eshtrat, Albin Kurti është akoma midis nesh. Mbaj mend qe për Albin Kurti nuk është deklaruar ndonjehere se nga i ka marre fondet për themelimin dhe aktivitetin e Vetëvendosjes.

Kur flet me dashamirsi për osmanet Tosi duket qarte qe ju ke lexuar pak mendjen shqiptareve te Kosovës dhe jam i sigurt qe dhe ti nuk je i bindur për ate qe ke thene. Por ke te drejte nuk mund te flasesh keq ne nje vend ku feja muslimane me tepër është përdorur për tu dalluar dhe veçuar si një element shtese i ndryshimit nga popullsia sllave. Besoj se dhe vete e ke vene re qe ajo qe i dallon shqiptaret e Kosovës nga Serbet është, gjuha, feja dhe zakoni. Prandaj Tosi mos u be dredharak me vëllezërit e tu. Sepse bashkimi nuk behet me dredhi por me sinqeritet.

Për ta mbyllur po te sugjeroj qe te mos ta gjykosh luften e UÇK-se. Ate le ta gjykojen vete shqiptaret e Kosovës dhe ata qe kane marre pjese ne te. Mos gjyko te kaluaren, por gjyko te tashmen sepse ate Saliu na e shiti si rruga e kombit dhe përfundon ne kufi me Serbine, po me kujton nje kenge cetnike serbe “kush tka then kusht tka rrejt qe ska Serbia det. E ka detin e ka detin, e ka deri ne Vlore.”






Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)