26 Dhjetor 2024

Ndryshimet kushtetuese në prag

Shkruar nga Blerim Burjani

Pritet më në fund të ndryshohet kushtetuta tranzitore e Kosovës, të gjitha sinjalet janë, edhe ndryshimet e bëra me herët janë bazë e mirë, unë para një kohe të gjatë sidomos kur përfundojë punën grupi punues për ndryshime kushtetuese pata thënë se këto ndryshime nuk priten te bëhen pa marrëveshje me Brukselin dhe Beogradin, kështu ishte rikonstruar kjo ngjarje ngadalë, bashkësia ndërkombëtare kishte bërë një skenar të tillë shumë heret.

Nuk ishte e rastësishme pse pritej që të vendosnin se çfarë iu interesojnë vendoreve më ndryshua në kushtetutë?

Tash më këtë e dinë,është vështirë për ti ndalë ato sepse këto gjera krejt janë investime ndërkombëtare,shumë shpejt pritet që ata ti ftojnë këta politikanët e tjerë që rezistojnë për t’iu thënë shumë shkurt disa gjera ,përse duhet të ndodhin ndryshimet kushtetuese..?

E pastaj këta politikanët që janë më bollëk në Kosovë,do të thonë mirë është,duhet bërë ndryshime se këtë po e kërkojnë ndërkombëtarët,ju e dini që kusht është reforma kushtetuese dhe ajo zgjedhore për zhvillime integruese.

Është për çudi se si n ë disa mediume dhe në disa Tv dalin do njerëz merren here me ekonomi e herë me zgjedhje e herë me kushtetutë, pastaj njerëz të panjohur për ndryshime kushtetuese e flasin edhe në Tv iu ka ra me dëgjua njerëz të tillë tu komentua në stilin “hajt pak”, është në krizë me ditë çka po ndodhë a këndë duhet me ndegjua?

Po mirë pritet edhe finalja, janë mbet dy gjera për të ndodhë Serbia te bënë një hap për të përafrua njohjen e Kosovës në ndonjë variant të butë e tranzitore ,kjo tash më është përgatit,skenari nuk është njëkatësh, në këtë drejtim por përfshinë dy palët, duhet lëvizur përpara me ndonjë rezultat ,unë konsideroj se kjo është pozitive.

Edhe Kosova do te humbë diçka edhe Serbia kështu është gatuar skenari,tash dikujt i pëlqen kjo dikujt jo??Natyrisht se neve na prek se është fol për territorin tonë e për territorin e Serbisë jo. Edhe Serbia ka borxhe ndaj pjesëve shqiptare në territorin e saj.

Kosova ka nevojë për një kushtetutë që forcon shtetin e Kosovës

Ndryshimet kushtetuese priten të ndodhin, Kosova duhet te ketë kushtetutë që definon raportet shtetërore dhe plotëson nevojat për një kushtetutë shtetërore, por kuptohet në dobi të forcimit te shtetit, integritetit shtetëror.

Asnjëherë deri me tash pala kosovare s’ka ndryshua kushtetutë, këtë e kanë bërë tjerët, ekspertet e huaj me punën e tyre,por me kujtohet se ka dhe njerëz tek ne që thonë ne i kemi bërë këtë kushtetutë?

E ata ishin vetëm të konsultuar, e kurrë asgjë më shumë por na patën lodhë tu treguar se ata kanë kryer punë në të, por e vërteta ishte krejt ndryshe, me kujtohen dikur ne kornizën kushtetuese dy konsultanta vendor dhanë dorëheqje, kur e kuptuan se ata nuk pyeten për atë punë, kjo ka vazhduar edhe sot kështu,veç me ritëm tjetër, por as reforma zgjedhore nuk do bëhet sipas nevojave vendore jo vetëm çfarë thonë partitë politike tek ne,që përfaqësuesit e tyre nuk dinë çka thonë veç janë mësua me thanë me shumë zona ose me një zonë zgjedhore, e tërë puna sipas tyre është, kjo në realitet është më ndryshe dhe shumë më substanciale se kjo çfarë dëgjon njeriu prej tyre .

Reforma zgjedhore me një zonë zgjedhore –kjo është e thjesht edhe ashtu deri tash ishte një zonë,përderisa ligji për zgjedhjet ka shumë telashe në brendinë e vet, mund të interpretohet në variant të ndryshme dhe lenë prapa dilema, por kur te shihet s’ka pas as punë serioze në trajtim të këtij ligji, kjo është për të ardhure keq,ne që kemi punua në zgjedhje ose jemi marr në një kohë të gjatë më zgjedhjet e dijm shumë mirë por këtë njerëzit prej pozitës jashtë loje që kanë punuar gjoja në ndryshime të këtij ligji kanë lënë dilema edhe më të gjera, kjo është për çudi sa njeri del me fol për këtë punë, e asnjëherë as në KQZ nuk janë kanë…?

Por kjo është kështu në shtetin tonë niveli I dobët dhe kualiteti I dobët I të menduarit profesional dhe politik po sjell shoqërinë tonë në problem të mëdha, shumë njerëz që s’kanë mundur me gjet veten në parti janë marrë me analiza e kritika, madje edhe do që kanë thanë themeluar oda ndryshme ekonomike dhe ekonomist -merren me ndryshime kushtetuese e zhvillim të politikes,kjo është në rregull që shprehin mendimet e tyre,por problemi është se për çka në këtë vend studiohen shkencat juridike e shkencat politike ???

Për me dal me fol ekonomistat për ndryshime kushtetuese, këto gjera janë studiuar nga ndërkombëtarët e dinë se në vendin tonë nuk ekziston një vetëdije intelektuale afirmative por ka shumë entuziast të tepruar me dëshira të mëdha, por në rregull të gjithë kanë të drejt të shprehin mendimin e lirë,por kjo po ndikon edhe ne formimin e vetëdijes dhe opinionit publik se qytetari I sheh këta njerëz tu u munduar gjithë kohën me thanë diçka, e me lexue literature për politikën, demokracinë e zgjedhjet etjera.

Kjo shumë dëm I ka bërë vendin tonë deri me tash s’ka kulturë debati të mirëfilltë dhe profesionalizmi por ka “hajt pak”.

Ndryshimet kualitative në kushtetutë janë të nevojshme gjithmonë,andaj fakti kryesorë është se kjo rrugë e ndryshimit të kushtetutës nuk është nis sot por është nisë para dy vjetëve ,andaj tash veç po vijnë gjera duke klasifikuar çka duhet e çka jo të ndryshohet në kushtetutë?

Tash klasifikimet e tekstit kushtetues janë bërë,  duhet filluar ndryshimet,e bindja për ndryshime është me e lehtë se partitë politike vet e kanë kërkuar këtë ,tash kjo bëhet..,s’ka nevojë për tu çuditur.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)