21 Prill 2025

Ndryshimet demografike në Maqedoni, brengosin Serbinë

Shkruar nga Ismet Azizi

Kryetitujt më të shpeshtë të shkrimeve apo analizave në mediet serbe janë: “Do të jemi pakicë kombëtare në Serbi; Në Serbi  janë zbrazur  1600 fshatra; Nataliteti më i ulët në Evropë; Serbët  zhduken brenda 500 viteve”?!, Populli serb ngadalë  vdes për shkak të mortajës së bardhë, Beograd: Katër varrime një pagëzim, Çdo e katërta femër serbe nuk është nënë; Çdo tre vjet nga një komunë më pak, etj.

Në realitet regjistrimi- nataliteti është padyshim brengë e madhe për Serbinë pasi që brenda çdo viti zhduket nga një qytet. Thënë ndryshe, Serbia brenda çdo viti, zvoglohet për 60 000 banorë. Kjo është Murtaja e Bardhë që është duke e ndryshuar strukturën demografike të Ballkanit.

Kohëve të fundit mediet serbe i kanë kushtuar rëndësi edhe lëvizjes së popullsisë në Maqedoni. Prandaj, në mediet serbe vërehen edhe titujt  Shqiptarët me natalitet \"pushtojnë\" Maqedoninë.

Enti statistikor i Maqedonisë ka konfirmuar  paralajmërimet e demografëve maqedonas. Për herë të parë pas  65 viteve , vitin e kaluar maqedonasit \"ranë\" nën nivelin e 50 % të lindjeve, sipas shkrimeve të Veqernje Novostit.

Paralajmërimet,  tashmë të njohura  të demografëve në Maqedoni, bëjnë me dije se maqedonasit janë  \"në rrugë\" që të bëhen pakicë në shtetin amë. Këto janë argumentet e reja  të treguesve të Entit Shtetëror të Statistikave në Shkup.

Për herë të parë, që nga viti 1948, kur është bërë regjistrimi i popullsisë për herë të parë si njësi  në vete, vitin e kaluar maqedonasit etnikë \"kanë rënë\" nën nivelin e 50 % të lindjeve. Në Maqedoni, janë lindur 11.603 maqedonas, 7.488 shqiptarë, 1,080 turq, 1,226 romë ...

Në të njëjtin vit, kanë vdekur 14.213 maqedonas. Sipas statiscientëve, bëhet me dije se ka 3,000 vdekje më shumë se lindje. Vitin e kaluar, sipas tragus të njejtë, kanë vdekur 3230 shqiptarë, që është përgjysmë më pak nga  shifra 7488 të lindur. Dihet se zyrtarisht shqiptarët ende konsiderohen pakicë në Maqedoni.

Të dhënat statistikore nga tremujori i parë i këtij viti konfirmojnë se natalitet më të lartë  kanë komunat me pjesëmarrje më të madhe apo  që dominohen nga shqiptarët, siq janë: Tetova, Kumanova, Struga dhe komuna e Çairit  në Shkup, Saraj, Orizare, Aeroport, Studeniçan, Bogovinë, etj.

Në anën tjetër, nivel më të ulët të natalitetit kanë komunat e  Manastirit, Prilepit, Velesit, Koçanit, Ohrit, Kërçovës, Demir Hisarit, Bosilovës  dhe komunat e Shkupit siç janë: Karposhi, Kisela Voda, të banuara kryesisht me maqedonas.

Në Maqedoni, nga viti  2002, kryesisht për shkak të konfliktit politik mes udhëheqësve maqedonas dhe shqiptarë etnikë në qeveri, nuk është bërë regjistrimi i popullsisë. Përpjekjet e fundit të vitit 2011, pas disa shtyrjeve, dështoi para se të përfundoj. Opozita në Maqedoni ka  vlerësuar se vetëm Maqedonia dhe Somalia nuk kanë arritur të regjistrojnë popullsinë më shumë se 10 vjet, duke sugjeruar se ky duhet të jetë shkaku për reagim të OKB-së.

Deri sa të bëhet regjistrimi i popullsisë, të dhënat aktuale statistikore mbi popullsinë në Maqedoni mbeten ato të vitit 2002, me të cilën vendi ka 2.022.547 banorë. Nga ky numër, edhe pse në mënyrë të vazhdueshme maqedonasit janë në rënie, ende zyrtarisht konsiderohet se janë shumicë  me  - 1,297 000 ose 64.2 %, ndërsa shqiptarët 509,083 ose 25.2 %.

Brengë e madhe e Serbisë është fakti se numri i  serbëve në Maqedoni është gjithnjë e më i vogël.

Lakorja e diagramit, e cila paraqet numrin e  serbëve në Maqedoni, sipas demografëve, tregon  rënie krahasuese të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni.  Në vitin 1994,  regjistrimi ka treguar se në Maqedoni kanë jetuar  40.228, ose 2.1 % e numrit të përgjithshëm të popullsisë. 

Ndërsa vitin  2002, në këtë shtet kanë jetuar 35 936 serb që përbën vetëm 1, 7 % të popullsisë së përgjithshme të Maqedonisë. Kështu paraqitet kjo qështje në të përditshmen beogradase Veqernje Novosti.

Shkalla e shtimit natyror  në Serbi në vitin 2011 ishte pozitive vetëm  në shtatë komuna:  në  Komunën Beogradit - Grocka, Novi Sad, Sjenicë, Novi Pazar, Tutin, Bujanoc dhe Preshevë.

Serbia gjatë  vitit 2011 ka regjistruar  shtim   negativ të popullsisë për  minus 5.2 %, ndërsa popullsia e saj është  zvogëluar për  32 683 në krahasim me vitin paraprak.

Sipas të dhënave të Entit të  statistikave, nataliteti ishte  9‰  ndërsa  shkalla e mortalitetit  14.2 ‰.  Vlerësohet  se numri i popullsisë në Serbisë në vitin 2011 ishte 7.258.753.  Popullsia, në krahasim me vitin e kaluar,  ka rënë me 0.5 pikë të indeksit.

Në të njëjtën periudhë, numri i lindjeve të gjalla ka rënë nga 68 304  në  65 598. Numri i vdekjeve ka rënë diç, dhe në vitin 2011 shkonte deri në 102 935,  ndërsa në vitin 2010, kishin vdekur 103 211 persona.

Problemi kryesor i shoqërisë serbe është ai i plakjes së popullsisë dhe zhdukja e fshatrave, qyteteve dhe qytezave të vogla.

 Mosha mesatare e popullsisë në Serbi është 41 vjeç, e cila radhitet në grupin e popujve të vjetër.

Sikur mos të ishin komunat  shqiptare në Maqedoni ato të Sanxhakut (Tutini, Sjenica e N. Pazari) dhe të Kosovës Lindore ( Presheva e Bujanoci), të cilat pothuajse janë të vetmet komuna që kanë shtim pozitiv, atëherë ku kishin  me qenë Serbia dhe Maqedonia?



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)