Ndërkombëtarët e matur përballë Serbisë dhe Kosovës
Shkruar nga Mr. Blerim Burjani
Bashkësia ndërkombëtare ishte e matur , një diplomaci tipike evropiane e ngadalshme por domethënëse mjaftë dhe vepruese në terren, çështjet po vijnë duke u zgjidhur.
Kosova pa kushte me dialog me Serbin ,Serbia kishte kushte mjaftë thelbësore dhe substanciale ne veprim me Kosovën përballë bashkësisë ndërkombëtare . Serbia ishte e qartë, ajo nuk dëshiron të kushtëzohet nga bashkësia ndërkombëtare por kërkon maksimumin për serbët e mbetur në Kosovë, Kosova nuk kishte as guxim për të përmend dhe kushtëzuar Serbin me trojet shqiptare në Serbi.
Atje kishte asistuar OSBE që shqiptarët e Luginës të flasin me Serbin, për pa asnjë rezultat te vetëm. Ska shtensionim të gjendjes në mes dy shteteve pa I zgjidhur problemet reciproke.
Është arrit qëllimi i Serbisë deri me tash të rregullohet një pjesë e madhe e problemeve të saj, duke e siguruar pakicën serbe në Kosovë me të gjitha të drejtat politike dhe territorial.
Serbët dhe komunat e tyre në Kosovë kanë një jetës të pavarur brenda Kosovës. Pritet jetësimi I asociacionit serbë brenda Kosovës me këtë ka arrit qëllimin rezistuesit serbë në shtetin e Kosovës.
Kjo do të thotë se ne jemi populli paqedashës edhe kur është në kundërshtim me interesat shtetërore të vendit, por Serbia aspak sduket demokratike as nuk merret me çështjet e të drejtave të njeriut ato politike-civile, përderisa ne po dukemi te jemi të afertë me shtetet më demokratike të botës, ne kemi tejkaluar krejt kufijtë e mundshëm të drejtës ndërkombëtare kur flasim për të drejtat e njeriut madje as BE vetëm në etër e ka atë drejtën afirmative por Kosova këtë të drejtë afirmative e ka jetësuar në një shtet më pak kilometra kaltëror.
A po shndërrohemi në shtet jofunksional
Ky rrezik duket te jetë real në kuptim te integritetit dhe sovranitetit të Kosovës , kush është përgjegjës për këtë politik kaq shumë gjeneroze ndaj zhvillimeve regjionale? Vështirë se ndonjë shtet kishte pranuar dezintegrimin e vendit më ketë version. Është interesant kur flasim për praktikën ndërkombëtare , asnjë vend nuk kishte me pas këtë gjenerozitet , por bashkësia ndërkombëtare mundet lirisht kryeministrin Thaqi ta dekoroj me nobel për paqe , pse jo?Ky është version me I mirë për një demokraci kaq gjeneroze ndërkombëtare të vendit tonë , përderisa shteti i ynë po ballafaqohet me të gjitha problemet e tilla ekonomike dhe sociale .Shteti ynë me problem të mëdha me një diplomaci fillestare dhe politikanë të cilët janë duke kryer shkollë.
Kushti I ynë përballë perëndimit ishte liberalizimi I vizave dhe MSA
Duket se pazari i ynë ishte më i lehtë dhe më mundshëm për BE, për viza BE njëherë nuk dëshiron as të dëgjojë por për procese integrative është e interesuar, politika gjermane ishte besnike ndaj shtetit tonë dhe ajo SHBA dhe UK, përderisa ne me këtë klasë politike të dobët të pa aftë politikisht, derisa këta të mësohen ne do te kemi pasoja më të mëdha.
Bashkësia ndërkombëtare mate pulsin politik dhe saktë e di se nuk mund të pritet më shumë rezistencë prej kësaj klase të dobët politike, andaj skenari më Iehtë gjithmonë ishte me palën kosovare më I rëndi me palën serbe, sepse ata përkundër humbjes së madhe që pësuan tentojnë të ringjallën me politikë ndërkombëtare për të siguruar pakicën serbe në Kosovë në nivel të drejtave shtetërore.
Kosova pa politik e as diplomaci përballë Serbisë
Shteti ynë kishte një ekip të dobët negocijuese, përderisa një pjesë e madhe ishte e njerëzve të cilët thirreshin vetëm sa për të qen në dialog sepse ishte e ditur se ata nuk pyetën fare për negocijim.
BE kishte marr vesh që pas një viti negocijimi në prag të dështimit të zëvendësoje dhe të fusë në lojë kryeministrat, sepse të tjerët ishin ka shkojnë ka dështimit por jo pala e Kosovës që ishte filloriste në negocijim por pala serbe kishte bërë kërkesë që ndërroj qasje ne dialogë sepse kishte kuptuar se pala kosovare ska ekip ka një njeri me dërguar përherë ne Bruksel dhe do asistentë e përkthyes të kryeministrit andaj Serbia ishte ankuar në Bruksel por jo efikasitet të dialogut.
Kështu hyri në lojë kryeministri i vendit tonë dhe ai i Serbisë, kështu dukej situata, ku edhe sollën marrëveshjen e prillit dhe Serbia bëri hapa të saj historik pas humbjes së Kosovës në gjetjen e zgjidhjes për pakicën serbe në shtetin e Kosovës.