22 Dhjetor 2024

Naftëtarët nga ATK-ja kërkojnë arka fiskale gratis

Shkruar nga Selatin Kaçaniku
 
Naftëtarët ia nxorrën b…ishtin: Kushtëzojnë Qeverinë e Kosovës me kompensim të shpenzimeve të  pajisjes me arkat fiskale gjë të cilën e paskan negociuar me Administratën Tatimore të Kosovës dhe qenkan duke pritur vendim të favorshëm nga Ministria e Finansave?!
 
Naftëtarët me “ nëntë shpirtëra “ (shumë të aftë për ”sallto mortale“ në biznes, me standarde e me ligje) morën guximin për ti kërkuar lëmoshë ATK-së, MF-ës dhe Qeverinë së Kosovës sepse qenkan buzë “falimentimit“?!

Nga lindi idea dhe arsyetimi për të kërkuar kompenzimin (subvencionimin) e shpenzimeve që dalin nga procesi i pajisjes me arka fiskale? Ky guxim i tepërtë (nuk po e them i paciptë ) më bën të dyshoj se naftëtarët kanë krijuar afërsi tepër të madhe ( mos të them marrëveshje, bashkpunim ja ortaki) me disa nga institucionet, disa nga zyrtarët qeverisës e me disa nga liderët politikë?!

Kompenzimi i shpenzimeve (subvencionimi) i kësaj branshe, i kësaj dege, i kësaj veprimtarie biznesore që ne konsumatorët e njohim si tejet profitabile, do të ishte tepër favorizues për naftëtarët (nëse do të miratohej) por do të ishte edhe tejet diskriminues ndaj të gjitha buzneseve tjera. Jamë për zbatimin e Ligjit e jo për favorizim të naftëtarëve që prodhon diskriminim mes bizneseve tjera.

Kjo nga se ne konsumatorët kemi bindjen se,
1.    Naftëtarët janë të aftë finansiarisht ta përballojnë këtë kosto;
2.    Ekziston mundësia që pagesa të bëhet me këste;
3.    Naftëtarët  nuk janë dëshmuar aq të përkushtuar për këthimin e çmimeve të karburanteve kur ato ulen  në Berzën Botërore;
4.    Naftëtarët ishin të dyshuar dhe u hetuan nga Komisioni i konkurrencës për kartelizimin, monopilizimin e oligopolizimin e tregut;
5.    Konsumatori akoma ka dyshime në cilësinë dhe vellimin ( sasinë ) e karburanteve me të cilat furnizohet nga pikat shitëse nga shumica e po këtyre naftëtarëve dhe aq më shumë është i pakënaqur edhe me çmimet e tyre;
6.    Cilësia e dobët e karburanteve, në veçanti prania tepër e lartë e sulfurit akoma skajshmërisht ndotin mjedisin dhe rrezikojnë shëndetin e konsumatorit duke ngritur së tepërmi koston e mirëmbajtjes ( të shpenzimeve ) të shëndetit, kosto kjo që ngarkon edhe xhepin e konsumatorit por edhe Buxhetin e Shtetit. Ndaj Shteti i Kosovës duhet të sigurojë mjete shtesë për mirëmbajtjen e shëndetit të rrezikuar të konsumatorëve nga derivatet jocilësore të një pjese të madhe të naftëtarëve tanë;
7.    Cilësia e dobët e derivative të naftës rrezikon jetën e pjesëmarrësve në trafik;
8.    Dëmton rëndë të drejtat e ngasësve të automjeteve nga mërgata jonë të cilët, nga kompanitë e sigurimeve të automjeteve në vendet ku jetojnë e punojnë, pengohen  ta vizitojnë Kosovën ( sepse iu prishet Polisa e Sigurimit ) për shkak të cilësisë së dobët të derivative me të cilat i furnizojnë shumica e pikave shitëse të naftëtarëve në Kosovë;
9.    Naftëtarët nuk janë realë, nuk janë të sinqerte dhe nuk janë korrektë. Përkundrazi, me këto sjellje ata po i “ tradhtojnë “ edhe “ dostat “ e tyre në instancat vendim-marrëse?!
10.    Ne akoma nuk  harrojmë aferat e naftëtarëve. Le ta kujtojmë vetëm rastin e importit të 98 autocisternave me naftë kancerogjene disulfurike që për javë të tëra u bllokuan në brezin kufitar të Koovës me Maqedoninë?!
 
Poashtu, mendoj se nuk mjafton vetëm reagimi i Aleancës Kosovare të Bizneseve. Lidhur me këtë “marifet“ (të mundshëm) duhet të shprehen edhe asociacionet tjera biznesore dhe afariste, sepse nëse naftëtarëve u bëhet një benefit (leshim) i këtij lloji duhet të përgaditemi të shohim edhe leshime të branshës dhe të natyrës tjetër.  

Konsumatori në Kosovë- taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit të Kosovës (punëdhënes edhe për ATK-në, edhe për MF-në, edhe për Qeverinë, edhe për…) nuk është i gatshëm të shohë “marifete“  dhe lojra e favorizime të tilla që prodhojnë diskriminim mes të gjithë bizneseve dhe mes afaristëve të tjerë. ATK-ja, MF-ja…Qeveria duhet obligativisht ta zbatojnë ligjin kudo dhe njësoj për të gjithë !
 
Konsumatori i Kosovës, për zbatimin e ligjeve në fuqi, në veçanti të fushës së
finansave, kërkon angazhimin aktiv dhe me kohë të të gjithë gardienëve të ligjit, duke nënvizuar prokuroritë – të cilat nuk mund të arsyetohen se nuk janë informuar ose nuk janë alarmuar !
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)