Nafta do të gjendet, por me çmime të larta dhe jo stabile
Shkruar nga Safet Gërxhaliu
Pandemia ekonomike pas pandemisë Covid 19 e ka goditur boten. Kjo krizë energjetike po përcillet edhe me kriza ushtarake, gjeo strategjike , politike dhe në hulumtime ambientale apo në energjinë e gjelbër.
Përveç rrymës dhe gazit sot bota po ballafaqohet edhe me çmime të larta të naftës dhe plinit.
Ekspertët e fushës së përcjelljes së çmimeve të naftës dhe plinit paralajmëron krizë të çmime të naftës deri në fund të vitit 2023 ku bareli i naftës fo të sillet rreth 100 deri në 125 dollar për barel.
Nuk është arsye e ngritjes vetëm kriza ne Ukrainë por edhe faktor të tjerë. Falë presionit ambiental shumë kompani botërore e ne veçanti ato Amerikane i kanë ndërprerë zgjerimin e kapaciteteve prodhuese nga fakti se kanë menduar se nafta i takon të kaluarës dhe janë orientuar në energji të gjelbër.
Sot vetëm dy fuqi të prodhimit mund të prodhojnë me kapacitete si para pandemisë janë Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe por Emiratet janë ne probleme të mëdha me kryengritësit Jemen që po ndikojnë në tensione politike dhe trazira që po e ngadalësojnë rritjen e prodhimit të naftës.
Me marrëveshjen e fundit në mes të OPEC dhe disa nga shtete nga Rusia kanë premtuar se do të prodhojnë 400000 barel nafte çdo ditë, por po Ii prodhojnë vetëm 170000 barel që po e debalansojnë ofertën dhe kërkesën.
Këto ditë pritet një takim me vendet e OPEC-ut dhe pritet që të arrihet marrëveshja për prodhimin e 99.7 milion Barelave nafte çdo ditë por çmimi do të jetë 100 dollar për barel.
Të investohet ne kapacitete të reja hulumtuese për naftë ka kosto të madhe ku llogariten 90 dollarë për barel.
Pandemia Omicron është treguar me butë krahasuar me Covid 19 dhe shumë shtete e kanë përshpejtuar procesin e rimëkëmbjes ekonomike ku nevoja për naftën ka qenë e rritur dhe ka ardhur deri te një debalans në mes ofertës dhe kërkesës ne tregun global.
Shteteve të shumta ju kanoset nje rritje e inflacionit falë rritjes se çmimeve të naftës dhe do te ballafaqohen me sfida te shumta ekonomike, sociale por edhe te fushave tjera.
Vetëm në SHBA rritja e çmimeve është alarmante në 7.9% që një ngritje alarmante krahasuar me më parë.
Edhe ekspertet e JO Morgan dhe ata të Goldman Sachs konfirmojnë një çmim të barelit të naftës për vitin 2022 dhe 2023 që do të jetë prej 105 - 125 dollar për Barel me oscilime te ndryshme nga tre mujori në tre mujor.
Është krizë edhe spekulative dhe besoj kalimtare. Por duhet dialog publiko privat dhe pako për mbështetje te familjeve dhe ne veçanti bizneseve për të përballuar këtë krizë aktuale.