Nacionalizmi pozitiv është vlerë në boten demokratike
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi që llogaritet se është importuesi me i madh i produkteve serbe për territorin e Kosovës dhe i cili ditë me parë, ftesën publike për bojkot të produkteve serbe, e quan te arsyeshme dhe e emerton ftesë patriotike dhe juridike është mirë që ta zbatoj në praktikë dhe me veprime shumë konkrete e reale.
Ai duhet të jetë nismetar i premtimit të dhënë, por edhe iniciatives, për të vendosur rend e rregull mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete edhe në seferen e bashkëpunimit ekonomik dhe të reflektojnë seriozitet, e jo hipokrizi?
Me konkretisht ky beznismen i njohur dhe tani edhe njeriu numër dy i ekzekutivit të Kosovës i cili është edhe hisetari numër një në 4oo milionshin e importit të produkteve nga Serbia në mënyrë shumë gjentelmene dhe me sens të një intelektuali qeveritari si person që e don këtë vend e këtë Kosovë te kërkojë decidivisht edhe permes institucionit ku edhe vepron që gjitha produketet qe importon nga Serbia në ballinen e çdo produkti te importuar drejt tregut kosovare, te ceket se Për Republikën e Kosovës, importues, kompania Elkos... e jo Për Kosovë, Elkos Group......,por e njejta të vlej, edhe për kompanitë tjera importuese kosovare që marrin mall nga Serbia.
Pra, që në produktin që vjen nga Serbia domosdo të jetë e shkruar së i dedikohet Republikes së Kosovës.
Është e pakontestueshem se edhe në qeverisjet e mehershme ka pasur zëvendëskryeministra, mjaft ministra e zevendes ministra, (jo vetem serb) që nuk i kanë besuar realitetit të ri së Kosova tashme është shtet dhe e pavarur, andaj, zëvendëskryeminister Kelmendi e ke rastin qe me letra ta detyrosh Serbinë të na njoh, veprim që me siguri do ta tumirnin edhe beznismen tjerë.
Më këtë veprim do të tregohesh edhe institucionalist dhe përkrahes i këtij shteti ku edhe je sistemu me shumë mund e sakrificë, duke ndërruar parti e liderë nga me te ndryshmit, andaj nga deklaratat folklorike, kalo në ato konkrete dhe praktike se e ke rastin dhe momentin!
Ta marrim pak shembull nga izraelitet,qe jane model ne bote, se si bahet, ndertohet dhe ruhet shteti !