27 Dhjetor 2024

Na ka verbuar lakmia

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Se jemi aq te lige, "harrestar", përbuzesh....., jemi dëshmuar shume here,por ne veçanti rasti me Bajram Rexhepin, kryeministër i pare i IPVQ-së, pastaj ministër e deputet, pjesëtar i UCK-së, i cili ka një kohe po vuan nga një sëmundje e rende, pothuaj, është harruar nga Institucionet tona, por edhe shokët e partisë,dhe liderët shtetëror, dhe edhe kjo dëshmon, se edhe si humaniste, nuk jemi kurrkah!

Jo vetëm gjate qëndrimit ne QKUK,ku nuk iu mundësua një tretman mjekësor dinjitoz,e qe disa te tjerëve, siç dihet, iu patën lëshuar gjithë kati i disa reparteve, Bajram Rexhepit, edhe kurimin e mëtejme ne Turqi, ia mundësoi një OJQ qe financohet nga Turqia , e jo nga Institucionet tona dhe nga buxheti i shtetit t Kosovës (qofsha i gabuar ne Informata).

Pse nuk është vizituar, bile një here ne spital ne Turqi, nga një delegacion i larte i Kosovës, me ne krye kryeministrin, (qe tashme është ne shkuarje), nga ministri i shëndetësisë, apo edhe presidenti e kryepralamentari, veprim qe do te fuqizonte moralin edhe tek Rexhepi tashme i sëmuar, por edhe do te reflektonte shenje respekti për kontributin e dhenë gjate luftës dhe pas luftës si mjek i UCK-se, dhe politikan i rangut me te larte ekzekutiv te vendit pas lufte, meqe, kontributi i tij, krahasuar me disa te tjere qe edhe sot i kemi në pozita te larta,dallon si dita me nate... ?

Na ka verbu lakmia dhe pushteti,!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)