22 Prill 2025

Na ishte njëherë një LDK

Shkruar nga Faik Krasniqi

Zgjedhjet të dielën në LDK, ishin si ato të Koresë së Veriut, \'\'alla Kim Jong\'\'. Përjashtimi i delegatëve të diasporës, ruajtje e derës me dy truprojë, largimi nga Kuvendi delegatëve të diasporës, largimi i mediave nga salla ku po mbahej Kuvendi, votim me aklamacion dhe duartrokitje  dhe kritika të tjera të shumta, ishin tipike të stilit komunist dhe diktatorial, ku lideri i partisë zgjidhet me duartrokitje dhe brohoritje!

Në këtë mënyrë janë zgjedhur edhe diktatorët më të tmerrshëm që ka njohur historia, e të dielën delegatët e LDK-së e bënë të njëjtën gjë!

Lidershipi i LDK-së ishte përgatitur qysh në fillim, që ta digjnin në stilin diktatorial, kandidaturën e Vjosa Osmanit, sepse e dinin që nëse Isa Mustafa futet në votim të fshehtë me zonjën Osmani, delegatët e LDK-së do t\'i jepnin goditje Mustafës, prandaj shkuan në votim me aklamacion!

Garda e \'\'vjetër\'\' e LDK-së, duke e ditur rrezikun që ju kanosej nga kandidatura e zonjës Osmani, vepruan në këtë mënyrë dhe shkelën këmbë e kokë statutin e LDK-së, sepse statuti i saj parasheh që votimi të bëhet  në mënyrë të fshehtë, që delegatët të votojnë të lirë dhe pa asnjë presion, për ta zgjedhur kryetarin e partisë!

Ky nuk ishte Kuvend, por ishte plenium i mashtrimit, joshjes, presionit dhe shantazhit, e përjashtimit të zërave kritikë brenda LDK-së, duke mos i futur as në Këshillin e Përgjithshëm, tamam e stilit tipik komunist dhe diktatorial!

LDK-ja të dielën nuk zgjodhi as lider të partisë, e as njerëz që do ta udhëheqin këtë parti, por zgjodhi servilë dhe të dëgjueshëm të liderit dhe sejmenëve të tyre, mjerana që e kanë ngulfatur këtë parti, duke e rrënuar imazhin e kësaj partie, që në kohën e Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ishte superlidere në skenën politike të Kosovës!

Delegatët e LDK-së  me rizgjedhjen e Isa Mustafës kryetar të LDK-së dhe gardës së \'\'vjetër\'\', që janë fajtorët kryesorë për humbjen e disa palëve zgjedhjeve dhe humbjes së vazhdueshme të elektoratit të saj, LDK-ja pas humbjes së gjysmës së elektoratit të saj, kur lidhi koalicion me PDK-në, me rizgjedhjen e këtij lidershipi, i dha goditjen përfundimtare kësaj partie dhe kurdo që të mbahen zgjedhjet, e që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti, ose në fillim të 2016, do të pësojë debakël dhe do ta ketë fatin e AKR-së!

Me këtë lidership diktatorial që ka LDK-ja, vështirë se do të arrij zonja Donika Gërvalla që ta kontestojë zgjedhjen e këtij lidershipi, për shkak të shkeljes së statutit, por deputetët e LDK-së, që ja duan të mirën kësaj partie, duhet të bëhen bashkë dhe t\'i japin një goditje të fortë këtyre shkatërruesve, duke e çuar vendin në zgjedhje në jashtëzakonshme, dhe atëherë mund të bëhet Kuvendi i jashtëzakonshëm i kësaj partie, duke e larguar komplet gardën e \'\'vjetër\'\' dhe zgjedhjen e Vjosa Osmanit kryetare të partisë dhe një kryesi e këshill të përgjithshëm, me njerëz të rinjë, profesionist dhe me integritet të lartë, të ndershëm, rugovist me zemër, me të cilët do të kthehej elektorati rugovian dhe lavdia e dikurshme e kësaj partie, duke qenë super-lidere në skenën politike të Kosovës! Përndryshe, kjo parti me këtë lider dhe me ata servilë e mjerana që e rrethojnë, do ta ketë vështirë edhe pragun ta kalojë!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)