23 Dhjetor 2024

Na duhet ribërja e Shqipërisë etnike

Shkruar nga Cenë Pushkolli

Jo federatë por Ribërje të Shqipërisë Etnike o Kreshnik Spahiu. Nuk ekzistojnë dy shtete shqiptare, nuk na duhet Federata Kosovë Shqipëri, por na duhet Ribërja e Shqipërisë Etnike.

Propozimi dhe qëndrimi i juaj lidhur me formimin, krijimin, themelimin e Federatës së dy shteteve shqiptare duke aluduar për Kosovën dhe Shqipërinë për neve Republikanët e Kosovës, Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe disa shoqata në programin e të cilave është paraparë Ribashkimi Kombëtar Shqiptar është i papranueshëm dhe si i tillë hidhet poshtë.

Sepse ne konsiderojmë se ju me këtë propozim e vërtetoni miratimin  e copëtimit të Shqipërisë Etnike të vitit 1913, dhe hapni një “storie” të re, një Shqipëri që në të ardhmen nuk do të quhej Shqipëria Etnike, por do të quhej Federata e Shqipërisë dhe e Kosovës. 

Në  anën tjetër nëse eventualisht ka hamendje për ta përkrahur idenë e jauj nga institucionet e shtetit shqiptar, apo edhe të ndonjë subjekti tjetër politik, ne po u themi se me këtë akt ju po ia humbni të drejtën e Shqipërisë që t\'i rikthehen trojet e ndara me dhunë.

“Manovrimin” që jeni duke e bërë Kreshnik Spahiu na e thotë mendja se jeni duke punuar sipas diktateve të “mësuesve të juaj”, selia e të cilëve është në dreq të mallkuam, por jo assesi në zemrat e shqiptarëve. Prandaj mos luani me ndjenjat patriotike të shqiptarëve.

Propozimin që e plasuat  në opinion dhe në organe kompetente të KQZ-së, lidhur me formimin, krijimin, themelimin e Federatës së dy shteteve shqiptare duke aluduar për Kosovën dhe Shqipërinë  nuk është asgjë tjetër përveç një marketing politik.

Ne ju themi zotëri Spahiu që të mos luani me ndjenjat e shqiptarëve patriot, respektivisht me të gjithë ata shqiptar që e duan vërtetë ribërjen e Shqipërisë etnike.

Ju këtë propozim me siguri e keni bërë për atë që ju duhen votat në zgjedhjet e parapara që do të mbahen gjatë këtij viti e asgjë tjetër.

Ju neve në Kosovë nuk duhet dhe nuk mund të na mësoni se çfarë duhet bërë me kushtetutën tonë, ndërkaq për vete dhe për subjektin që ju i prini është mirë të angazhoheni që të jetësohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në tërësi.

Nëse ju atë e kërkoni dhe nëse vërtetë jetësohet Kushtetua e Shtetit, atëherë puna është e kryer. Modalitetet e organizmit të shtetit bëhen më vonë, atëherë kur ne i bashkojmë të gjitha punët tona.

E sa i përket Kosovës ju duhet ta dini pasi që veç na sugjeroni se çfarë duhet të bëjmë që ta fusim në kushtetutë referendumin, kjo gjë kërkon konsensus me të gjitha pakicat kombëtare që jetojnë në Kosovë, e kjo është e pamundur.

Duke e ditur ne këtë fakt, ne do ti mbledhim nënshkrimet e duhura dhe ta”obligojmë” Kuvendin e Kosovës që ta fus në rend dite një kërkesë të qytetarëve( lexo: kjo kërkesë ka të bëjë me Ribashkimin Kombëtar Shqiptar) që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sepse ne nuk po duam të biem ndesh me nenin 3 të Kushtetutës së Kosovës.

Kërkesa jonë nuk është e sanksionuar me asnjë nen dhe pjesë të nenit të Kushtetutës së Kosovës. Duke i pasur këto parasysh Kuvendi i Kosovës duhet të debatojë për kërkesën tonë që ka të bëjë me Ribashkimin Kombëtar. 

Nëse këtë kërkesë të zgjedhurit e popullit, pra parlamentarët e Kosovës e hedhin poshtë, atëherë ne do ti kërkojmë rrugët alternative vetëm e vetëm që të arrihet qëllimi i të gjithë atyre që e duan formimin e Ribërjes së Shqipërisë Etnike, ishin fjalët e veprimtarit të përbetuar të Ribashkimit Kombëtar, prof. Hazir Shala dhe të Musa Bajraktarit kryetar i Republikanëve të Kosovës, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)