Muri në Mitrovicë dhe reflektimi i tij në Luginë
Muri në Mitrovicë, veçmas këto 2 javët e fundit, gjithënjë e më shumë është duke patur implikime dhe ndërlidhshmëri me realitetin në Luginë të Preshevës.
U dëgjuan edhe opsione politike, por të cilat nuk kishin qëndrueshmëri në asnjë aspekt tjetër, si ajo për shkëmbim territoresh( pra një formë të ndarjes së Kosovës).
Derisa këto dy ditët e fundit, u njohëm në medie, që është arritur një marrëveshje për heqjen e Murit në Mitrovicë - kjo është njëra anë e marrëveshjes, që pala Shqiptare i referohet, porse pala serbe i referohet anës tjetër të marrëveshjes - koncesionit të bërë, që paralajmrojnë një mur tjetër edhe më të lartë!
Praktikisht dhe realisht asnjë marrëveshje në botë nuk bëhet vetëm me lëshim të një pale, por në çdo rast dy palët bëjnë lëshime!
Për një gjë jemi të sigurtë, që edhe pse pala Shqiptare nuk është duke e thënë ende, në këtë marrëveshje është edhe lëshimi ynë!
Me këtë Serbia, përmes
instrumentalizimit të minoritetit serb të veriut të Kosovës, në një të ardhme jo më larg sesa 1 vit, do shkaktoj një veprim të ri, sipas gjitha mundësive do jenë me efekte politike të ngjajshme apo edhe më të mëdha!
Derisa problemet e brendshme të Kosovës, dialogohen në Bruksel me një shtet tjetër( Serbinë), nga ana tjetër Lugina e Preshevës, mbetet plotësisht e harruar, edhe pse ishte premtu ndërkombtarisht zgjedhja e Statusit Politik me dialog!
Derisa problemi i Luginës së Preshevës, që në 2001, ishte i njohur ndërkombtarisht, por që pastaj në vazhdimsi minimizohej, ndërsa i Kosovës Veriore, është ngritur më pas!
Ne Lirinë kërkojmë vetëm kur armiku na detyron!( fatkeqësisht)
Lugina e Preshevës, veçmas spektri i saj politik, uroj e dua ti paralajmëroj që mos të kapemi sërish në befasi, me këtë murin e ri të paralajmëruar! Veprimi i ri që do ndërmarrin Serbia përmes serbëve të veriut, është e rëndësishme jo vetëm për çështjen interne të Republikës së Kosovës.
Rusia njejtë vepron në shumë vende të botës( kujto: Ukrainën, Sirinë, por edhe shumë vende të tjera), njejtë edhe Serbia është në Ballkan!
Derisa bota ka sytë në Ballkan, të njohur si dialogu Kosovë-Serbi, derisa historia na tregon rastin e Dejtonit( kur Kosova përjashtohej nga trajtimi- e mos të përmend raste të tjera), e që pastaj pasoi Lufta e përgjakshme!
Një gjë të tillë mos tia lejojmë Qytetarve tonë në Luginë, që shkaku i mosbërjes pjesë të dialogut edhe Statusi politik i saj të mbetet peng i një lufte të ardhshme( të gjithë që do ju thonë, sdo ketë luftra, vetëm ju mashtrojnë)! Heshtja juaj( e politikanve të Luginës), mba në vete edhe përgjegjësinë dhe fajësinë, për çdo kalvar i ardhshëm i Luginës!
Ti paraprijmë Lirisë së Luginës, mos të presim të na detyroj armiku!
Mos të harrojmë, derisa e lejojmë që Serbia të veproj lirshëm kundër Atdheut tonë( në Kosovë), e ne Lugina e Preshevës shikojmë, nesër po kjo do veproj lirshëm kundër Luginës, derisa Kosova do shikoj!
Qeveria e Kosovës, duhet të kordinohet dhe që ti udhëzoj edhe qeverinë lokale të Luginës, që nga dialogu Kosovë-Serbi, të nxjerrin më shumë lëshime nga Serbia!( derisa hyhet në dialog, synimi kryesor është përfitimi i sa më shumë lëshimeve-koncesioneve të palës tjetër)!
Muri tjetër mos ta zë Luginën në befasi, e pastaj të dalin edhe më shumë zëra, duke tentu ta arsyetojnë një opsion politikë, duke coptu një pjesë tjetër të Atdheut.
/Autori është i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik! Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake/