23 Dhjetor 2024

Muja, dorëheqja nuk mjafton

Shkruar nga Lëvizje Vetëvendosje!

Sot u ngrit aktakuzë kundër kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, dhe pesë zyrtarëve të tjerë komunal për korrupsion, keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit, për përfitim personal. 

Ky është kryetari i katërt nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ndaj të cilit organet e rendit kanë ngritur aktakuzë për krime të rënda.

Me këtë ritëm, mund të konkludojmë se as të tjerët nuk mbeten prapa, me gjasë është vetëm çështje kohe se kur do të ngrihen aktakuza edhe ndaj tyre.

Ky nivel i krimit, korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës nuk është vetëm dukuri e nivelit komunal. Në fakt niveli komunal është zgjatim i korrupsionit në nivelin qendror.

Korrupsioni i cili tashmë është dëshmuar në prokurimin publik, përmes ryshfetit e nepotizmit ka rezultuar në kapjen e shtetit tonë nga ana e kriminelëve dhe mafiozëve.

Kosova nuk do të zhvillohet as politikisht e as ekonomikisht përderisa në pushtet të qëndrojnë rrjete të tilla mafioze.

Kësaj radhe si edhe më herët, Partia të cilës i takon z. Muja, pra PDK, nuk mund të shfajësohet nga kjo aktakuzë e radhës duke u thirrur në përgjegjësi personale të njerëzve.

Në fakt, Kryeministri këtë nuk e ka bërë as më herët.  Përkundrazi në rastin e të dënuarit që më pas u  arratis, Xhabir Zharkut, Kryeministri Thaçi e lavdëroi për punën e bërë gjatë fushtatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kaçanik. 

Për këtë aktakuzë të radhës, PDK bart përgjegjësinë politike e morale për vjedhjen e qytetarëve të Prizrenit. Posaçërisht duke ditur përkrahjen që Kryeministri ka ofruar për Mujën, përkundër dëshmive të shumta nga qytetarët dhe Qendra e Vetëvendosje!-s në Prizren.

Lëvizja Vetëvendosje ripërsërit qëndrimin e saj për çrrënjosjen e korrupsionit si parakusht të zhvillimit politik, social e ekonomik të Kosovës. 

Në alternativën qeverisëse, Lëvizja i ka kushtuar rëndësi të veçantë kësaj lufte. Edhe tani, edhe pas rrëzimit të kësaj qeverie, Lëvizja Vetëvendosje do të punojë pa ndalur në zbulimin e hajnisë në të gjitha nivelet deri në largimin e kësaj dukurie nga çdo institucion në vendin tonë. 

Edhe njëherë ju bëjmë ftesë të gjitha organizatave politike, shoqërore e ekonomike për bashkërendim të aktiviteteve për të shpejtuar fundin e kësaj qeverisje të dëmshme duke theksuar se tanimë dorëheqja nuk mjafton!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)