(Mos) Votoni disa nga ish deputetët, thirrje për ndërgjegjësim qytetar!
Shkruan: Prof.dr.Fadil Maloku, sociolog
I.
Zgjedhjet e parakohshme. Tash definitivisht po dihet që Kosova po shkon në zgjedhjet e parakoheshme(jo të jashtëzakonshme, anipse është një situatë e jashtëzakonshme?!). Nuk do të ishte keq të portretizonim kalimthi njerëzit që morën mandatin e zërit të popullit në zgjedhjet 2007, e që shpresonim se do ti japin një rrjedhë pozitive parlamentarizmit dhe qytetarisë së këtij vendi.
Por, a ndodhi kështu? Përgjigjën më të mirë do ta japim nëse në ndërkohë sa ishin të njejtit në mandatim të analizojmë disa nga dukurit negative që e përcollën në vecanti punën e (jo)aktive të parlamentit, e sidomos fenomenin e kontrabandimit të mandateve nëpër partitë e ndryshme politike, dukurinë e prostuticionit publik politik (siq e cilësoi një diplomat i jashtëm punën e ndrrimit të bindjeve personale të sovranit).
Meqë nuk kemi edhe gjithaq hapsirë për ti elaboruar më detajisht të gjitha të bëmat dhe të pabëmat e tyre, le të nisemi nga një vendim që ata nuk e morën për Kosovën, por për vetën e tyre. Fjala është për privilegjet e tyre materiale, ata vetes i siguruan të ardhura të majme edhe pas shpërndarjes tempullit të demokracisë.
Për këtë privilegjë të pandërgjegjëshme ata ishin kujdesur qysh gjatë kohës sa ishin në këtë pozitë, pavarësisht se shoqeria civile dhe disa nga mediet lokale e kundërshtuan ashpër këtë vendim por, nuk arrijten, sepse fitoi argumenti i fuqisë së gishtrinjëve te tyre! Këtë bindje të tyre e fuqizojë edhe neni 14 , ( deputeti gjatë ushtrimit të mandatit të tij ka të drejtë kompensimi për pagë bazë, kurse gjithashtu ka të drejtë edhe për pagë kalimtare pas përfundimit të mandatit.....(!?) të cilin gjithashtu vetë ata e kishin aprovuar në mënyrë unanime?!.
Kur të kihet parasysh shkalla më e lartë e papunësisë, dhe e korrupsioni jo vetëm në rajon por edhe në Evropë, pastaj ajo krimit të organizuar dhe sidomos varfërisë, duket që ky vendim i tyre ishte i tepert dhe i pamoralshëm edhe për shkak të monopolizimit të vendimit për ta bërë atë!
II.
Kontrabandimi me votën e qytetarëve. Ky fenomen i fuqizuar sidomos në zgjedhjet e sivjetme nacionale do të mbahet në mend edhe për shkak se motivet e disa ish deputetëve për tu transferuar nëpër subjektet tjera, nuk mund tu adresohen shkaqeve të koncepteve, programeve e aq më pak bindjeve dhe procesit të profilizimit të brendshëm të ndodhur përmbrenda vetë subjekteve kryesore politike në skenën aktuale në Kosovë, por para së gjithash interesave personale materiale (rrogave super të majme!?) që ishin përkujdesur sa ishin ne mandatim pastaj statusit të imunitetit, si edhe shumë privilegjeve tjera të dekretuara edhe me fuqinë e vis majorit-alias rregulloreve dhe ligjeve të legjislativit..
Thënë më troq, kjo lojë kinse eufemiste sipas tyre, nuk mund të shquhet ndryshe veqëse si kontrabandim me voten e qytetarëve të Kosovës! Zgjedhjet e dhjetorit, me siguri do të dëshmojnë që këta njerzë ish deputet të Kosovës kanë bërë llogari pa hangjiun! Dhe se transferimi i tyre në mjediset (partitë) e reja politike, më nuk do të mund tu shitet qytetarëve as si bindje ideologjike, as si përforcim profesional, as si nevojë e demokratizimit të brendshem partiak, as si bindje politike, përveqëse si interes i tyre ekskluziv personal për ti materializuar synimet dhe ambicjet e tyre egoiste!
III. Prostucioni publik politik. Kujtojë që lexuesi I këtyre rreshtave do te dakordohet me mua që jo vetëm kohëve të fundit por edhe gjatë gjithë mandatit tre vjecar kogja ka qenë evident fenomeni i koketimit permanent të disa ish deputetet si nga pozita ashtu edhe nga opozita, e te cilët publiku i njeh me së miri me këtë lloj sjelljesh të pa natyrshme...Le të përkujtojmë për një moment vetëm disa nga seancat e Parlamentit...ku gishtrinjët e tyre vendosën për shumë tendera, për privatizimin e shumë ndërmarrjeve publike, për .... Pra, ky soj deputetësh me këto lloj aleancash, koketimesh nuk mund të shuhet ndryshe vec si një lloj tipik i prostuticionit (publik politik?!) ashtu sic edhe e identifikoi diplomati i larëpërmenduar.
Parlamenti i kaluar historik siq ua kënda poashtu disa nga ish deputetët të shprehën për gjoja rolin e tyre në këtë mandat të shkuar, ishin po ata të cilët në mënyrë shumë të paskrupullt kanë ndërruar shumë herë qëndrimet e tyre, duke harruar se ata në realitet nuk përfaqësonin vetëvehtën por votuesit e tyre që u dhuruan të gjitha ato privilegje(mos të harrojm vetëm inicimin e rritjes së pagave mbi 2000 Euro?!) me aktin e përzgjedhjes së tyre si deputet të Kuvendit të parë të lirë në Kosovë.
Dyftyrësia e disa nga ata gjatë këtij mandati ka mundur të shihet edhe në rastet kur ata votonin me inercionin e interesave partiake e sidomos atyre personale, duke harruar kështu që janë deputet dhe kanë për obligim ligjor e moral të avansojnë dhe të mbrojnë interesat e gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim përkatësie ideologjike, racore, etnike, e fetare..
Poashtu, në këtë kuadër të kësaj dyftyrësie apo mëkateve që do ta bartin disa nga ish deputetët e ish Parlamentit të Kosovës do të mund të numroheshin, rastet kur ata nën maskën e demokracisë dhe fuqisë për të vendosur në emër të demosit, ngritën gishtat e tyre të artë pro varfërisë së buxhetit edhe ashtu të varfër të Kosovës. Populli mban mend thuhet!Por a do të mbaj ne mend kësaj radhe? Kjo mbetet për tu parë.
Këshilla. Pra, të gjithë ata deputet që kemi fakte se i kanë luhatur, mashtruar e kontrabanduar në mandatin e kaluar, bindjet, interesat dhe ndjenjat e elektoratit të Kosovës, në fakt nuk do të duhej ta kalonin pragun e ndershmërisë për të qenë përfaqësues tanë në Parlamentin e ri të Kosovës.
Disa prej tyre gjithashtu nuk do të duhej të na përfaqësojnë në mandatin vijues edhe për një fakt tjetër shumë të rëndësishë: atë të hasmërisë sonë të skajshme me njëri tjetrin, pra neve që i bëmë të ndjehen: të privilegjuar, të pasur, të fuqishëm, imun, jo të rëndomët karshi neve...në vend që të jenë dhe të mbesin katalizatorë i zërit dhe arsyes dhe interesit sikurse në gjithë botën e civilizuar!
Gjatë këtyre ditëve, ata sërish do të ua mesyjnë qyteteve, fshatrave, lagjeve Tueja, ku sërish nëpër tubime do të ndryshme do të ndëgoni zërin e tyre të demagogut duke kritikuar cdo të arritur dhe të pa arritur(!?), vetëm e vetëm që të përvetësojnë zemrat dhe mendimet tueja dhe me votën Tuaj të rifitojnë sërish fuqinë e të privilegjuarit, të pasurit dhe të benificioneve tjera që mundëson ky lloj vendi pune.
Të tillëve që u kanë mashtruar një herë me premtime boshe, në këto zgjedhje, për mendimn tim nuk do të duhej tu jipet sërish shansa e as vota e Juaj që parlamentin e Kosovës ta shëndrrojnë në teatër tragjiko-komik, ku nuk dihet misioni dhe detyra e një përfaqësuesi të popullit...
Pra Ju do të vendosni kësaj radhe se kush do të Ju përfaqësojë në legjislativin e ri t Kosovës: demagogët dhe matrapazët, apo njerëzit që bënë dicka për Juve, familjen, vendbanimin dhe vendin Tuaj? Kini kujdes, është koha për ndërgjegjësim qytetar! Vota Juaj është arma më fuqishme për tu liruar nga ky soj njerëzish, pra : Mos Votoni disa nga ish deputetët!