22 Dhjetor 2024

Mos na e çani bythën se nuk po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora

Ushtri e lavdishme në një mjedis të palavdishëm: Rezistenca dhe qëndresa e shqiptarëve asnjëherë nuk u ndërpre, që nga aneksimi apo pushtimi klasik që e bëri Serbia dhe që e mbajti nën okupim duke përdorur dhunë dhe terror të pashembullt, deri në gjenocid gjatë luftës së lavdishme të së lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës.

Tokat shqiptare menjëherë pasi Serbia u bë e pavarur nga Turqia, nën dhunë të paparë u zbrazën duke krijuar kolona dhjetramijëshe dhe qindramijëshe të “muhaxhirëve“ që dhunshëm u shpërngulen në Kosovë.

Fuqitë e mëdha të asaj kohe nuk reaguan sepse në orbiten e intereseve globale shqiptarët, të përçarë dhe pa identitet shtetërorë nuk ishin askund kurse Perandoria Otomane edhe në grahmat e fundit të shpërbërjes dhe shuarjes së saj, çdo kryengritje shqiptare e shtypte me gjak.

Ishte fati historik dhe bekim i Zotit që në vitin 1912 në Vlorë, në një territor jo më të madh se një lagje e vogël e Prishtinës, Ismail Qemali të cilin e ndoqën nga Durrësi ku kishte planifikuar ta shpallte pavarësinë e Shqipërisë, në ate territor miniatural, i përkrahur dhe mbrojtur nga trimat e Kosovës e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë si shtet, atdhe dhe mëmëdhe i të gjithë shqiptarëve. Po të mos shpallej në atë kohë kjo pavarësi, çështja shqiptare do të zhdukej si Perandoria e Majave dhe Inkave.

Edhe atëherë bashkësia ndërkombëtare, kryesisht ishte në përkrahje të Serbisë (mbretësisë) dhe kundër shqiptarëve. Luftën për liri dhe identitet shtetërorë shqiptarët e paguan me çmim shumë të lartë duke i marrë territore çdo shtet që kufizohej me hapësirat ku jetonin shqiptarët; Mali i Zi e mori Ulqinin, Hotin dhe Grudën, Plavën dhe Gucinë sikur që deshi ta merrte edhe Shkodrën.

Grekët e aneksuan Artën, Nartën dhe e zbrazën Çamërinë nën krimet e gjeneralit Metaksa që mbeti i pandëshkuar kurse pronat e shqiptarëve ua kaluan grekëve dhe shtetit të andartëve grekë.

Ahmet Zogu, një mbret pa prejardhje dhe një analfabet i dhunshëm dhe mizor, përkundër kundërshtimit të Kuvendit të Shqipërisë, si vartës i Nikolla Pashiqit ia fali pjesën më të bukur të Ohrit, së bashku me Shën Naumit, Manastirin mbretërisë së atëhershme Serbo – slloveno – kroate e që tash, padrejtësisht i takon shtetit maqedonas.

Fuqitë e mëdha të asaj kohe territoret shqiptare i përdornin si monedhë për kompensim shteteve që kishin fituar luftërat ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u tradhëtua nga Jugosllavia duke e riokupuar Kosovën dhe trojet tjera shqiptare përkundër faktit se forcat nacionaliste, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, asnjëherë nuk e ndalën qëndresën duke e kundërshtuar regjimin komunist, deri në sakrificë sublime. 

Menjëherë pas përfundimit të luftës, toka e Kosovës u njom me gjakun e nacionalistëve shqiptarë sikur që Kosova u shndërrua në një varrezë masive e mbushur me nacionalistë shqiptarë sikur që, që nga viti 1945 e deri në vitin 1998 burgjet jugosllave dhe serbe ishin të mbushura kryesisht me të burgosur politikë shqiptarë.

Këndej na vrisnin dhe arrestoni serbët, së bashku me shqiptarët e serbizuar politikisht dhe mendërisht kurse në Shqipëri këtë e bënin komunistët analfabetë të regjimit enverist, gjithashtu analfabet të Shqipërisë që u formua nga Jugosllavia dhe u përkrah nga Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik, Kina, Vietnami dhe shtetet e paktit të Varshavës që ishin sinonim i shkeljeve të drejtave të njeriut dhe luftës për liri.

Realisht, partizanët e Shqipërisë, së bashku me çetnikët jugosllavë (me uniformë të partizanëve) e shtypën me dhunë dhe terror kryengritjen e Drenicës që udhëhiqej nga Shaban Polluzha, Mehmet Gradica dhe patriotët tjerë sakrifikues shqiptarë.

Askush nuk u përgjigj kurrë për këto krime e as për ndjekjet e çdo patrioti shqiptar pas përfundimit të luftës. Thuaja 8-10,000 shqiptarë u masakruan në Masakrën e Tivarit dhe askush nuk dha asnjëherë përgjegjësi për këto krime. Udhëheqësit komunistë në Shqipëri kishin informata për këto krime por e bënin punën e strucit ; kokën e fusnin në rërë kinse për të mos parë asgjë kurse prapanicën ua kishin shitur jugosllavëve, rusëve, kinezëve dhe të tjerëve.

Në atë kohë shqiptarët e Kosovës arrestoheshin, torturoheshin, dënoheshin dhe pushkatoheshin nga alishukritë, sinanhasanët, fadilhoxhët, gungët, kolëshirokët, sylejmanët, mehmetmaliqët që ishin 100% në shërbim të Jugosllavisë dhe 100% kundër shqiptarëve liridashës. Pasardhësit biologjikë të tyre edhe sot e bëjnë të njëjtën punë, me përjshtime të vogla.

Baca Adem Demaçi, Feniksi dhe Marathomaku shqiptar në luftë për liri,  pavarësi dhe bashkim kombëtar: Zjarri liridashës asnjëherë nuk u shua në trojet e okupuar shqiptare. Patriotët shqiptarë trupat e tyre i përdornin si drunjë për ruajtjen e këtij zjarri kurse djersën dhe gjakune tyre e përdornin si vajguri.

Ishin Azem Bejta e Shotë Galica, Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, Gjon Serreçi e Marie Shllaku , Rifat Berisha dhe Ukshin Kovaçica, Mulla Idriz Gjilani dhe Shyt Mareci, Shaban Shala dhe Fazli Grajçeci, Tahir dhe Nebih Meha, Adem, Hamëz dhe Shaban Jashari, Remzi Ademaj dhe Ilaz Kodra, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Mehë Uka, Fahri dhe Bhri Fazliu, Agron Rrahmani dhe Besnik Rastelica.

Ishte Mujë Krasniqi, Mici dhe komandant Toni, ishin Elton Zherka dhe Permet Vula, ishte Ali Ajeti dhe Agim Ramadani, Bedri Shala dhe Bekim Berisha, Sali Çeku dhe Abedin Rexha, Shkëlzen dhe Luan Haradinaj.

Ishin mbi 2500 heronjë të rënë në altarin e lirisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 12,000 civilë të paarmatosur shqiptarë të masakruar nga forcat policore, paramilitare dhe ushtarake serbe, me dhjetra mijëra femra të dhunuara shqiptare, qindramijëra të shpërngulur shqiptarë dhunshëm nga trojet e veta.

Ishin me mijëra të burgosur politikë shqiptarë që e lanë lrinë dhe jetën në llogoret e Jugosllavisë dhe Serbisë që e vendosën një gur të madh në themelet e qëndresës në luftën për liri dhe bashkim kombëtar.

Ishin me qindra ushtarë të mobilizuar dhunshëm në ushtrinë jugosllave që u ekzekutuan mizorisht nga kriminelët serbë dhe ata që flisnin shqip. Ishin masakrat  e Mejes, së Krushës së madhe dhe të Vogël, të Pataselës, të Izbices. Rezallës, të Reçakut, të Therandës, të Dardanisë, Çyshkut, Besianës, Vushtrrisë, Mitrovicës dhe ishin masakrat në të gjitha vendet e Kosovës që e sollën një liri të pjesshme dhe një çlirim të paçliruar. 

Ishin brezat e tërë të edukuar politikisht dhe kombëtarisht nga Feniksi dhe Marathomaku shqiptar për Liri, Çlirim dhe Bashkim Kombëtar, i Pavdekshmi dhe i Përjetshmi Baca Adem Demaçi që asnjëherë nuk e ndalën luftën dhe rezistencën drejt cakut përfundimtar, Liria dhe Bashkimi Kombëtar.

Ishin ushtarët e Komandantit Legjendar, të Pavdekshmit Adem Jashari që e kaluan Rubikonin e frikës, e rikthyen krenarinë dhe dinjitetin kombëtar duke u përballur me njërën ndër ushtritë më të fuqishme, më të tmerrshme dhe më kriminale në Evropë; ushtrinë jugosllave dhe serbe.

Këta ishin themeluesit, oficerët, ushtarët dhe krahu politik i ushtrisë më sakrifikuese të kohërave të reja, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këta, të ndihmuar nga aleatët e sollën lirinë, edhe për ata që e merituan sikur edhe për ata që nuk e merituan dhe po e shpërdorin sikur dikur baballarët dhe majkat e tyre në regjimin jugosllav dhe serb.

Periudha e pasluftës: Sot ka analistë dhe protagonistë që meritat për këtë gjysmëliri ia mveshin vetes dhe atyre që nuk bënë asgjë për këtë vend, madje punuan dhe ende punojnë kundër këtij vendi.

Pas më shumë se 20 vjetëve trillojnë pëpr Rambujenë dhe e kritikojnë të Pavdekshmin Adem Demaçi pse, edhe pas refuzimit, nuk shkoi atje. 

Baca Adem gjatë takimit kualifikues me Robin Kukun në Shkup i tregoi arsyet pse, në asnjë rrethanë dhe me asnjë kusht nuk do të shkonte në Rambuje; ishin pikat e panegociueshme dhe e para se:” garantohet integriteti territorial dhe sovraniteti i Jugosllavisë mbi Kosovën që ia mbylli të gjitha dyert e kështjellës së Rambujesë Bacës ...”.

Dhe Baca bëri mirë që nuk shkoi në Rambuje, ndryshe nuk do të ishte Adem Demaçi. Pavarësia e kushtëzuar e Kosovës nuk ishte rezultat i nënshkrimit të Marrëveshjes nga pala kosovare por ishte rezultat i refuzimit gtë nënshkrimit nga pala serbe.

Paradoksalisht, në delegacionin kosovar të Rambujesë kishte të tillë që do të pranonin çdo gjë dhe nuk do të sakrifikonin asgjë dhe që, me dhi dhe me thi i kishin shërbyer Jugosllavisë dhe Serbisë.

Ndërkombëtarët, që nga Rambujeja filluan ta trajtojnë palën kosovare si palë shërbyese kurse palën serbe si palë partnere.

Udhëheqësit e Serbisë, më shumë apo kryesisht janë ndjekur për krime lufte në Bosnje dhe Kroaci dhe simbolikisht pëpr krime lufte në Kosovë.

Në Kosovë, pas përfundimit të luftës, që nga rasti Trajkoviq e deri te rasti i fundit kur një serb nga Krusha e Madhe u dënua për krime lufte, gjithmonë ndërkombëatrët kanë pasur qëndrim paternalist ndaj të dyshuarve serbë për krime lufte ndërsa kanë qenë të pamëshirshëm në ndjekjen e shqiptarëve, më pak nga ish Tribunali i Hagës e shumë më shumë nga gjykatat e kriminalizuara të UNMIK-ut dhe EULESH-it, që, sipas dëshmive të vet personelit të këtyre misioneve maksimalisht e kanë materializuar, përmes seksesrëve mendermethënë avokatë kosovarë, kurdisjen e fajësisë e sidomos shitjen e pafajësisë.

Ndërkombëtarët gjithmonë kanë deklaruar se me këto arrestime të shumta dhe pa asnjë kriter, nuk po gjykohet UÇK-ë por vetëm disa individë.  Nëse, që nga përfundimi i luftës nuk ka mbetur oficer, komandant dhe shumë ushtarë të UÇK-së, pa u arrestuar, pa u marrë në pyetje, pa bërë përpjekje të blihen dëshmi të rrejshme, si nga krahu politik ashtu edhe nga ai ushtarak, si mund të flitet se nuk po gjykohet UÇK-ë!

Mos po mendojnë se jemi krejt të marrë dhe se të gjithë ne duhet të mendojmë dhe veprojmë si pasardhësit biologjikë dhe politikë të rrahmanmorinëve, alishukrive, mehmetmaliqve, fadilhoxhëve, sinanhasanëve, gungaçëve, sylejmanëve spo kolëshirokëve ?!

Ndërkombëtarët sikur janë penduar që e bombarduan Serbinë ; tash po ia kthejnë fitimet  me kamata të larta të cilat po i paguajnë ata që në çfarëdo forme kanë kundërshtuar robërinë apo që kanë bërë edhe sakrifica sublime.

Pas amnestimit të gjitha krimeve të Serbisë në Kosovë, në me krye pinjollin e Vojvodës Sheshel, kriminelin e luftës Alesanadar Vuçiqin, pas 21 vjetëve po bëjnë përpjekje ta rishkruajnë historinbë duke i ndërruar rolet ; Serbia qenkaa viktimë kurse Kosova qenka kriminale, Aleksandar Vuçiq, legija dhe gjeneral Dikoviq janë paqebërës dhje paqeruajtës kurse Hashim thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj qenkan kriminelë lufte dhe rrezikues të paqes.

Për Sebinë kurrë nuk u formua asnjëherë një Gjykatë Speciale ndonëse ishte palnifikuese, përgjegjëse dhe zbatuese e të gjitha krimeve në hapësirat e ish Jugosllavisë kurse pëpr Kosovën, 20 vjet pas përfundimit të luftës, në rrethana të një terrori të paparë, Kuvendi i kosovës u detyrua ta votojë themelimin e një Gjykate Speciale që do të dënojë vetëm shqiptarë.

Realisht pati të tillë që, me shkrime dhe angazhime konkrete, si pasardhës të atyre që i përmenda më lartë, ndihmuan themelimin e kësaj gjykate. Gjaku nuk bëhet ujë !

Bërja publike, krejtësisht kundërligjshëm pikërisht nga ndërkombëtarët e që u përkrah nga ndërkombëtarët me orientim politik biseksual si puna e Karla Bildit, Petriç (mund të jetë edhe Petroviq), që, kur grazhdi i Kosovës kishte shumë para klithnin pak edhe për Kosovën kurse tani kur grazhdi i Serbisë është fort i mbushur, fuqishëm brohorasin për Serbinë, qartazi e vërteton injorancën tonë që qorrazi u kemi besuar  këtare korbave shetitës që jetojnë dhe mbijetojnë në kurriz të viktimeve dhe e kemi nënçmuar Serbinë si kolektor dhe ndotës të mjedisit në këto hapësira. 

Për këta të vendit nuk është ndonjë befasi, ata e bëjnë punën që ua kanë transmetuar në ADN-në e tyre parardhësitë biologjikë.

Që nga përfundimi i luftës nuk mund ta gjeni asnjë personalitet, qoftë ushtarak apo politikë të UÇK-së që nuk është ngrehur zvarrë nga hetuesit  ish Tribunalit të Hagës , Gjykatave të UNMIK-ut dhe EULESH-it për të vazhduar tash nga mbetjet e këtyre gjykatave e që janë sistemuar në Gjykatën Speciale.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë vetëm pjata e parë që do të përdoren nga të pangopurit ndërkombëtarë që, në emër të drejtësisë po e instalojnë krimin ndaj 12,000 të vrarëve në Kosovë duke i lënë këto viktima pa mundësi të arrijnë drejtësinë.

Në këtë pjatë apo siç është e shkruar “të tjerët“, pa asnjë dyshim janë personalietet ushtarake dhe politike të ish UÇK-së ndërkaq që në menynë e këtyre prokurorëve, pa asnjë dyshim do të jenë edhe shumë ushtarë dhe komandantë tjerë të UÇK-së.

 Ka mbetur që të nxjerrin nga varri edhe Adem Demaçin, Adem Jasharin dhe të gjithë heronjtë e vrarë për ta kompletuar skemën e krimit të imagjinuar në përpjekje ta ndërrojnë historinë dhe të ndryshojnë rolet.

Prandaj, nëse u ka mbetur vetëm pak njerëzillëk, mos na çani bythën e të bëni përpjekje të na bindni se nuk po e gjykoni UÇK-në. Askush nuk iu beson kurse ata që po iu përkrahin, e kanë gjykuar UÇK-në edhe para juve.

Historinë e bëjnë ata që japin të tërën për lirinë e popullit që i takojnë, pa shkelur të drejtat e të tjerëve, historinë e shkruajnë ata që duan të përfitojnë materialisht dhe ta spastrojnë të kaluarën kurse historinë e tillë e “ lexojnë “ ata që para vetes i mbajnë këto libra kurse në kokë e kanë një histori të cilën e kanë mësuar përmendësh, qoftë nga të parët e tyre qoftë nga ata të cilëve iu kanë shërbyer dhe u shërbejnë sot e kësaj dite.

Deshët apo nuk deshët ta pranoni, historinë e re të Kosovës e bënë Hashim thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe “të tjerët “ dhe të gjithë ata që u sakrifikuan për këtë vend. Ndërkaq, në faqen e parë të kësaj historie janë figurat e pavdekshme ; Udhëheqësi Shpirtëror dhe Politik për Liri dhe Bashkim Kombëtar, Baca Adem Demaçi dhe Udhëheqësi Ushtarak, Komandanti Legjendar, Adem Jashari.

Mos u ngutni e të gëzoheni para kohe se asgjë nuk ka mbaruar. Jemi pikërisht në fillim të procesit dhe të ngjarjeve.

Nuk ka bisedime për Kosovën dhe shqiptarët dhe asnjë marrëveshje pa ata që luftuan dhe u sakrifikuan. Edhe nga burgu janë më të fortë se këta që zgërdhihen duke meduar se u rikthye koha e tyre. 

Në këto rrethana nuk ka bisedime dhe nuk do të duhej të ketë bisedime. Nuk ka tjetër histori përveç asaj të vuajtjeve, varreve, sakrificës dhe heroizmit.

Këta që e bënë historinë i kanë të gjitha këto ndërsa këta që po gëzohen dhe duan ta rishkruajnë historinë ( me alfabetin cirilikë ) janë e kundërta e tyre. Të fundosur, të pareciklueshëm, të pafytarë dhe të mbuluar me turp !


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)