06 Maj 2025

Mos hapni plagë, por shëroni

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Gjuha që kanë perdor dhe po përdorin pothuaj shumica e lidereve tanë, është një rrugaqeri dhe asgjë tjetër.

Kjo është një fenomen me te cilin identifikohen në kontinuitet të gjithë liderët, kur komunikojnë mes veti, me gazetarë, medie, në neja private dhe me telefona, andaj nuk është risi.

Nuk është hera e parë që një komunikim banal e paska ba edhe kesaj radhe kryeministi Mustafa (nëse vërtetohet).

Por mendoj se edhe publikimi i lajmit se vellau i kyeministrit ka kërkuar azil në Gjermani apo Francë, meqë siq po dihet vuan nga kanceri, nuk është një lajm qe domosdo duhet t\'i servohet opinionit, madhe edhe si eksluziv.

Mendoj (qofsha i gabuar) se lajm me interesant dhe qe do te bënte me shumë buj mediatike do ishte, sikur gazetarët kosovare, te hulumtonin dhe te publikonin shkrime nga dora e parë,  duke shkuar nëpër klinikat e Beogradit, (por edhe ne Maqedoni)ku për cdo ditë shkojnë me dhjetera e dhjetera te rinjë e të reja,  gra e burra, pleqë e plaka,  politikanjë e vëllezer politikajshë, ..për të kërkuar shërim.

Kjo bëhët meqë shëndetesia kosovare është mbyt, në radhë te parë, nga këta politikaj, por doren në zemer, kur është në pytje jeta e njeriut, pra shërimi, nuk ka pardon dhe vetëm ata qe kanë provuar, mund të flasin se cka është në gjendje vet personi i sëmuar, apo familja te bej per te gjetur sherimin dhe ilaqin e duhur.

Mos u merrni shume me fjalorin e Ises, por per hir te vllaut te Ises, qe mendoj se sonte e "varroset" per se gjalli, mos tentoni te perfitoni sa me shume "like",  se eshte mekat dhe shemti qe njerezit normal nuk duhej kurresesi ta bejne, sepse me keso veprime po hapni plage te reja ne vend te sherimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)