04 Maj 2025

Mos deklarimi i Pasurisë

Shkruar nga Avni Tafili

Pasurinë nuk e deklarojnë pasanikët. Atë që deklarojnë, është deklarim i një pjese të asaj që kanë nën posedim. Pra, atë që nuk deklarojnë është shumëfish më e madhe se sa ajo që deklarojnë.

Këtë e dinë të gjithë. Ky si detyrim ligjor, gjejmë shumë që i njohim si të pasur, të na dalin të varfër. E çuditshmja qëndron tek organet gjegjëse, të cilët pranojnë deklarimet e tyre si deklarime të rregullta e të sakta.

Pastaj, si mund të ketë deklarim të vërtetë, kur arrijnë të fshehin pasuritë e tyre me mjeshtri e për këtë të gjithë të jenë në dijeni, përveç organeve gjegjëse; si nuk janë në gjendje të hetojnë e të vërtetojnë nëse kanë deklaruar gjithë atë që posedojnë apo jo, dhe të hetojnë pasuritë dhe pronat e tyre.

Është e vërtetë se pasuritë dhe pronat e tyre i emërtojnë me emra të ndryshëm dhe bëjnë lloj-lloj trikash për të fshehur poseduesit dhe gjurmët e asaj që posedojnë, por detyrë e kujt po mbetet që të zbulojë e t’i japë fund këtyre mashtrimeve?

Populli, veçanërisht ajo pjesë e shtypur, që përfshin pjesën më të madhe të shoqërisë, po përjeton zhgenjim të thellë dhe nuk mund të ketë mirëbesim ndaj atyre, që tërë kohën flasin për rend e ligj.
Pakkush i dëgjon!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)