Morfologjia e reagimit
Shkruar nga Arbër A. Rexhaj
Nuk e di, ky popull sa do të mund t\'i shpëtoj krajatave të komformitetit aktual. Sa do të mund si kolektivitet, ta mbroj historinë, të kaluaren dhe se, si do t\'i përballoj grabitjes së sotme. E tërë historia e këtij populli ka të bëj vetëm me ndrydhje, që nga territori e deri tek të gjitha vlerat qe i ka pasur.
Nuk janë të kota debatet për personazhet historike e kombëtare te mbështjella me ideologjitë fetare ne Kosovë, Shqipëri e Maqedoni dhe gjithandej ku ka shqiptarë, pastaj tekstet shkollore për fëmijë nga të cilat kërkohet një gjuhë më e zbutur përballë historisë së perandorisë otomane.
Nëse kështu vazhdon, besoj që edhe Skenderbeun, e Nënën Terezën dhe shumë figura të tjera për një rrjedhojë kohore të brizhdë, do ti komfomizojnë. Ka rrezik që historia kombëtare duke mos u mbrojtur të ketë tabllo konformiteti, e cila ravijëzohet nga e kaluara në të tashme, duke u denigruar, sot përball turqëve, nesër përball serbëve
Shteti është krenar në vete, prandaj edhe qytetari kur përmbrenda vetes ka arritur të përvetësoj vlera të krenarisë.
Në këtë kontekst shqiptar, pa besuar në arritjen e bashkimit të kombit, qëndrimin gatitu para historisë kombëtare, ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë, pa besuar në rimëkëmbjen ekonomike, religjionet të përvetësuara e adaptuara në kulturën shqiptare duke e ruajtur natyrisht autonominë e tyre, vështirë që mund të kemi një perspektivë të gjithëdijshme kombëtare.
Nuk është që ky popull është lodhur, dhe s\'e reagimin e tij e ka të molepsur mbi situatën e pergjithshme politike dhe ekonomike. Puna qëndron në reagimin e gjithmbarshëm shqiptar, e që nuk e mbaj mend kur e ka pasur. Problemi qëndron ketu, shqiptarët nuk duhet të shohin vetëm bardh e zi.
Nuk duhet te shikojnë ideologjikisht. As ekonomikisht. Ndërrimi vie si rezultat i shtypjes, komformizimit që ta shpif dhe territ që merr e mbretëron. Besoj që pa u bërë mirë terr, e pa marrë fundosjen përfundimtare, e kemi humbur sensin e reagimit kombëtar.
Hallet e përditshme, ekonomika familjare na ka zhytyr ne llumin e egoizmit personal, nihilizmit dhe defetizmit të vlerave që i kemi pasur.
Sigurisht që kësaj i ka ndihmuar me plot vetëdije qeverisja kundër-kombëtare e Thaqit, dhe poashtu edhe qeverive të korruptuara dhe të kriminalizuara në Shqipëri, njashtu edhe minjëve pro-qeveritarë të qeverive në Maqedoni e Mal të Zi që për shqiptarët nuk fituan asnjë të drejtë të njëmend
Ky popull ka vullnet të reagoj, veçse duhet ti kthehet vetes. Ka kohë që nuk ka reaguar, dhe kur nuk reagon nuk është i lodhur. Ndryshe është jo-logjike.
Për tu lodhur duhet të harxhosh motive, e motivet duhet të kthehen në besime. E besimi është kombi. Kombi përherë pa dashur të kaloj në patetizma nacional, ai kërkon publiken reaguese, e kërkon qytetarin aktiv.
Sidomos në situate të jashtëzakonshme. Kombi sot ka një situatë të tillë. E jashtëzakonshmja nuk flet.
Ajo është kuturu, gjithkah, veçse duhet sy që nuk shohin bardh e zi, duhet krenari më të madhe sa familja, duhet vullnet më të madh se sa fëmijët e ekonomia e brizhdë, sesa varfëria ekstreme. Duhet vullnet, besim e fuqi. E kjo e fundit vie pas dy të parave.
(Autori është kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, qendra në Prizren)