Morali i Ronaldos
Shkruar nga Zenelabedin Latifi
Jemi dëshmitarë të një globalizimi, që në kohën tonë po na sjell përveç të mirave edhe gjëra të këqija. Si shkaktar kryesor i saj është zhvillimi i mediave dhe mjeteve të informimit, por gjithçka merr kajhen e negativitetit kur ato shfrytëzohen në mënyrë joracionale apo pa kontroll.
U shfaqën para nesh njerëz që morën famë të madhe dhe njerëzit filluan ti simpatizojnë ata duke mos ditur për karakterin dhe moralin e tyre, ata vazhdojnë ti duan ata njerëz edhe pse ndoshta ata janë njerëz të ligë dhe me brendësi të keqe.
Nëse fillojmë numërimin e tyre, atëherë do të duhej një kohë e gjatë për renditjen e të gjithëve, prandaj unë dua ta përshkruaj njërin nga ata në pika të shkurtëra.
Derisa ne vazhdojmë ta jetojmë jetën tonë mjaftë dinamike dhe duke u furnizuar me djersën e ballit, nga ana tjetër shohim njerëz që përkundër aftësive të dobëta dhe moralit të tyrë të ulët arritën një famë të madhe dhe pasuri të jashtëzakonshme.
Mes tyre është edhe futbollisti Ronaldo, i cili fitoi zemrat e njerëzve duke përfshirë edhe popullin muslimanë, që nga mosnjohja e tij ata shprehin dashuri ndaj tij si dhe duke e konsideruar se një anëtar të familjes së tyre, dhe mendoj se po tia fyesh atë, atëherë do të kesh një konflikt me atë person për fjalët kundërshtuese që ia the për Ronaldon.
Ti cekim disa cilësi të tij:
1. Ky njeri emrin e tij e ka Cristiano, që kuptimi i tij është i krishterë dhe besoj se nuk ka kuptim që ne ta përkrahim atë duke brohoritur emrin e tij, dhe fatkeqwsisht ne shohim se ka disa fëmijë që ndonjëherë edhe do të mburreshin sikur ta mbanin emrin e tij.
2. Cilësi e këtij personi është egoizmi, ku ai cdoherë dëshiron që vetëm ai të shënojë gola dhe të arrijë suksese të larta, duke mos ia dashur askujt të mirën.
Kemi shumë argumente për këtë, por një që i ka bërë që edhe gazetarët të qeshen është kur për ekzekutimin e penalltisë ai pati një konflikt me bashkëlojtarin Kaka se cili do ta ekzekutojë atë.
3. Ciliësi tjetër e tij ështe mendjemadhësia, cilësi që llogaritet armik i madh për sukses në të ardhmen, prandaj shpresoj për dështim total të tij.
4. Ky posedon cilësi të tradhtarit, sepse ai u betua se sdo të largohet nga ekipi i Manchester United-it, por ai e harroi fjalën e dhënë dhe kur pa shumën e majme të parave ai menjëherë kaloi në Real Madrid.
5. Një cilësi tjetër negative e tij është se ai mendon se është më i miri.
Ka edhe shumë vese të këqija brenda këtij njeriu, por ne i cekëm vetëm disa më kryesoret, prandaj iu kisha preferuar të distancoheni nga ky njeri dhe mos të mashtroheni me pamjen e tij të jashtme.