23 Dhjetor 2024

Modeli i elegances se një politikani

Shkruar nga Xhevdet Smakiqi

Kur ishte gjallë Prof.Fehmi Agani me mirësjelljen dhe qetësinë e tij kudo qe vepronte mundohej te zinte sa më pak vend si në parti LDK si ne familje dhe kudo, ai e luftonte egon e dominances ku vepronte me arrogancë,siç veprojnë shumica e eogistave arrogant e deshtak politik në ditet sotme.

Prof.Fehmi Agani përveç qe ishte promotori i unitetit te krahëve politik te levizjes paqsore dhe krahut aktiv UÇK-së ai kur u vra me urdhër te Milloshoviçit la një zbraztësi astronomike në vet LDK-në dhe skenen politike te asaj kohe.

Sikur Prof.Fehmi Agani te jetonte deri në ditet tona me siguri e krejt skena politike e Kosoves sa do pak do te kishte një pjesë te kultures se lartë politike qe do te ju konkuronte niveleve më te larta diplomatike të përfaqësimit qe sot aq shumë po na mungon.

Profesor Fehmi Agani gjithashtu ka lënë zbraztësi te madhe në shkencen shqiptare te sociologjisë.

Në përvjetorin e vrasjes se Profersor Fehmi Agani 5 Maj 1999 sot e përkujojmë dhe ftoj te giithë koleget në politikë ti kthehen njerzeve te ditur te qetë dhe te arsyeshem ti vendosin në pozita udhëhqese kudo qe kan ndikimin e tyre.

Vetem qetesia e ekulibruar e mendimit dhe dinamika e veprimit politik sjellin rezultate në procesin e shtetnderimit.

Lavdi dhe përulje patriotit te madh Prof.Fehmi Aganit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)