28 Dhjetor 2024

Mobilizimi i domosdoshëm

Shkruar nga Gani Qarri

Këmbanat thërrasin për një mobilizim më serioz, të shpejt dhe të pavonuar

Veriu i Kosovës është shndërruar në strofull të agjentëve sekretë serb, kurse Mitrovica veriore në qytet të ndaluar për shqiptarët.

Kërcënimet më të reja të Serbisë, me “retë” e luftës që këto ditë, pandërprerë , ajo me arrogancë i dërgon Kosovës, nuk janë të parat as të fundit, madje kjo nuk vije as shkaku i vetëm i një  përpjekje për të futur ilegalisht një tren provokativ serbo-rus, në vendin tonë.

Tendenca e thyer e saj, është vetëm fillesa e provokimeve shtetrore serbe ,për të nisur një agresion të ri mbi Kosovën.

Përpjekjet e Serbisë për incidente në kufijtë tanë dhe dërgimi i një treni serbo-rus, mbushur me “vlera- alla serbe- kulturore” të luftë-ndjelljes, me mbishkrime provokuese, janë paralajmërim për shpërthimin e mundshëm të një luftë të re në këto troje.

Kështu, Serbia, u nis edhe një herë nga Beogradi për të shtuar numrat e vdekjeve dhe rikujtuar neve përsëri varret e shkaktuara nga forcat pushtuese serbe, gjysma prej të cilave, pas vrasjeve, kanë mbetur ende të hapura për fajet e Serbisë, e cila tash e 18 vite, ajo mbanë të kidnapuar edhe të vrarit-shqiptar, prej saj.

Madje, me kërcënimet më të reja, ajo para syve të botës së lirë, lëndon me qëllim edhe plagët e pa shëruara të dhembjeve që ka lënë prapa, para se të dëbohej si okupatore që ishte, nga Kosova.

Me aksionin më të ri agresiv, Serbia tenton që tani, ti vrasë edhe shpirtrat gjysmë të shuar të nënave, etërve, fëmijëve jetim, grave të veja e mijëra femrave të përdhunuara, si dhe gjithë familjarëve të atyre që njëherë humbën dritën e syve nga forcat okupuese serbe, duke ua shuar për jetë, bijtë e bijat dhe njerëzit e tyre më të dashur, gjatë luftës sonë çlirimtare.

Ajo tenton të bëjë sërish agresion mbi Kosovën, për të ri-okupuar përsëri këtë tokë autoktone arbërore, duke shkaktuar gjakderdhje të reja në këto troje dhe rajon.

Okupatori serb, sipas të dhënave zyrtare, vetëm në vitet 1988-89, vrau mbi 11 mijë civil të pambrojtur shqiptar në Kosovë, mijëra prej të cilëve, as sot nuk u dihet shenjë as nishan, madje ata edhe varret ende i kanë të pa mbuluara, duke pritur kthimin e trupave të tyre të burgosur për së vdekuri nga Serbia.

Megjithatë, ajo duke parë brishtësinë e shtetit tonë, jo-seriozitetin dhe dobësitë e pafund të politik-bërësve aktual për shtet-ndërtim të njëmendët, mungesën e një ushtrie të fortë e profesioniste të Kosovës, korrupsionin dhe kriminalizimin e çdo poreje të jetës dhe organizimit politik që vrau edhe moralin e shoqërisë shqiptare, Serbia dëshiron të shfrytëzoj situatën e krijuar dhe kohën e ndërrimit të presidentëve në SHBA, për të shkel edhe një herë mbi varret që la të hapura në Kosovë.

Ndaj nuk është hera e parë, as fundit që okupatori serb, kërcënon me gjakosje të reja Kosovën, siç e pati gjakosur para pak vitesh atë dhe gjithë rajonin.

E për fat të keq, pikërisht në situatën më të rrezikshme të krijuar kohët e fundit, vendi ynë nuk është në gjendje aspak të mirë, madje nëse nuk reagon SHBA dhe faktori ndërkombëtar shpejt dhe më vendosmërisht,shqiptarët dhe Kosova mund ta presin ditë edhe më të vështira.

Ndaj shteti ynë, edhe kështu siç është, duhet me kohë, të bëjë thirrje për mobilizim, në mënyrë që ne të bëhemi gati sa më shpejt, e ti përgjigjemi agresionit eventual të Serbisë me vendosmëri dhe gjithë çfarë kemi, sepse Liria jonë nuk ka alternativë, ndërsa ripushtimi i Kosovës nga Serbia, nuk guxon të ndodhë dhe nuk mund të lejohet as të paramendohet më.

Kosova duhet të mbrohet me të gjitha mjetet.

E derisa edhe Instituti Amerikan për Studime Strategjike \"Stratfor\",del se ka parashikuar që në tremujorin e fundit të vitit 2016 dhe fillim vitin 2017, pas referendumit të krijesës së krijuar mbi gjak, viktimash të pafajshme, si \"Republika Serpska\", në Bosnjë, Serbia do të nxisë tensionet etnike edhe në Veri të Kosovës, ne patjetër duhet ti marrim me shumë seriozitet të gjitha këto fakte dhe të mos rrimë duarkryq, siç jemi mësuar.

Ndërtimi i murit pranë urës mbi lumin Ibër, nxitja e Milorad Dodikut nga Serbia për të lëshuar deklarata se si katër komunat në veri të Kosovës duhet ti bashkohen Serbisë, nisjes së trenit provokues serbo-rus, për futjen ilegale nga Beogradi në Mitrovicë, dhe kërcënimet e vazhdueshme që vijnë nga politikanët kryesor serb, janë shkalla aktuale, më e lart e alarmit, për Kosovën.

Ndaj, ne nuk guxojmë të mbetemi të stepur dhe rrimë duke pritur me habi se çfarë do të ndodhë, sepse për lirinë tonë ne u ngritëm e luftuam edhe atëherë kur nuk kishim asnjë mekanizëm të armatosur,policor a ushtarak në dispozicion, kurse sot kemi rreth 7 mijë polic trima dhe afro 5mijë trupa të armatosura të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilëve ,shpejt dhe me vetëdëshirë, do tu bashkoheshin mijëra vullnetar sypatrembur nga të gjitha anët e globit për mbrojtjen e atdheut nga Serbia.

Ndaj, ne vetëm duhet të jemi maksimalisht syçelë dhe përgatitemi me kohë e siç duhet, si shtet i pavarur dhe popull i lirë, për çdo të papritur, në mënyrë që të mund të përballemi burrërisht me okupatorin serb, pa marrë parasysh sakrificat, sado të mëdha qofshin ato, duke ofruar edhe trupat tanë, aty ku është nevoja, për mbrojtjen kudo të Kosovës nga agresioni më i ri i Serbisë.

Liria jonë nuk ka çmim që nuk mund të paguhet për të, ngase edhe vetëm në ëndërr tu shfaqet shqiptarëve okupimi serb, secili duhet ta dijë e kujtoj, se ç ‘tragjedi për shtetin dhe gjithë kombin tonë, nënkupton kjo.

Pra, le të bëhemi gati për çdo rast, që Kosovën, gjithsesi ta mbrojmë edhe me pushkë në dorë, sepse nën okupimin e Serbisë, babë e babëgjysh e kemi provuar mëse një shekull, që nuk na duhet më as jeta.

Kjo është më pakta, ndihmë që për vendin tonë ne nuk do të hezitojmë ta ofrojmë, dhe sakrifica më e domosdoshmja që ne patjetër duhet dhe do ta bëjmë, e më shumë se kaq, jam i bindur se nuk do të kërkojë askush nga ne.

Ndaj, ftoj shqiptarët kudo, që para gjendjes së krijuar për vendin tonë, ne për asnjë arsye të mos e lëmë atdheun të vetmuar , por në këto momente të vështira dhe vendimtare, të gjithë dhe pa dallim, të jemi sa më të bashkuar dhe të gatshëm që për liri dhe tërësinë territoriale të Kosovës, edhe vdekjen ta bëjmë, si me le!.

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)