23 Dhjetor 2024

Mjerimi që nuk shihet nga pushtetaret

Shkruar nga Islam Krasniqi

Edhe sa kohë do të zgjas ky mjerim, ku një shtres e popullit mbetët nën meshiren e Zotit, pa ndihmen e askujt, duke u përballur me skamje, varfëri, semundje, pa ushqim,pa veshmbathje, pa shtëpi, pa arsim, gjersa klasa politike flasin për milionat e tyre, pa pikë ndërgjegjie.

Sot në laime u njoftova për Familjen Muriqi nga Peja, e cila e kalon muajn me vetëm 60€, shumë e cila është edhe ofenduse, mjete të cilat nuk mund të kryesh asnjë sherbim, para që nuk mund ti mbuloin as terapin e një gripi nese i ngacmon fëmijet e saj, mjete që nuk mund të përmbushin as obligimin e ushqimit.

A ka turp me të madhë së rriten pagat për të pasurit, gjersa të varfërit harrohen apo nuk egëzistoin hiq në pasqyrat e institucionëve(qeveria), si është e mundur që mbi 1873 zyrtarë të lartë publikë që ushtrojnë më shumë se një funksion, një zyrtarë i lartë ushtron tetë funksione, 2 persona kanë nga shtatë pozita të ndryshme, po ashtu 2 zyrtarë të tjerë mbajnë gjashtë vende pune, 13 zyrtarë mbajnë për të njëjtën kohë 5 funksione, 37 të tjerë gëzojnë katër puna të ndryshme, me nga tre pozita janë 366 zyrtarë, kurse me nga dy funksione në Kosovë janë 1451 zyrtarë të lartë shtetërorë, gjersa disa vdesin së skan mjete për mjekim.

Kurë shohë realitetin mu sjellet nepër kokë thenja e famshme "Varfëria egziston, jo pse nuk mund ti ushqejm të varfërit, por sepse nuk mund ti ngopim të pasurit, e që kjo është një realiteti i hidhur që nuk do ta donte askush.

E sa e sa familjet jetoin në kushte të ngjaishme, apo edhe me keq, e që pushteti jonë nuk i shef apo ska njohuri për to, sa e sa nënat vuajn sepse i qesin fëmijet në gjumë me bark të zbrazur, sa e sa fëmijet fitoin epidemi duke kërkuar kanaqe nepër mbeturina, për të ushqyer vllezerit dhe motrat e tyre me të vegjel, sa e sa përsonat me aftësi të kufizuar vdesin duke e pritur përgjigjen për pensionin e tyre, të cilët ju kanë drejtuar Gjykatës, shpresen na vrat me doren tuaj, nga politikat kriminale po boshatiset vendi, e që një ditë djersa e popullit dhe harami juaj do ju mbetët në fyt, sepse asgje nuk është e përhershme.

Si është e mundur që shtresat e varfëra të shpresoin nga OJQ-të apo nga bemirsit, e politikajt tanë shpenzoin miliona € nepër udhtime të pa nevoishme, nepër hotele luksoze, nepër darka zyrtare, e shumë fëmije e kaloin natën të strukur nepër qoshe për ti ikur të ftoftit!..
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)