Mjaft mallkuam
Shkruar nga Avni Tafili
Nje shekull duke u ankuar. Dhe duke rrefyer e kenduar, duke valevitur e kercyer.
Keshtu do te na perseritet e kaluara. Ajo e kaluar qe mezi dolem prej saj; te shtypur, te rraskapitur, te varferuar, e te paarsimuar.
Duhet t\'i japim fund kesaj vazhde. Te shohe secili ç\'mund te beje me te miren per popull e atdhe. Pa u ankuar e pa fyer.
Mjaft kemi ikur e jemi perndjekur. Mjaft gabimet dhe historia e tyre na eshte perseritur.
Nese vazhdojme me ankesa e vajtime, e duke hedhur fajet sa andej sa kendej, nje histori do te kemi gjithnje. Ate te ngecjes, ikjes e perndjekjes.
Mjaft e mallkuam Shqiperine tone. Atdheun e popullin tone. Veten tone!