23 Dhjetor 2024

Misri i rrezikshëm nga Sërbia, importi kancerogjen

Shkruar nga Selatin Kaçaniku

Bereqeti i sivjemë i misrit në Sërbi është i kontaminuar, i helmuar, i infektuar me AFLATOKSINË,  një lloj këpurdhe “Aspergillus flavus “, që është bashkdyzim i rrezikshëm, kancerogjen dhe sulmon mëlqinë duke shkaktuar kancer, por që prekë dhe organet tjera.   
   
Ndërmarrja për kontrollin e cilësisë “ SGS Srbija “ ka njohtuar për dështimin e të lashtave të sivjeme të misrit në Sërbi, që është një nga eksportueset më të mëdhaja në Rajon. Në laboratoret e SGS është konstatuar AFLATOKSINA, bashkdyzim tejet kancerogjen i cili mund të gjendet në ushqimin për njerëz por edhe në ushqimin e kafshëve.

Sipas SGS-së arsyeja e shfaqjes së AFLATOKSIN-nës, është thatësia e madhe që përcolli verën e sivjeme dhe agrobiznesin.

SGS njohton poashtu se vetëm 32% e bereqetit të sivjemë të misrit në Sërbi është i shëndetshëm dhe i sigurtë për ushqimin e njerëzve dhe për procesim.

Një pjesë e të lashtave të sivjeme të misrit në Sërbi që i përmbushë standardet mund të përdoret për ushqim kafshësh e pjesa tjetër për prodhimin e bioetanolit dhe të nishestes.

Koncentrimet më të larta të AFLATOKSIN-ës nga të lejuarat imponojnë reagimin e duhur dhe të menjëhershëm edhe në Kosovë, e cila është një nga importuesit më të mëdhenjë të misrit nga Sërbia.

Importuesit, distributorët, depotë, shitësit me shumicë e me pakicë, përpunuesit...duhet të jenë tejet të kujdesëshëm në raport me këtë artikull jetik për ushqimin e njerëzve  dhe kafshëve si dhe për industrinë dhe agrobiznesin.

Masat për mbrojtjen e konsumatorit duhet të jenë të organizuara mirë dhe me një përfshirje të gjërë horizontale e vertikale të të gjithë faktorëve relevantë.         
                                                                                                                                     Këto masa është dashur të ndërmerren me kohë dhe menjëherë. Çuditërisht Institucionet, Asociacionet e as Mekanizmat e  mbrojtjes së tregut akoma nuk kanë reaguar as me informim as me fushata vetëdijësimi të publikut, pikë së pari të konsumatorit.

Problemi me AFLATOKSIN-ë, ka marrë përmasa pandemike sepse është shfaqur, në përmasa më të vogla, edhe në Hungari, Rumani e Bullgari – kryesisht shtete ku furnizohet Kosova.

Duke pasur parasysh afërsinë gjeografike dhe kushtet e ngjajshme atmosferike që mbretëruan sivjet edhe në Kosovë është e pritur dhe e mundshme që ky problem të ketë prekur, ndoshta në përmasa më të vogla, edhe Kosovën.

Është e udhës që kompetentët t i bëjnë studimet dhe analizat e duhura laboratorike dhe të dalin me një Raport kompetent para opinionit.

Duke pasur parasysh kufirin poroz, rrjetin e kontrabandës Sërbi-Kosovë, performansat e pamjaftueshme të Mekanizmave të mbikqyrjes së tregut dhe të Sistemit të drejtësisë, e mbi të gjitha nivelit të ulët të ndërgjegjes dhe të kulturës / edukatës së disa afaristëve, në nivel Shtetëror duhet të ndërmarren masat e sigurisë dhe të parandalimit të importit të këtij misri në Kosovë.
 

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)