23 Dhjetor 2024

Mirë se erdhët në Kosovë, o 'fëmijë dhe gra të ISIS-it'

Shkruar nga Skender Jashari

Pak  ditë  më parë, nga  Siria  u riatdhesuan për në Kosovë, më shumë se 110 xhihadiste-terroriste islamike dhe  fëmijët  e  tyre.

Derisa Institucionet  e Sigurisë, Inteligjencës dhe Drejtësisë  por edhe ato politike, dështuan të  riedukonin, riintegronin dhe korrektonin  të dënuarit për terrorizëm  në Republikë të Kosovës, edhe për më shumë u  keqësu  situata!

Pansllavizmi, i kryesuar nga Rusia që në   mesin e  çerekut të parë të  shekullit XIX, kishte  instrumentalizu klerikë të  fesë  islame, e që  në  Trojet tona  mirë njiheshin si “hoxhallarë të Rusisë”! Të  njejtën  praktikë  e  aplikoi edhe Serbia, përmes  elaborateve  të saj, kujto Naçertaninë!

Edhe përkundër  që   shumica  nga  Shqipëtarët  largpamës, kishim ngritur  zërin, që  në  Luftërat  tona Çlirimtare, që  Serbia  kishte  infiltru agjentët  e saj, që  ta cilësonin edhe  ngjyronin  Luftërat  tona Çlirimtare  si luftëra  xhihadiste-terroriste  islamike, e  më pas  edhe  përmes  islamit politik të përfaqësuar nga  hoxhallarë salefist( vehabist)! Institucionet   gjegjëse, qëllimisht dhe  me porosi të Fraksionit politiko-kriminal të UNMIK-ut dhe EULEX-it, i  heshtën, lejuan dhe mbrojtën!

Meritë  e  këtyre  imamëve  të islamit  politik,  në Siri, Irak  dhe Afganistan,  u dërguan  disa  qindra  të ri ( rreth 403)që   74  u vranë, disa  qindra  familje( me  gra  e fëmijë),  e  disa  qindra të tjerë u arrestuan, u gjykuan dhe  u  dënuan e  ca u “amnestuan” edhe në Republikë të Kosovës! Sipas statistikave është argumentuar  që 81% të  terroristëve  islamik të ISIS-it, janë  indoktrinuar, dërguar nga  hoxhallarët   salafist!

Para pak  kohesh, Forcat Kurde, njoftuan  që definitivisht  shkatërruan  Kalifatin  Islamik të ISIS-it!

Ajo çfarë  pritej  tashmë  ndodhi! Seriozisht është  shumë  e rrezikshme, për   të ardhmen, derisa disa  qindra  terrorist  islamik  nuk janë  trajtuar, dmth  nuk janë  rieduku, riintegru dhe risocializu, që të jenë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm  si qytetarë të  këtij  vendi, e kjo  edhe më shumë  është  rënduar  duke  riatdhesuar  “familje  terroristësh islamik”!

Madje  për më  keq, edhe u sollën edhe  disa fëmijë  të “xhihadit seksual”, që  nuk janë  fare  Shqipëtar,  por janë fëmijë të  terroristëve  arabë, duke shkelur  edhe  ligjin  e  familjes, sepse  u morën pa miratimin  e  babait të tyre! Deri në  vitin 2017, 133 ishin rikthy në Kosovë, ndërsa 199  kishin mbetur, e që tashmë  edhe  110 u rikthyen!

Deri në 2017, llogariteshin rreth 40 fëmijë që   ishin marr nga familjet e tyre  për  në Siri! Derisa prej Ballkanit, udhëtuan 875 terrorist për në Siri,  e për më keq,  800 prej tyre  janë  nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja!

Doktrinat  ushtarake, por edhe  Institucionet  dhe  organizatat ndërkombëtare dhe rajonale  kundër  terrorizmit dhe të sigurisë,  kanë  tërhequr  vërejtjen  me të  drejtë, që me  rastin e   shkatërrimit të  ISIS-it në  Siri,  terroristët  e kësaj  organizate  do shpërndahen  nëpër  vendet Europiane, ku  pas akomodimit të tyre, siç ndodhë  në praktikë  të  kryejnë   akte terroriste! 

Tashmë  edhe  statistikat e  thonë, që  derisa  ISIS, pësonte  në Siri, Irak, numri i akteve  terroriste  në Europën  perëndimore  shtohej, p.sh: në Belgjikë!

Nuk ka  asnjë rast,  që  një  terrorist  të pendohet,  derisa  dihet  që  ai  lufton  për një  “ideal” shkuarjen  në “xhehnet”! Pendimi  mund të ndodhë  kur  ta  kuptoj,  ta shohë  që “ideali” i tij, paska  qenë  i rrejshëm- derisa  ai që ka “ideal” parajsën, duhet  të shkojë  në “parajsë” e tij, ndryshe  nuk  çbindet!

 Për  dallim  nga  “idealet” p.sh: ideali për liri të  Atdheut, mund të  pendohet  një  idealist, në çastin që e  shehë  që Atdheu i tij, edhe pas  Lirisë, ka dështuar të  ndërtojë  një  shtet siç e  ka idealizu!

Në bazë të  përqindjes  së përgjithshme të popullësisë, Kosova prinë   për terrorist  islamik në  kuadër të Europës, para saj në nivel  global prinë Tunisia, Maldivet, Jordani dhe  Libani! Shikuar  në kuadër të Trojeve  Shqipëtare,  situata  është shumë më e  rënduar  tek Shqipëtarët  në Luginë të Preshevës dhe në Maqedoninë  e Veriut!

Shqetësues  është  fakti që Kosova dha  128.9 terrorist  islamik për 1 milion  banorë, derisa  Bosnja  dha  86.8 terrorist  islamik/ 1 milion banorë, kurse  Maqedonia e Veriut dha 69.5 terrorist islamik/1 milion  banorë, ndërsa  Mali i zi dha  50 terrorist islamik/1 milion banorë, ndërsa   Belgjika   dha  42.0  terrorist islamik/1 milion banorë! Derisa  krahaso p.sh: Belgjika, ka dhënë së paku 3 herë më pak  terrorist islamik për ISIS-in, apo së paku 10 herë më pak sesa Franca( edhe pse kjo ka disa miliona  musliman)!


Televizioni Italian i zbuloi  kampet   për rekrutim të terroristëve islamik në  Kosovë, edhe pse   këtu kishte  mbi 26 shërbime të ndryshme  sekrete,  disa  dhjetëra   shërbime  informative të policive  të ndryshme,  disa polici( e Kosovës, UNMIK-ut e pastaj  EULEX-it), disa dhjetëra shëbrime informative ushtarake( kryesisht në kuadër të KFOR-it)!


Institucionet  gjegjëse të  Kosovës, nuk e trajtuan  denjësisht  terrorizmin islamik,  në nivel shtetëror, duke:

1.    Parandaluar  propagandimin  e terrorizmit islamik nga  hoxhallarët vehabist;

2.    Parandaluar  dhe mbikëqyrur  organizatat  gjoja  humanitare  islamike( derisa 21 të tilla janë  suspenduar  vetëm  më pas);

3.    Parandaluar dhe mbikëqyrur individët, hoxhallarët  e dyshimtë, për  lidhje  me agjenturat  e Serbisë!

4.    Mbikëqyrur   burimet  e  financimeve të  organizatave  gjoja  humanitare  islamike dhe  të hoxhallarëve  vehabist;

5.    Duke mbikëqyrur  predikimet  fetare, që të jenë  në  frymën  e  Traditës, Kulturës dhe mentalitetit   të Shqipëtarëve;

6.    Mbikëqyrjen e  xhamive  ilegale, kampeve dhe kampimeve  gjoja  humanitare, fetare etj;

7.    Duke i identifikuar  me kohë  “besimtarët  me prirje  radikale”!

8.    Duke i identifikuar, vëzhguar dhe  mbikëqyrur të gjithë “besimtarët” të cilët  kanë  patur  para udhëzimit  në fe,  precedente  kriminale( të kaluar  kriminale)!

9.    Duke i mbrojtur  besimtarët, nga  agjentët  islamik të Serbisë!

10.    Duke  parandaluar dhe  luftuar  krimin e  organizuar dhe sidomos  kontrabandën  e  armëve,  përmes  të cilave furnizoheshin prej Serbisë, terroristët islamik  në Europë e sidomos  në Ballkan! Etj.

Derisa   trajtimi i terrorizmit islamik në  nivel  rajonal dhe  global,  nga Institucionet  e Kosovës, ishte  më  shumë  reaktiv  dhe propagandues, derisa shtyhej nga  SHBA, sesa veprim i vullnetshëm i  zyrtarëve  vendas!

Rëndimi i situatës edhe me  “gratë  e ISIS-it” dhe  për më keq edhe me fëmijët  arab të  grave të terroristëve islamik( “fëmijët e  ISIS-it”),  duke  i akomoduar në Kosovë,  duke i birësuar këta  “fëmijë të ISIS-it”;  duke i rritur  me “ideale”, “himne”, “lavdi” xhihadiste këta “fëmijë të ISIS-it”  dhe këto “gra të ISIS-it” po më  këto gra  duke rikriju “familje ISIS-ash”; rrezikojnë  seriozisht  Ardhmërinë, Sigurinë dhe Paqen  në Republikë të Kosovës.

E tani, është koha e fundit!

Institucionet  gjegjëse të  Kosovës, t’i trajtojnë meritorisht, terroristët islamik të fshehtë( ata që janë  duke  heshtur, fshehur  që ta shprehin përkrahjen  ndaj   xhihadit islamik); terroristët islamik; terroristët islamik të rikthyer; gratë  e  terroristëve islamik; fëmijët e  terroristëve  islamik dhe familjet  e mbetura  në  Kosovë të   këtyrë kategorive! Trajtimi i tyre do duhej  të përfshinte, edhe:

1.    Dëbimin  jasht  vendit  të  atyre (“grave  të ISIS-it” e “fëmijëve të ISIS-it”)që  kanë origjinë  nga  vendet tjera( në pajtim me  Kodin Penal të Republikës së Kosovës si dënim plotësues, pasi ta vuajnë  dënimin meritor)!

2.    Deideologjizimin  e  tyre, riedukimin, risocializimin dhe  riintegrimin( duke  ndaluar  çdo kontakt  me njerëz të dyshimtë dhe vende të dyshimta- siç e parasheh  legjislacioni penal; duke  i imponu sjellje  dhe   pranim të  ligjeve  vendore dhe  sjelljeve në pajtim  me  to; duke i rikulturu me  kulturën  dhe traditën  vendore;etj)

3.    Mbikëqyrjen e  vazhdueshme  nga institucionet e  Sigurisë, të  “grave dhe  fëmijëve të ISIS-it” dhe familjeve  të cilët  dhanë  terrorist islamik( terrorist islamik të fshehtë, terrorist islamik, terrorist islamik të rikthyer, etj);

4.    Adaptimin  e “fëmijëve të ISIS”  në  familje  që  do plotësonin kushtin që  t’i edukonin si qytetarë të ndershëm dhe përgjegjshëm të shoqërisë tonë!

Nëse  dështojnë, e gjasat  janë  tepër të mëdha të dështojmë, për  faktin e shumë faktorëve që predeterminojnë këtë dështim,  Kosova  do  bëhet  ashtu siç dëshiroi Serbia, pra “çerdhe e  terrorizmit islamik( terrorizmit islamik të Bardhë)”!

Koha e  fundit tashmë  është sepse  shoh shumë  qartë  që  janë  duke  u rritur “fëmijë dhe  të rinjë  terrorist islamik”! 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)