Ministrja Reshitaj dhe “një planifikim i duhur hapësinor”
Shkruar nga Ylber Vokshi-Ylli
Në një prononcim publik gjatë një takimi me kryeministrin Haradinaj e para e MMPH-së ( Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ),deklaroi se Kosovës i duhet ”një planifikim i duhur hapësinor” dhe kjo çështje do të jetë prioritet i ministrisë që do ta udhëheqë ajo.
Pas tërë asaj çka ishim në gjendje ti bëjmë territorit të vendit tonë kjo deklaratë befason për të mirë, por duhet me qenë realist për me konkluduar sa është realiste kjo deklaratë e Ministres, pasi kthimi i situatës ku do të respektohen ligjet ,normat dhe standardet ndërkombëtare të planifikimit hapësinor ati urban dhe arkitektonik do jetë shumë vështirë të aplikohen, pasi për 18 vite ato nuk janë respektuar, mu nga kjo klasë politike që deri me tani e ka udhëhequr Kosovën.
Për atë e kemi kaosin me ndërtime në vendbanimet urbane dhe rurale në tërë vendin, ku kualiteti i jetës është shumë i varfër.
Në shekullin e ri në Kosovë është ndërtuar ashtu si kanë diktuar individët e privilegjuar, grupet e ndryshme të interesit,të përkrahura nga klasa ynë politik në pushtetin lokal dhe qendror.
Ajo çka është ma tragjike ka munguar kontrolli shtetërorë, që ka ndikuar direkt në kualitetin dhe SIGURIN e ndërtimeve në të gjitha anët e Kosovës.
Të jetë ironia ma e madhe mu partia e kryeministrit Haradinaj (AAK) që nga fillimi i funksionimit të MMPH (2002) e ka udhëhequr këtë Ministri deri në vitin 2007.
Menaxhimi skandaloz me keqpërdorime të mëdha me hapësirën dhe urbanistikën e vendit në ato 6 vite, ishte bazament i mirë që të ketë vazhdimësi kriminale edhe nga pasardhësit e tyre deri në ditët e sodit.
Pretendimet e Ministres Reshitaj për ”një planifikim të duhur hapësinor”aq janë abstrakte,po duken të pa mundura për momentin pasi kërkojnë sakrifica dhe veprime të dhimbshme, për të iu kthye rrugës së drejtë në respektimin e ligjeve,normave dhe standardeve të planifikimit hapësinor,urbanizmit dhe arkitekturës në tërësi.
Këtë e vërtetojnë veprimet dhe lejimet 18 vjeçare të kësaj klase aktuale politike, e cila nuk është në gjendje ti bënë ndryshimet e duhura.
Vetëm ndryshmet rrënjësore politike dhe ardhjen e një gjenerate e re të politik-bërësve të pa komprometuar,të bazuara në profesionalizëm dhe të arriturat shkencore të botës së civilizuar, do të jepte shpresë se fusha e planifikimit hapësinor dhe urbanizmi do të ndryshoi për të mirë edhe tek ne.
Ndoshta një shpesë e vogël ekziston për ndryshime pozitive, nga e dhëna se z.Haradnaj ka pasur kohë të mjaftueshme dhjetë (10 ) vjeçare në opozitë parlamentare, me pa gabimet e mëdha që janë bërë në ato vite dhe si degradoi në ekstrem funksionimi i kësaj Ministrie deri në ditët e sodit nga qeveritë pasardhëse, me pasoja tronditëse për tërë territorin e vendit që do të reflektohet negativisht në të ardhmen tonë.
Për të riparuar situatën e krijuar,atë që ka mundësi teknike, do të duhen intervenime të dhimbshme në hapësirë e cila kërkon kohë dhe shpenzime të mëdha materiale.
Në të kundërtën duhemi me i detyruar gjeneratat reja me jetuar në kushtet primitive urbane dhe rurale që iu kemi krijuar në shekullin 21.
Isha pjesë e kësaj Ministrie që nga fillimi që si profesionist i fushës së planifikimit hapësinor dhe urban, sado pak me të tjerët të kontribuoj në formësimin dhe funksionalizimin e saj, që duhej të kishte trajtim të veçantë në procesin e forcimit të shtetit të Kosovës.
Ferrin profesional që e përjetova atyre viteve (5) më detyroi që të reagoi haptas, pasi kurrsesi nuk u pajtova me mënyrën e punës dhe mospunës në atë dikaster shtetëror, që për fat të keq ka vazhduar deri në ditët e sodit.
Trajtimi i problematikës që i takon kësaj Ministrie në këto vite ishte skandaloz me pasoja katastrofave, posaçërisht në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban që ka krijuar një situatë kaotike, dhe përfundoi me 350 000 ndërtime pa leje në një pjesë të Kosovës, të cilat ende po ndodhin në disa pjesë të vendit.
Ka shumë probleme të mëdha që kjo Ministri duhet ti trajtoi seriozisht në periodën vijuese nën udhëheqjen e z.Reshitaj,që së paku të filloi të funksionoi ashtu si e kërkojnë normat dhe standardet ndërkombëtare në fushën Planifikimit Hapësinor,do të iu rikujtoj disa ma të rëndësishmet :
Rishikimi të gjitha ligjeve aktuale që kanë të bëjnë me fushën e ndërtimit e posaçërisht ligji i Ndërtimit dhe Planifikimit Hapësinor të bëra në vitin 2012 dhe 2013, të cilët tërësish e pa nevojë e ndryshuan këtë veprimtari, kinse në emër të reformave progresive në fushën e ndërtimeve. Në thelb vetëm krijuan një situatë konfuze, e cila nuk është përcjell me përpilimin e akteve nënligjore as sot e kësaj dite për ti bërë ato funksionale.
Rishikimi i të gjitha dokumenteve ekzistuese hapësinore,përpilimi i të rejave realiste dhe të zbatueshme, e jo si deri me tani formale dhe që nuk ishin të bazuara në gjendjen faktike në terren.
Monitorimi i realizimit të tyre si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Kjo çështje u tregua shumë e dëmshme, pasi u lejuan komunat që në mënyrë të kundër ligjshme të bëjnë çka të donë me urbanistiken e tyre.
Realizimi i kontrollit shtetëror të kësaj veprimtarie në nivelin qendror dhe lokal. Ky trup ishte themeluar në vitin 2010, por Qeveria Kosovës as që ishte e interesuar për dokumentet që i kishte bërë Këshilli për Planifikim Hapësinor i Kosovës deri në vitin 2013, kur në mënyrë perfide arritën ta largojnë dhe ta shuajnë tërësisht këtë institucion profesional në të dy nivelet shtetërore,që do t’i ndihmonte Shtetit për të avancuar dhe kontrolluar problematikën Hapësinore,Urbane dhe Arkitektonike, përkundër kundërshtimeve të shumta me argumente të profesionistëve.
Kontrolli shtetëror i veprimtarisë së profesionistëve me anën e LICENCIMIT të tyre,proces i cili në mënyrë të turpshme u pezullua, pas punës dhe përgatitjeve disa vjeçare në Ministri. Ende sot pjesëmarrësit në procesin e ndërtimit nuk detyrohen ti japin përgjegjësi shtetit fal gupeve mafioze të interesit.
Trajtimi i ndërtimeve pa leje duhet tërësisht ndryshuar pasi “lojërat” e luajtura deri me tani që 18 vite u treguan të suksesshme. Propozimet për legalizime skajsmerishtë do të dëmtojnë shtetin dhe funksionimin normal të tij në të ardhmen.
Ka edhe shumë çështje tjera që duheni trajtuar seriozisht por në ketë shkrim të shkurtë kamë potencuar vetëm disa ma të rëndësishmet ,që qeverisja e ardhshme e Ministres Reshitaj domosdo duhet trajtuar dhe tejkalua,duke u bazuar në kërkesat reale të popullit të Kosovës për zhvillimin e territorit shtetëror.