Ministri i Kosovës flet për Shëmbëlltyrat e Malit të Zi
Shkruar nga Mr. Fidan Mustafa
Ministri i Kosovës deri sa lëvdon veten para Ministrit malazez Igor Luksic për trajtim të minoriteteve me theks të veçantë të pakicës malazeze në Kosovë, Ministrit Enver Hoxha asnjëherë nuk i përmend shqiptaret që jetojnë në Mal të Zi, por mburret me arritjet e tij për futjen e pakicës malazeze si pakicë kombëtarë në kushtetutë.
Deri sa Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxha dhe homologu i tij nga Mali i Zi deklaron se: Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Malit të Zi në gjashtë vitet e fundit mund të merren si shembull i bashkëpunimit ndërkombëtare.
Është aq konfuze mbi bazën e cilit bashkëpunim referohet ministri i Kosovës me termin Shembull. Nuk është e qartë se Ministri i referohet takimeve të cilat ka zhvilluar disa here radhazi në Malin e Zi të cilat asnjëherë nuk është parë flamuri i Republikës së Kosovës gjatë takimeve përveç ati malazez, apo ndoshta i referohet takimit tjetër që zhvilloj me gazetaret malazez gjatë një takimi në Podgoricë që nuk u lejua të flas shqip apo...
Derisa me një prononcim Ministrit i Kosovës thekson: Kosova dhe Mali Zi janë fqinje Konstruktivë, mendoj se duhet të jetë se Kosova është shumë Konstruktive, ndërsa shteti malazez është shumë destruktiv kur kihet parasysh formën e ndërtimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Malit te Zi, mbi bazën kushtetuese të njëanshme dhe të pa balancuara nga qeveria malazeze.
Nuk munde të quajmë shtetin malazez konstruktiv dhe Shëmbëlltyrë e raporteve të mira derisa gjerat nuk ndërtohen mbi bazën e reciprocitetit të ndërsjellë. Ne po harrojmë se këta homolog Shembull janë ata të cilët kanë bërë ndarje në forma etnike ndaj Shqiptarëve që nuk gëzojnë asnjë status të definuar mbi të drejtat e tyre më elementare si ne fushën e arsimit po ashtu edhe ne vendimmarrje.
Ndërsa, me theks të veçanet gjatë vitit 2013 shqiptarëve në Mal të Zi u është bërë presion i jashtëzakonshëm në emër të krizës ekonomike, Podgorica ka shkurtuar minutat e pakt të emisioneve shqip në TV e po ashtu vazhdon të ushtrohet presion mbi fjalën e shkruar shqip dhe ushtrohet një presion i fuqishëm mbi portalet shqiptare nëpërmjet formave kibernetike, ndërsa pala kosovare asnjëherë nuk e ka ofruar si qeshje për diskutim me qeverinë malazeze.
Në anën tjetër statusi i shqiptarëve në Mal të Zi është i pa definuar duke u cenuar çdo dite e më shumë, ketë e vërteton fakti që në muajin shkurt të vitit 2014 në parlamentin malazez, Gucia me 2.000 banor shpallet komunë ndërsa, Malësia e cila i ka 13.000 banor që përbëhet me shumicë shqiptarë nuk shpallet komunë, që me një fat të tillë ballafaqohet edhe Plava.
Pavarësisht prej situatave, qeveria e Kosovës apo Ministri i Punëve të Jashtme nuk bën asnjë reagim rreth zhvillimeve të fundit në Malin e zi mbi kërcënimet që i bëri Gjukanoviq shqiptarëve duke thënë: Tashme do të flas ndryshe me shqiptaret, vetëm për faktin se shqiptarët ishin bashkuar për të fituar komunën e Ulqinit. Ndërsa, në anën tjetër Ministri i Kosovës deklaron se ne kemi raporte për të marr shembull.
Vendimi i bashkimit të shqiptarëve në Ulqin ishte dashur të mbështetej fuqishme nga Tirana dhe Prishtina, duke ju dhen një inkurajim të mëtejmë të spektrit politik, një mbështetje me të gjitha format në dispozicion si në Mal të Zi ashtu edhe në Luginë të Preshevës.
Diplomacia Kosovare dhe ajo e Shqipërisë, duhet të jetë një organ i koordinuar me faktorin shqiptarë rajonal e atë politik në marrjen e vendimeve si një trup i vetëm i fuqisë politike dhe diplomatike.
Suksesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë, nuk do të jetë asnjëherë i plot dhe i fuqishëm përball fqinjëve që na rrethojnë në rrafshin diplomatik dhe kombëtarë pa themelimin e një Ministrie të përbashkët për çështjen Shqiptare jashtë trojeve etnike. Vetëm atëherë kur të dimë të çmojmë çdo fije floku të bashkëkombësve tanë, atëherë do të jemi Komb i kompletuar.
/Autori është studiues i shkencave politike dhe diplomatike/