09 Janar 2025

Ministër, interesin e kujt e mbroni?

Nga Muharrem Kuçi – anëtar i kryesisë së NISMA për Kosovën

Përkundër zhvillimeve dramatike në Parlament, për marrëveshjet e dëmshme, në të gjitha fushat tjera përvidhen dështime dhe lëshime të njëpasnjëshme pa u vërejtur, njëra ndër ato është edhe shëndetësia.

Dështimet e njëpasnjëshme janë ato që po e përcjellin shëndetësinë që nga fillimi i mandatit tënd, z. Ministër.

Logjika e prerjes dhe riprerjeve të shiritave të shpeshta (rifunksionalizimi i Kardiokirurgjisë në QSUK) po vazhdon, por tani edhe aty ku Ministri fare s’do të duhej ta bënte, e kam fjalën me rastin e fillimit të punës së spitalit Amerikan (edhe pse puna kishte filluar muaj më parë), spitalit më të përfolur si për vendndodhjen, ashtu edhe për legalitetin e ushtrimit të aktiviteteve shëndetësore, që duket qartë se dëshmon vazhdimin e punës në lëminë e shëndetësisë në stilin dhe mentalitetin e vjetër.

Majfton që të bëhet lajmi se u pre shiriti, pyetja shtrohet se a duhet ta bëjë Ministri këtë prerje?, interesin e kujt e mbron aty, z. Minstër.

Me duket se Ministri nuk e ka të qartë obligimin që ka? Ai është i thirrur të ofroi kushte për trajtimin e pacientëve në sektorin publik, të kontribuoi në përmirësimin e kushteve të punës të punëtorëve të këtij sektori që ata mos të jenë të detyruar të ikin apo punojnë ku të arrijnë, në sektorin privat. Natyrisht, aty ku ky sektor nuk arrin të ofroi shërbimet e kërkuara, ato do ti bëjë sektori privat, por vetëm atëherë kur këto nuk bëhen barrë për pacientin (të jetë i siguruar)

Kur të kishit mbaruar punë me sigurimet shëndetësore dhe të kishit përmbushur/mbuluar me shërbime adekuate në sektorin publik mbase prezenca e juaj aty nuk do të shihej me dyshime, por në këto rrethana është e pakuptimtë të bëni këto veprime.

A e din Ministri se në vendet me sistem të avansuar shëndetësor pjesëmarrja e sektorit privat është 10-25% të të gjithave shërbimeve të ofruara në vend, a e dini pse, sepse Ministri në këto vende kryen si duhet punën e tij, e jo si ju, z. Ministër. Sektori privat është komplementar dhe natyrisht i “barabartë“ dhe arrin të mbuloi shifrën e lartëpërmendur të shërbimeve të gjithëmbarshme.

Sikur të kishit implementuar sigurimet shëndetësore natyrisht kjo nuk do të shihej tragjike, por sipas meje prezenca Juaj në këto solemnitete të bën jo të denjë për të udhëhequr një institucion të cilin e udhëhiqni sot.

Është shumë e turpshme që shumë njerëz, ekspertë apo këshilltarë rreth Ministrit nuk e këshillojnë se pse nuk duhet të shiheni aty?

Mbase ju jeni të detyruar të jeni aty, për të shlyer obligimet e marra për të qenë aty (në postin ministror), përndryshe smund të kuptohet ndryshe.

Mos të keqkupohemi, sbëhet fjalë këtu vetëm për spitalin e apostrofuar që kolegët janë shumë të kujdesshëm që mos ta apostrofojnë!

Sëcili spital privat ka për qëllim krahas ofrimit të shërbimeve të realizoi fitime të arsyeshme, atëherë cili duhet të jetë roli i sektorit publik, po shumë e qartë do të duhej të ishte: të konkuroi sektori privat në ofrimin e sa më shumë shërbimeve mjekësore, me të gjitha mjetet që e bëjnë vendet tjera që janë zotuar të kenë sistem të mirëfilltë shëndetësor.

A i bie kjo se është në interesin e dikujt që raporti sektor publik/privat në ofrimin e shërbimeve mjekësore të jetë 50%-50%, këtë raport s`ka shoqëri që e përballon materialisht, e lëre më shoqëria jonë pa sigurime shëndetësore!

Mendimi im është se me këto veprime përpos asaj që ceka më lartë shpërfaqet paaftësia e Ministrit dhe e stafit të tij për të bërë reformat e trumbetuara, me ato premtime që kishin mashtruar zgjedhësit e tyre duke mos harruar edhe mburrjen e pa turp të Ministrit paraprak për të arriturat deri në rezultatin e dëshiruar në zgjedhjet 2014. Nga kjo mendësi dhe pazotësi po pësojnë jo vetëm mbështetësit Tuaj të mashtruar, por edhe qytetarët në përgjithësi.

Unë e them hapur se Ministri duhet të bëhet i sinqertë dhe ta pranoi se këtë sfidë ai s`mund ta përballoi kështu, sespe për këtë atij i mungon pavarësia në vendimarrje, guximi, stafi i nevojshëm, përkrahja nga Kryeministri (që se ka prioritet) dhe grupet tjera të interesit.

Ky rast është shëmbull në miniaturë se si do të duken dështimet e radhës në rast se do të provoni me të njëjtën logjikë për të filluar implementimin e mbledhjeve të Premiumeve dhe implementimet e propaganduara në mënyrë mjaftë pompoze.

Nuk ështe papërgjegjësia por dobësia për të pranu, as për implementim të diçkaje që edhe për Ju si kolegë apo Ministër në rastin konkret, është e re apo e panjohur (kurrë nuk e keni përjetuar një sistem të mirëfilltë shëndetësor), andaj kërkoni ekspertët e duhur ose mos vazhdoni të mashtroni popullatën në nevojë se do të ofroni shërbime të dinjitetshme shëndetësore në sëcilën fushë, që të tilla nuk janë.

Nuk mund ta lë pa përmendur edhe një fakt, se në qoftëse ju nuk implementoni ligjet që janë aprovuar në kushte normale të funksionimit të Parlamentit, çfarë mund të pritet me Ligjin për Shërbimin Mental të aprovuar në gjendje të jashtëzakonshme (në bufe të Parlamentit), që për mua, as s’do të duhej të ndodhte!

Këto dhe shumë aspekte të tjera për dështimet e pritshme do të ishte njëlloj në rastin që më kërkohet në kohën dhe vendin e duhur.

Dr. med. sci. Muharrem Kuçi

Autori është anëtar i kryesisë së NISMA për Kosovën

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)